James Blunt
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
James Blunt ( lindur si; James Hillier-Blount) është një këngëtar britanik. U lind më 22 shkurt 1974 në Tidworth, Wiltshire të Britanisë së Madhe. Muzika e tij është një mix stilesh prej muzikës rok akustike, xhaz dhe asaj pop. Përkrah të kënduarit ai luan edhe instrumente të ndryshme si kitarën, pianon, organon, etj.
Blunt u rrit si djalë i një oficeri britanik në Soest. Para se të marrë rrugën e muzikës ai ishte oficer në ushtrinë britanike dhe shërbeu për 4 vite në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Ai gjithashtu mori pjesë më 9 prill 2002 në funeralin e Queen Mum (Nëna e mbretëreshës aktuale të Britanisë), ku ai mbajti arkivolin e saj.
Blunt u bë i njohur në pranverë të 2005-ës me albumin e parë të tij “Back To Bedlam” së pari në Britani të Madhe e më pas në tërë Evropën. Ai ka fituar me këtë album çmime të ndryshme si në: “MTV Europe Music Awards 2005”, “NRJ Music Awards “, “Brit Award”.
[redaktoni] Diskografia
[redaktoni] Çmimet
Blunt ka fituar këto çmime:
- 2005 MTV Europe Music Awards - Best New Act
- 2005 Q Awards - Best New Act
- 2005 Digital Music Awards - Best Pop Act
- 2006 NRJ Music Awards (France) - Best International Newcomer
- 2006 Brit Awards - Best Pop Act, Best British Male
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- JamesBlunt.com — Faqja zyrtare e James Blunt
- James-Blunt.org
- JamesBluntfan.com