Elektroni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Elektroni është pjesez (grimce) themelore nënatomike me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkese elementare), dhe ka nje mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i perket klases se pjesezave te quajtura leptone që mendohet te jene perberesit themelore te lendes (d.m.th. nuk mund te ndahen ne pjeseza me te vogla). Se bashku me berthamen atomike (te krijuar nga protonet dhe neutronet) te rrethuar nga elektronet, elektronet perbejne atomet; ato jane pergjegjes per lidhjet kimike. Masa e eletroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve.
Rryma elektrike ne përçues te ngurte ndodh kryesisht per shkak te levizjes se lire te elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjen e-. Pjeseza e kundert me elektronin është pozitroni, qe dallohet vetem per ngarkesen elektrike pozitive.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Vetite dhe sjellja
[redaktoni] Paraqitja tek elementet e ndryshme
Elektroni është baza themelore sipas së cilës rradhiten elementet kimike, sepse tëgjitha elementet kimike dallojnë për nga numri i elektroneve, kurse disa mund të ken numër të njejtë protonesh.
[redaktoni] Historia
Brenda nje atomi, elektronet rrethojne berthamen e protoneve dhe neutroneve ne nje trajte elektronesh. Fjala elektron u vendos ne vitin 1894 dhe rrjedh nga emertimi force elektrike te futur nga William Gilbert (Uilliam Gjilbert). Prejardhja e fjales elektron është greke: ήλεκτρον (elektron), qe do te thote qelibar.
Njohurite mbi elektronin jane ndryshuar rrenjesisht me kalimin e shekujve, ndryshimi me i madh ndoshta është zhvillimi i kuantikes mekanike ne shekullin e 20-te dhe ideja e dyzimit (dualitetit) grimce/vale, qe nenkupton se elektronet mund te shfaqin vetite si vale dhe si grimce (pjesez).
Ndryshimet ne fushen elektrike te krijuar nga dallimi i numrit te elektroneve dhe trajtes se tyre ne atome percakton vecorine kimike te nje elementi. Keto fusha luajne nje rol te rendesishem ne lidhjet kimike dhe kimi.
[redaktoni] Shih edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Kategoritë: Cung | Fizikë