Ismail Lulani
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi — vdiq më 6 tetor te 2002 ne moshen 69 vjecare ne qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Ishte një piktor shqiptar.
Në moshen 9 vjeçare se bashku me familje vendoset ne qytetin e Shkodrës. Ne vitin 1967 mbaron Akademin e Arteve te Bukura per pikture monumentale, puna e tij e diplomes "Ded Gjo Luli me trima", u vlersua mjaft nga kritika e kohes. Emrohet dhe punon si profeson ne Akademin e Arteve ne Tirane dhe me pas vendoset me deshiren e tij ne qytetit e Shkodres ku punon si profesor ne Liceun artistik te ketij qyteti deri sa del si piktor ne krijmtari te lire. Ai ishte nje nder themeluesit e deges se arteve vizive (ne shkollen e mesme artistike Prek Jakova)ne qytetin e Shkodres. Ai ishte antar i lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve te Shqiperise. Ismail Lulani është nje nder piktoret me origjinal e me te fuqishem ne historin e artit Shqiptar, ai ishte nje piktor shume aktiv ne kijmtarin e tij, eksploroi me mjeshtri ne te gjitha gjinit e piktures, si kompozim, pejsazh, portret , natura te qeta,. Pikturat e tij shquhen per forcen dhe lojrat magjike te ngjyres, per vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehese.
Per meritat e tij ai është nderuar me cmime dhe tituj te kalibrit te larte
- Ne vitin 1979 i jepet titulli "Piktor i Merituar"
- Ne vitin 1989 i jepet titulli i larte "Piktor i Popullit"
- I është akorduar titulli "Naim Frashri I klasit te Pare"
- Ne vitin 1999 ne Biennialen e Romes per Artet Visive merr cmimi i dyte dhe i jepet medalja e argjente, me tabllon (Ikja ne Egjipt)
- Pas vdekjes, ne 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli "Krenaria e Shkodres" i cili iu dorzua te shoqes se artistit.
Ismail Lulani morri pjese ne te gjitha ekspozitat lokale qe u zhvilluan ne qytetin e Shkodres si dhe ato kombetare qe u zhvilluan ne Tirane, rreth 20 punime te tij ndodhen ne arkivat e Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane, si dhe shume te tjere prone e galerive e muzeumeve ne qytete te ndryshme te Shqiperise.
Ai ka ekspozuar ne shume vende te huaja si Frascat ,Rome (Itali), Paris( France), Linz (Austri), New York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kine), Irland, Romani, Belgjik, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtine (Kosove), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke mare vlersimet me te larta nga krtika e huaj. Shume nga pikturat e tij jane prone e koleksionisteve te ndryshem ne France, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.
Ai mbetet nje nga emrat me te respektuar te Shkodres dhe nje nga emrat me te shquar ne historin e artit Shqipetar
[redaktoni] Lidhjet e jahtme
Ky artikull nga Arti është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |