Foto Strakosha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Foto Strakosha lindi më 29 mars 1965 ne Tepelenë. Ai ishte portier i kombëtares shqiptare të futbollit dhe ishte kapiten i saj. Ka luajtur 72 ndeshje me kombëtaren, 29 ndeshje miqësore, 24 ndeshje kualifikuese për kupën e botës, 28 për atë Evropian, të ndryshme 1. Ndeshjen e tij të parë me ekipin Kombëtar e lajti në moshën 25 vjeç e 62 ditë më 30 maj 1990, dhe të fundit në moshën 39 vjeç e 198 ditë, më 13 tetor 2004. Gjithsej me ekipin Kombëtar ka luajtur 14 vjet e 136 ditë. Skuadrat ku ka luajtur: Minatori,Dinamo, Pas Janina, Ethnikos i Pireut, Olimpiakos, Panionios, Jonikos, Kalithea, Ethnikos Asteras, Prodheftiqi. Titujt me klubet:Kampion i Shqipërisë me Dinamon '90, Fitues i Kupës të Shqipërisë me Dinamon '89, '90, Fitues i Superkupës së Shqipërisë me Dinamon '90, Kampion i Greqisë me Olimpiakosin '97, Fitues i Kupës të Greqisë me Panionios '98
Ky artikull nga Futbolli është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |