Ibrahim Shaqiri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ibrahim Shaqiri ka lindur më 18 Shkurt 1965 në fshatin Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ,ndërsa shkollën e mesme ushtarake të aviacionit luftarak i kreu në Rajllovac të Sarajevës dhe në Batajnicë të Beogradit.
Pas përfundimit të akademisë z.Shaqiri transferohet në komandën e korpusit të V-të në Zagreb .Gjatë qëndrimit në Zagreb, me sukses kreu kursin gjashtë mujorë të aerologjisë. Në tetor 1985 transferohet në Prevllak të Herceg-Novit, në një qendër ushtarake ku kryheshin prova me armatimet më të reja. Në këtë qendër z.Shaqiri kryen një kurs tjetër prej 18 muajësh për aerologji të lartë me radio-sonda dhe radarë. Pas shpërthimi të luftës në Kroaci(1991) ai tërhiqet nga radhët e AJ-së dhe kthehet në vendlindje. Ndonëse qëndrimi i z.Shaqiri në Kumanovë ishte i pasigurt, në shtator 1992 pas shumë peripetive, së bashku me familjen e tij emigron në Gjermani.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, z.Shaqiri ka dhënë kontribut të vacantë në financimin e luftës çlirimtare në Kosovë dhe në vistet tjera shqiptare në “Luginë të Preshevës” dhe në Maqedoni. Si ushtarak, në Prill 1999 do t´i bashkohet radhëve të UÇK-së, dhe merrë pjesë aktive në stërvitjen fiziko-taktike të ushtarëve për operacionin e koduar”Shigjeta” në Pashtrik, ndërsa në vitin 2000/2001 kyqet në UÇPMB dhe në radhët e UÇK-së në Maqedoni.