E mira
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
E mira nga pikëpamja e përgjithshme dhe abstrakte, është gjithçka që është e bukur, e drejtë, ka veti pozitive, vlera dhe cilësi morale dhe etike, që njerzit e dëshirojnë, e duan, e pëlqejnë, dhe ndjehen të tërhequr brendësisht vetvetiu nga ajo, dhe mund të mendohet si caku i mbramë (i fundit) për të arritur në jetën e njeriut. Ana e kundërt e së mirës është e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atë të "mirësisë, ose "veprimit të mirë", si p.sh. në shprehjen "bëj mirë", e barazvlefshme me "bëj vepra të mira", që d.t.th. i bëj mirë dikujt, ose diçka të vyer bashkësisë në të cilën bëj pjesë. Mësimi (doktrina), apo dituria, që mundohet të vendosë masa për të shprehur një gjykim vlerash në lidhje me mënyrën e të vepruarit njerzor, është etika, ose morali.
[redaktoni] Thënie
- "E mira nuk arrihet në zbrazëti, por në shoqërinë e njerzve, që kujdesen për dashuri". Saul Bellou
- "Askush nuk mund të jetë i mirë nëse e mira nuk pyetet". Bertold Brecht
- "Është e lehtë të kryhet një veprim i mirë, por jo e lehtë të fitohet një zakon i përhershëm i kryerjes të një veprimi të tillë". Aristoteli
- "Bëj mirë se gjen mirë". Shqiptare
[redaktoni] Shiko edhe
Kategoritë: Etikë | Moral | Feja | Filozofi