Gjirokastra
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjirokastra |
|
---|---|
Të dhëna bazë | |
Sipërfaqja: | |
Banorë: | |
Dëndësia e popullsisë: | |
Kodi postar: | |
Prefiksi: | 00355 (0) 846 |
Pozita gjeografike: | |
Lartësia: | |
Targa e automjetit: | GJ |
Kodi zyrtar i komunës: | |
Zonat banuese | |
Adresa e administratës së qytetit | |
Adresa e bashkisë: | |
Telefon/Fax: | |
Internet: | |
Politikë | |
Kryetari bashkisë: | Flamur Bime |
Partia në pushtet: | Partia Socialiste |
Vendet parlamentare: | |
Zgjedhjet e fundit: | |
Zgjedhjet e ardhshme: | |
Përfaqsia parlamentare | |
Vota në parlament: | |
Vendndodhja e qytetit | |
Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak histori
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit mendohet të jene në shekullit e XVII siç tregojnë edhe themelet e kështjellës së këtij qyteti. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles jane bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO. Enver Hoxha ka lindur në këtë qytet më 16 tetor 1908. Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur"
[redaktoni] Politika
Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës është Flamur Bime, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë.
[redaktoni] Ekonomia
Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, në rrethin e Gjirokastrës, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Dhoma e tregëtisë për jugun e Shqipërisë ndodhet në Gjirokastër dhe ky qytet ka Parkun Industrial më të madh në rajon. Universiteti Eqerem Çabej i Gjirokastrës është ndër më të vjetrit në Shqipëri.
[redaktoni] Kultura
Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip.
[redaktoni] Turizmi
Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitektuale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike.
[redaktoni] Transporti
Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tiranë-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokaster po të nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës në Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës. Aktualisht po punohet per ndertimin e superstrades qe lidh Gjirokastren me Tepelenen qe do e afroje edhe me shume ate me pjese te tjera te vendit
Gjirokastra ka pamje të mrekullushme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arqitektura i japin asaj pamjen e një anije ne luginen e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t'i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.
[redaktoni] Personalitete nga Gjirokastra
- Enver Hoxha
- Zihni Sako
- Viktor Kalemi
- Çerçiz Topulli
- Adil Çarçani
- Andon Zako Çajupi
- Ismail Kadare
- Eqerem Çabej
- Bule Naipi
- Asim Zeneli
- Hasan Sazani
- Nuri Kokalari
- Koto Hoxhi
- Omer Nishani
- Reiz Malile
- Fatos Tarifa
- Sevo Tarifa
[redaktoni] Shiko edhe këtu
- Historia e Shqipërisë
- Lista e qyteteve të Shqipërisë
- Turizmi në Shqipëri
- Turizmi në Gjirokastër
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Albume fotografike
Tirana · Durrësi · Elbasani · Shkodra · Vlora · Korça · Fieri · Berati · Lushnja · Kavaja · Pogradeci · Laçi · Gjirokastra · Patosi · Kruja · Kuçova · Kukësi · Lezha · Saranda · Peshkopia Burreli · Cërriku · Çorovoda · Shijaku · Librazhdi · Tepelena · Gramshi · Poliçani · Bulqiza · Përmeti · Fushë-Kruja · Kamza · Rrësheni · Ballshi · Mamurrasi · Bajram Curri · Erseka · Peqini · Divjaka · Selenica · Bilishti · Roskoveci · Puka · Memaliaj · Rrogozhina · Ura Vajgurore · Himara · Delvina · Vora · Kopliku · Maliqi · Përrenjasi · Kruma · Libohova · Orikumi · Fushë-Arrëza · Shëngjini · Rubiku · Miloti · Leskoviku · Konispoli · Këlcyra · Krasta · Kërraba