Hector Berlioz
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Hector Berlioz kompositor, shkrimtar dhe kritik francez. Ai lindi më 11 dhjetor te 1803 ne Brekun SeN-Ondré ne Isère. Pas perfundimit te shkolles se mesme, familja e dergoi ne Paris per te studiuar mjeksi. Qe ne ate kohe kishe nje deshire per tu marre me muzike megjithese njohurite e tij ne kete fushe linin shume per te deshiruar. Jeta ne Paris, kryeqyteti i arti beri qe ai te pendohej per degen qe kishte zgjdhur per te studiuar, Ne shume takime me prinderit kerkonte gjithnje lejen per te brakistur mjeksine ne menyre qe ti kushtohej muzikes me kohe te plote.Ne 1925 babai e kercenon me heqjen e parave nese ai vazhdonte te linte pas dore mjeksine per te shkuar ne klube me muzike. Kjo kerkese e te atit beri qe Berlioz te kembente fshehurazi familjes, bankat e fakulteti te mjeksise me ato te konservatorit per tu marre me muzike. Kur babai e mori vesh vendimin e tij Hectorit ai nderpeu pergjithnje dergesat e parave. Gjendja e veshtire ekonomike e detyroi te fillonte pune si korrist ne Gimnazin Drammatik por ne te njejten kohe vazhdonte studimin qe pervec shkolles vazhdonte ne biblioteken e konservatorit kur Berlioz perpiqej te mesonte te fshehtat e artiti te kompozuarit.
Ne 1927 situtata financire ishte bere e mjerueshme por karakteri i forte dhe pasioni i madh per muziken bene qe Hector te mos bente asnje hap prapa, perfshire ketu ti kerkonta babait ndihme financiare duke qene se rezultatet ne konservator ishin te admirueshme. Nderkohe vazhdonte te ndiqte kursin e kompozimit me Reicha, por format e detyruara te artit qe mesonte ky profesor nuk i pelqenin per shkak se nuk arrinte ti kuptonte deri ne fund dhe e benin qe te ndihej i shtypur. Ne kete periudhe vendos te largohet nga shkolla dhe te mesoje nga i vetmi profesor i besueshem, pervoja vetjake.
I gjendur i vetem filloi te bnte kompozimet e para, nje nder te cilat ishte mesha qe fillimish u intepreatua nga orkestra e kishes se San Rocco e me pas nga ajo e Sant'Eustakio-s. Te dyja keto formacione muzikore e paten teper te lehte ta interpretonin ndersa puliku nuk hasi veshtiresi per ta kuptuar. I bindur nga realiteti i aventures se tij muzikore, Berlioz nuk lejoi qe ti rritej mendja prej vleresimeve qe mori krijimi i tij dhe filloi te merrej me kompozime me akoma me shume deshire se sa kishte bere deri ne ate cast. Hektor ishte i mendimit qe muzika duhej te kishte nje teme dhe per te qene sa me i qarte duhej qe nje interpretim te perfshinte cdo lloj mjeti muzikor, qe nga zeri i kengetarit deri te instrumenti me i pazakonte, gjithcka ne emer te nje muzike sa te bukur edhe te thjështë. Njohesit e mire te vepres se Berlioz e dine qe ky projekt është mese i realizuar.
Uverturat Waverley Les Francs-Juges dhe Sinfonia Fantastike ishe krijimet e tij te para qe kishin si teme fragmente nga jeta e autorit. Dy te parat u interpretuan ne sallen e vjeter te Waux-Hall, ndersa me 26 maj 1828, ishte vete Berlioz qe mori persiper ti interpretonte ne sallen e konservatorit. Po ate date ai realizoi nje deshire qe e kishte prej kohesh, interpretonte vete meshen e pare te kompozuar prej tij. Ne kete periudhe e kuptoi qe ishte bere nje artist i afirmuar por e dinta mjaft mire qe per tu bere pjese e historise se muzikes klasike duhej akoma me shume pune dhe kompozime cilesore.
Ne 1828, filloi te shkruante ne gazeten ”Le Correspondant”, ku publikoi disa artikuj mbi sinfonite e Beethoven te cilen artistet e kryeqytetit francez sapo kishin filluar ta njihnini. Me 1 nentor te 1829, organizoi nje shfajqe qe permblidhte veprat e tij me te mira qe kishte realizaur deri ne ate momente. Kesaj shfaqje i shtoi vetem nje kompozim te ri, behej fjale per Konser de Zilf. Nderkohe, Berlioz kishte filluar serish Shkollen Mbreterore te Muzike ku ndiqte me mjaft interes leksionet e Leser, nje profesor i njohur per idete e tij liberale ne kompozim qe ne kete rast sherbenin si mbrojte per ata qe kritikonin muziken e lire te Berlioz. Nje nga pedagoget e Hector ne shkollen e muzikes ishte dhe Kerubini i cili nuk e shihte me sy te mire menyren e kompozimit e ketij djaloshi 25 vjecar por ama kishte nje admirim te jashtezakonshem per te.Ne 1830 mori cmimin e para per kompozimin e kantates “Sardanapalo”, vleresim qe beri te mundur vajtjen e Berlioz ne Itali, nje vend te cilin kompozitori e adironte per traditen muzikore.
Ne 1932 u kthye ne Paris me nje uverture te Mbretit Lear, pasi kishte kaluar 18 muaj ne Rome dhe Napoli. Me shume ide ne koke, Berlioz vetcilesohej si reformator i artit dhe zhvilloi luften e tij me mjete qe i ofronte shtypi ose me sakte gazeta si “Revue Europeen” apo Courrier de l'Europe, deri sa Gazzetta muzikore e Parisit, e themeluar ne 1834, beri nje komplot ndaj artikujve te tij ne menyre qe ta censuronte sa me shume. Po ne 1834 kompozoi sinfonine “Aroldo In Italia” dhe meshen funebre per gjeneralin Damrémont e cila do te interpretohej ne kishen e “Hotel dezInvalid” me 5 dhjetor 1837. Ne 1935, redaksia e “ZHurnal de débA” u be mbrojtesja e tij dhe i dha hapsire ne faqet e saj.
I vetmi deshtim i Berlioz, ishte Benvenuto Cellini, drame me dy akte qe u prezantua me 3 shtator te 1838. Po ate vit 1938 perfundoi kompozimin e “Romeo dhe Zhulieta” po kjo pjese u interpretua per here te pare me 24 nentor te 1839 ne sheshin e Bastijes. Pas shume koncertesh ne koncert, Berlioz vendosi te bente nje udhetim te gjate neper Europe ne menyre qe muzika e tij te dilte nga rrethi i ngushte i perbere nga miqte e ngushte dhe admiratoret e zakonshem dhe pse jo te fitonte pak popullaritet jashte kufijve te vendit te tij. Disa nga etapat e udhetimeve te tij neper Europe ishin ne Bruksel, Berlin, Hamburg, Lajpcig, Weimar dhe Shtutgart. Ne 1945 vizitoi Vienen, Hungarine, dhe Pragen. Ne 1847 koncertete e tij vazhdojne ne Rusi me qendrime disajovaore ne Riga, Shen Pieterburg dhe Moske. Me tu kthyer ne Paris vuri re se popullariteti i tij ishte rritur dhe mori nje oferte nga Londra per te drejtuar orkestren e Dury-Lane gjate gjithe vitit 1848. Karrierea e tij vazhdoi me koncerte ne shtete bte ndryshme dhe me shfaqje ne kryeqytetin francez deri diten qe ai u nda nga jeta, me sakte me 8 mars 1869 ne Paris.
Viti 2003 (i njohur si "viti Berlioz" duke qene se perkon me 2000 vjetorin e lindjes se tij) shenoi fillim e punes per venien ne skene te vepres Les Troyens nen drejtimin e Sir John Eliot Gardiner.Hector Berlioz cilesohet si nje nga perfaqesuesit me te redesishem te romantizmit europian, megjithese ai e ka pohuar jo rralle qe per te, termi ‘romantik’, ishte nje fjale pa domethenie, per me teper qe ai e konsideronte veten kompositor klassik. Musika e tij është e njohur per mos respektimin e ligjeve te harmonise megjithate kjo kritike nuk ka penguar shume artiste te studioje partiturat e Berlioz. Kohet e fundit është zbuluar qe Berlioz e respektonte harmonine por sipas disa ligjeve te shekullit te XVIte.