Hasan Aliu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Haxhi Hasan Alia
(1814 - 1891)
Haxhi Hasan Alia apo edhe njohur si Sheh Shamia u lind në vitin 1814 në Shkodër, Shqipëri është një peronalitet i njohur shqipëtarë shqiptar që ka pasur ndikim të madh në jetën Islame të asaj kohe në vend.
Mendohet se emri Sheh Shamia vjen nga ajo se ai edhe çallmën e tij e kishte krejtësisht të bardhë, sepse fesin e kuq, që mbahej nga hoxhallarët e tjerë, e kishte mbështjellë krejtësisht me një shami të bardhë. Nga kjo hollësi thuhet se i ka mbetur ndajshtimi "Shamia".
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Biografia
Hasani lindi në një familje tregtare rreth viteve 1814-1815 si biri i Osman Aliut. Babai i Hasanit ishte shpërngulur nga lagjja "Dragonj" e Krajës (sot "Dragoviç", ku kishte qenë i ngarkuar me detyrën e bylykbashit) në Shkodër.
Rreth viteve 1828-1829, në moshën 14 vjeçare fillojë të ndjekë mësimet fetare islame. Gjatë kësaj kohe në krijimin e personalitetit të tij thuhet të ketë pasur ndikim rilindasi Daut Boriçi. Mësimet teologjike Hasani i kreu rreth vitit 1837 në Medresenë të Mehmet Ali Pashës së Misirit në Kavallë (Greqi}. Hasani ftohet nga organizatorët e Kongreseve të Ulemave të mbajtura në Stamboll gjatë viteve 1842-1844, në të cilat shquhet nga pjesëmarrës për erudicionin e tij. Pas shkuarjes në Mekë merr titullin Haxhi dhe pas qëndrimit njëvjeçarë atje si "muxhavir" (ndjekës i lutjeve fetare pranë vendeve të shenjta) merr titullin sheh.
Duke që Sheh Shamia në shoqëri nuk ishte paraqitur si anëtar i ndonjë tarikatit që për atë kohë duket të ketë qen e rëndësishme. Mirëpo duke se edhe ai ka qenë në lidhje të ngushta me tarikatet. Për lidhjet e tija apo anëtarësimin në tarikate duket se studiuesit shqiptarë kanë mendime të ndryshme. Njëra anë thotë se ai duhet të ketë qenë anëtarë i tarikatit të Bektashinjve ndërsa pala thotë se duhet të ketë qenë anëtar i tarikatit Nakshibendi.
Gjatë viteve të ndryshimeve ekonomiko-shoqërore në hapësirat e territoreve shqiptare e sidomos ngjarjet e vitit 1854 Sheh Shaminë e gjejmë në krye të zejtarëve, të punëtorëve dhe të të varfërve të revoltuar për shkak të këtyre ndryshimeve. Si preh e këtyre ndryshimeve ishte edhe pasuria e të atit të Shehut. Grupet e armatosura në krye të të cilave gjendej Shehu e marrin nën kontroll Pazarin e Shkodrës dhe më pastaj fillojnë të kacafyten me forcat qeveritare dhe forcat e shtresës së re të pasanikëve. Gjatë këtyre përleshjeve Sheh Shamia plagoset dy herë dhe trupa e tij që udhëhiqte ja arrin që të mbyllë forcat turke dhe aristokrate në kështjellë. Drithërat nga plaçka e bërë, masa e revoltuar i shpërndanë sipas lagjeve me qëllim të zbutjes së urisë që zotëronte. Në përbërjen e forcave të armatosura revoltuese sipas historianëve llogaritet të kenë qenë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme fetare. Sipas tyre ata vinë në këtë përfundim në bazë të brohoritjeve që kanë mbetur në vargje të këngëve : "Rroftë e qoftë Hasan Alia/ sekretar Filip Çurçia"
Pas korrjes së suksesit të sulmit të parë, duket të ketë pasur shenja të shndërrimit të revoltës në një lëvizje të përgjithshme dhe si hapë i parë i së cilës ishte kërkesa e demonstruesve për transferimin e Osman Maxhar Pashës. Mirëpo bashkëpunimi i diversionit të pashës me diplomatët francezë e bëjnë të mundshëm shuarjen e një ideje të tillë si më parë në vitin 1836 dhe shpërndarjen e revoltës. Si rezultat i revoltës arrihet që pasha të transferohet dhe në vend të tij vihet një kundërshtarë tjetër i Sheh Shamisë, valiu Ragip Pasha.
Pas dështimit të atentateve ndaj udhëheqësve të revoltës së 1854-ës, valiu i ri befas vendos të shkelë amnistinë dhe arreston Hamz Kazazin, Jusuf Efendi Tabakun, Ahmet Kalanë ndërsa Sheh Shamia nuk i bie në dorë.
Për largimin e tij nga Shkodra studiuesit dhe këngët popullore thonë mendime të ndryshme. Si do që të jetë duket që Sheh Shamia ka ikur në Itali, Spanjë apo Francë. Gjatë qëndrimit të tij në Francë tek Basri Ahmet Efendiu një mik i Mehmet Ali Pashës sundimtar i vendit ai duket të ketë përvetësuar gjuhen frënge dhe studiuar mjekësin. Po aty ka filluar si i pari përkthyes të përkthej Kuranin në gjuhën frënge dhe ka publikuar disa artikuj në temën çka ka qenë dhe si do të jetë Shqipëria. Si do që të jetë argumentimi për këto pohime nuk kanë as studiuesit mirëpo duket se këto merën parasysh gjatë punës së tyre.
Në shkrimet e tija ai paraqiste përpjekjet për bashkëpunim me kniaz Danillo të Malit të Zi në rrugë të lirisë.
Në vitin 1864 me ndërhyrjen e Mehmet Ali Pashasë së Egjyptit tek Sulltan Hamiti, Sheh Shamia kthehet në Shkodër dhe dënimi me vdekje në mungesë i falet. Edhe pse Sheh Shamia ishte falur me kusht që të rrinte larg veprimtarive politike në vitin 1835 e gjemë në mesin e të burgosurve me rastin e Mirditës. Rast në të cilin të burgosurit Hafiz Durro Begu, Imzot Prengë Doçl, Gaspër Çoba, Gjon Muzhani, Zef Simoni, Mikel Çoka dhe Shehu lirohen pas ndërhyrjes së priftit të Lezhës me shkresën drejtuar anglezit George Gomberlain Mhibrovni, kryetar i Komitetit të Shqiptarëve në Londër anëtar të të cilës ishin Mehmet Ali Pasha, Osman Pasha, Sabri Korça etj. Studiuesit na udhëzojnë që këto të dhëna janë të nxjerra nga arkivat e më vonshme.
Gjatë kohës së mërgimit Sheh Shamisë i kishte vdekur i ati pasuria e të cilit ishte marrë nga Valiu me arsyetimin që trashëgimtari i vetëm ishte i dënuar me vdekje në mungesë. Vendbanimi i tij pas kthimit duket të jetë siguruar nga miq të vjetër. Pas një kohe martohet me një bijë nga familja e Oso Kukës.
Jetën e tij gjatë kësaj kohe Sheh Hasani ja kushton studimeve rigoroze dhe thuhet të ketë hapur një studio në Medresenë të Pazarit në Shkodrës për këtë qëllim. Pozita e tij ekonomike, një pagesë e imamit nuk i linin ati mundësin e një veprimi më të gjerë dhe duhej të pajtohet me mendimin e bashkë-kohanikëve të tij mbi të si një predikues i aftë dhe si kleriku më i përgatitur mysliman në fushën e teologjisë islame.
H. Ibrahim Kraja, ish drejtori i arsimit, i kujtonte me respekt këto tipare të qenësishme të Shehut: "Më vinte natën për vizitë, ulej ndër gjunjë dhe nuk ndigjonte me qëndrue mbi mue, ndonëse ishe ma i ri, tue më detyrue edhe mue të ulesha bri tij që të kuvendonim giatë e gjatë … Vetitë e tij të rralla bënë që masa e popullit t'i atribuonte vetitë e një shenjti.
Siç thonë bashkë-kohanikët ai ishte dhënë pas mjekësisë popullore dhe kalonte orë të tëra nëpër livadhet e kodrat e qytetit për të grumbulluar bimë mjekësore e për të përgatitur ilaçe. Atij i njihet merita të ketë gjetur bimët që zhduknin "lythat".
Në historinë shqiptare Sheh Shamia merret si klerik atdhedashës me prirje reformatori. Falë njohurive në fusha të ndryshme të diturive të fesë islame, falë mendjes së ndritur, devocionit të tij të pamatur për fenë respektit të madh për besimtarët dhe dashurisë së vërtetë për gjuhën amtare, ai ndërmori hapin e guximshëm duke mbajtur ligjëratat e së premtes në gjuhën shqipe, duke sjellë një përmbysje të traditës fushën delikate të liturgjisë e të praktikave fetare islame në Shqipëri. Ai nuk iu tremb kësaj "reforme", sepse ai donte që aty ku ishte, e mundur, gjërat duheshin shikuar me syrin e kohës. Një hap i tillë jo vetëm që nuk dëmtonte, por ndihmonte, si forcimin e besimit të vetëdijshëm, ashtu edhe të ndjenjës së kombit. Fundshekulli që jetoi Shehu ishte i mbushur me grabitje të njëpasnjëshme trojesh e me synime të mëdha shoviniste nga fqinjët e veriut e të jugut. Vëllezërit shqiptarë të trojeve të tjetërsuara, krahas fesë së ndryshme, do të kishin edhe gjuhën e tyre, që do t'i ruante nga asimilimi i huaj. Për një hap të tillë Shehu do të ndeshte në dy pengesa : në autoritetet turke, që nuk e shikonin me sy të mirë përdorimin e gjuhës shqipe, veçanërisht mbasi kishin filluar të hartoheshin edhe mevludet shqip. Pengesa tjetër paraqitej nga një shtresë hoxhallarësh fanatikë, dogmatikë e pa arsim të plotë, që këtë hap e numëronin për herezi. Megjithëse pati mbështetjen e myftiut, Jusuf efendi Tabakut, kundërshtarët ia dolën që të bindnin Meshihatin në Stamboll për pezullimin e kësaj praktike për një periudhë dyvjeçare. Në sajë të këmbënguljes nga ana e vetë Shehut dhe të atyre që e përkrahnin, si Myftiu Isuf Tabaku e Daut Boriçi me shokë, u arrit të lejohej futja e gjuhës shqipe në praktikën fetare. Ndihmë në këtë drejtim qe edhe mbështetja e fortë e valiut të ri, Basri Pasha, njeri me koncepte liberale
Një ditë xhemaati të shumtë Shehu hipi në "qyrs" (vendi i predikimit), hapi qitabin arabisht, lexoi disa rreshta, mbylli librin dhe u largua pa folur, duke befasuar të pranishmit. Të nesërmen drejtoi pyetjen se çfarë kishin kuptuar nga leximi i një dite më parë. Pasi mori përgjigje negative, mbajti "vasen" shqip, duke i paralajmëruar se të premten më të afërme do ta thoshte edhe "hytben" në shqip, d. m. th. do të përkthente edhe lutjet. Të pranishmit në fillim u befasuan, por pastaj mbetën shumë të kënaqur, ndërsa pjesa e klerikëve konservatorë e që ishin të pranishëm, u larguan të indinjuar. Kështu, në sajë të përkushtimit e të iniciativës së Shehut edhe "hytbeja" u fol në shqip duke mënjanuar arabishten, ashtu si në mevludet qe mënjanuar turqishtja. Nisma e Shehut të kujton përpjekjen fisnike dhe të guximshme të klerikëve katolikë shqiptarë të Veriut, që nga Buzuku, për ta futur gjuhën shqipe në veprimet liturgjike
[redaktoni] Ndajshtimi Shamia
Burime të tjera pohojnë se ndajshtimi i mësipërm i ka mbetur qe nga viti 1854, kur në përleshjen e Pazarit i ishte ngatërruar për çallmë një shami e bardhë, nga ato që shitësit varnin për reklamë përjashta dyqaneve të manifakturës. Konsulli Hekard përdor llagapin "Shamil", siç e përdorën turqit. Shkaku duhet kërkuar (shih H.Bushati, vepër e cituar) në përqasjen që gjetën ata midis udhëheqësit shkodran dhe Shamilit, udhëheqës i Dagestanit, që në luftë me rusët arriti ta çlironte vendin e tij në vitin 1832. Mund të llogaritet se titulli "Sharnia" mund të jetë deformim i emrit "Shamil". Në traditën gojore të qytetit të Shkodrës emri i Sheh Shamisë është i lidhur ngushtë edhe me disa të "reja" që u vunë në praktikë në jetën e përditshme të qytetit, pikërisht, sepse u patën sugjeruar e rekomanduar nga ai me qëllimin fisnik, qytetar, për të thjeshtuar e lehtësuar mënyrën e jetesës. Popullata myslimane ishte e ndjeshme nga predikimet e Shehut, prandaj reagoi pozitivisht, duke hequr dorë nga disa zakone të vjetra, praktika prapanike e rite mesjetare, si :
-mbajtja e tallaganëve në krye prej burrave në raste zie të kobshme -ndezja e qirinjve në xhami e në varreza për të përkujtuar të vdekurit (rit pagan ky) -gatimi i hallvës për të dyzetat -veshja me "futa të zeza" e grave myslimane në raste vdekjeje.
Krahas këtyre, ndryshime të një lloji tjetër
-ditën e dasmës nusja të sillej me karrocë e jo me kalë -burrat të mbathnin këpucë të tipit evropian të hiqej dorë nga vajtimi me zë të lartë të thjeshtësohej veshja e grave qytetare.
