Enver Maloku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Emri | Enver |
Mbiemri | Maloku |
Lindur më | 1954 |
Lindur në | Bradashë (Podujevë) |
Vdiq më | 11 janar 1999 |
Nacionaliteti | shqiptar |
Profesioni | gazetaria pubicistika |
Mirënjohje | |
2005-Monumenti në Prishtinë | |
Enver Maloku |
Enver Maloku (1954 - 11 janar 1999) lindi në fshatin Bradash të komunës së Podujevës. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore të vendlindje, të mesmet në Podujevë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në degën e letërsisë e të gjuhës shqipe. Deri në vitin 1979, punojë si mësimdhënës në shkollën fillore të Bradashit, pastaj kaloi si gazetar në programin e kulturës në Televizionin e Prishtinës, kurse nga viti 1991 në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK). Në vitin 1993 Enver Maloku u vu në krye të Qendrën për Informim të Kosovës, në institucionin që kryente punën e Agjencisë Kombëtare të Lajmeve. Ai për më shumë se pesë vjet udhëhoqi këtë institucion, duke bërë profilizimin e gazetarisë kritike në rrafshin e politikës deri sa u vra në një atentat të kurdisur më 11 janar 1999.
Si nder ndaj veprimtarisë së tij më 12 korrik 2005 në Prishtinë i është ngritur monumenti.
[redaktoni] Tituj të veprave
- "Gjuha e stuhisë" 2002
[redaktoni] Shiko dhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |