Grashtica
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Grashtica është fshat cili shtrihet në lindje të Kosovës, në një largësi 10 km, largësi nga Kryeqendra e Kosovës,në magjistralen që të shpie në drejtim të Leskovcit dhe pikës kufitare, të quajtur Porta 4-tër. Ajo kufizohet nga fshatrat Makovc, Mramor, Siqevë, Radashevc, Kecekollë dhe Kolic dhe në vete i posedon 14.962.561 metra² hapësirë: Magjistralja që kalon nëpër Grashticë pothuaj e ndan në gjysmë këtë fshat kodrinorë-malor. Pjesa më e madhe është pjesë malore dhe përfshin një sipërfaqe prej 9.981.872 metra katror, d.m.th 66.71 % të pjesës së përgjithshme.
Në vitet 1989-1990 Grashtica ka pasur rreth 2000 banorë, kurse tani pothuaj është e pabanuar, sepse lufta dhe kushtet ekonomike, e kanë bërë të vehten dhe tani ka 459 banor të përhershëm.
Që nga kohët e mëhershme Grashtica ka qenë cak i okupatorëve të ndryshëm ashtu si dhe të okupatorit serb, ku gjatë kësaj kohe pjesa me e shëndosh, më e re, ashtu edhe familje të tëra, në mënyrë masive kanë lëshuar Grashticën dhe kanë dalë në botën e jashtme sidomos në vitet 1990-ta dhe gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.
Në këtë fshat gjendet një shkollë fillore tetë vjeçare”Teuta” dhe një objekt fetar, një Xhami, kurse objekte tjera nuk ka , sepse çdo herë kjo pjesë ka qenë më e harruar nga të gjithë, si institucionet shtetërore, si ato komunale dhe ato më të larta. Përveq rrugës kryesore-magjistrales, asnjë rrugë anësore e fshatrave nuk është e asfaltuar, nuk ka as kanalizime, as ujësjellës, telefon, marrje mbeturinash, shtruarje trotuarësh.
Grashticën mund ta ndajmë në disa pjesë bazuar në shtrirjen e banorëve në lagje:
- Grashtica Qendër që përfshin lagjen e Kopranëve, Tahirajve,Kadriajve, Balajve, Shillovëve
- Grashtica e Epërme përfshin lagjen e Dandarosëve, Sherifaj, Ajetaj, Demaj, etj,
- Lagjen e Ugriajve në afërsi të fshatit Mramor dhe Lagjen e Stubllave që gjendet në Stallovë, afër fshatit Kecekollë
- Lagjen e Xhupollëve që gjendet afër Mramorit
Banorët e këtij fshati bartin disa tre mbiemra: Sopjani, Krasniqi dhe Berisha. Mbiemri Krasniqi është më i madhi këtu, derisa mbiemrin Sopjani e bartin vetëm Lagjja e Kopranëve dhe Shillovë, kurse mbiemrin Berisha e bartin lagjja e Xhupollëve dhe Stubllave. Gjatë luftës në këtë fshat ka vepruar njësiti i UÇK-së, i cili përbëhej nga banorët e lagjes së ngushtë Kopranëve të cilët luftuan deri në ditët e fundit të luftës.