Më lart pamë se Shehu kishte si sekretar të vetin një katolik, provë kjo e shpirtit të tij tolerant. Në shkrimin e vëllezërve Shehi sillet edhe një episod tjetër, që vërteton këtë shpirt a prirje tolerance të tij : "Tregojnë se bashmyftari Osman mblodhi të gjithë klerikët e qytetit, dha urdhër të arrestohej Imzot Marinaj duke e shpallur atë armik të profetit dlie të Allahut, sepse shërbesat fetare i kishte bërë në gjuhën shqipe. Hasan Alia iu përvesh keq bashmyftarit dhe në atë kohë, i ndihmuar nga populli rrëmbeu nga xliandarët priftin katolik dhe, pasi shtiu me kobure në ajër, u foli besimiarëve: "O nierëz të Zotit, është e lehtë të ushqehesh me mish të pjekur, por ç'na lypset se si quhet ai turqisht ?! A nuk asht ky nji mëkat që ju hidheni kundër lëvruesve të gjuhës amtare dhe mbroni atë të një të huaji ?! A mos iu kanë rrjedhur trutë ?! Shkoni dhe rrini pranë grave dhe fëmijëve tuaj : aty do të mësoni se buka quhet "bukë" dhe "babës" i thonë "babë". Pastaj Hasan Alia e dërgoi Imzot Marinajn në famullinë e Hotit. 26)
Një jetë kaq intensive e plot përplasje e lodhi klerikun e nderuar, kështu që dita e vdekjes po afrohej. Sipas dëshmisë gojore të plakut 90-vjeçar, Selim Reçi : Shehu, i lodhur, e paska parandjerë afrimin e vdekjes dhe paska shkuar tek kryetari i bashkisë, Bejtash Agë Kazazi, pronar i një livadhi afër shtëpisë së Shehut dhe ia paska kërkuar për një grumbullim njerëzish, duke pyetur edhe për çmimin e barit, sepse donte të ia paguante. Kur pronari i çuditur, i paska kërkuar sqarime, i vetmi shpjegim paska qenë: "mbledhja e popullit do të jetë e madhe". Bejtash Aga ia paska dhënë pa shpërblim. Çudia qe këtu : të nesërmen Shehu ndërroi jetë dhe për ta përcjellë si duhej u grumbulluan aq njerëz, saqë me zi i zuri livadhi i lartpërmendur. Më të moshuarit kujtojnë edhe raste të tjera të ngjashme, që i atribuojnë Shehut aftësi të tilla parashikuese, jashtë fuqive të zakonshme dhe të përmasave mbinjerëzore. Të gjitha këto arsye bënë që ceremonia e varrimit të Sheh Shamisë, e zhvilluar me 25 mars 1891, të gdhendej në kujtuesen popullore si diçka e pazakontë për pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve shkodranë. Ky klerik me frymëmarrje të gjerë diti të harmonizojë meditimin e thellë me probleme të jetës së përditshme, lëvizjen popullore të kohës me ndjesitë kombëtare.
Me porosinë e tij, si gur varri qe përdor një shkëmb i Pagdhendur. Më vonë familjarët meremetuan varrin në lagjen Karahase, por eshtrat i rivarrosen në Fushë-Shtoj, sepse varri i parë u prish për arsye urbanistike gjatë dekadave të fundit. Për veprën e këtij kleriku është shkruar në Historinë e Shqipërisë, në të dy botimet, në Fjalorin Enciklopedik (Tiranë, 1985, fq 1000), por, duke u interpretuar sipas klisheve të logjikës zyrtare marksiste, e reduktuar në një vlerësim të njëanshëm, për arsye se feja dhe kleri ishin në listën e zezë. Gjykime në një mendim tjetër, më të gjerë, janë dhënë në revistën "Zani i naltë" si dhe nga studiuesi O.Myderrizi, Z.Shkodra e H.Bushati.
Vitet e pluralizmit politik dhanë mundësinë për ta ri-dimensionuar figurën e Sheh Shamisë e për ta vendosur në piedestalin që ai meritonte; përurimi i Medresesë së Shkodrës, viti 1991, me emrin e këtij biri të shquar të Shkodrës duhet kuptuar jo vetëm si një tregues i këtij rivlerësimi objektiv të merituar, por edhe bartës i mesazhit të madh që u përcillet klerikëve të ardhshëm misioni i tyre i shenjtë e fisnik, krahas një përkushtimi të përhershëm për ngritjen morale-fetare e kulturore, kërkon që interesat e fesë duhet të mbarështohen me ato të popullit e të kombit, si dy anë të së njëjtës medalje.