Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions Afganistani - Wikipedia

Afganistani

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

د افغانستان اسلامي دولت
دولت اسلامی افغانستان
Da Afghanistani Islami Dawlat
Dawlat-e Eslami-e Afghanestan
Flamuri - Afganistani Emblema - Afganistani
(Detaje) (Detaje)
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja -Afganistani
Gjuhë zyrtare Persishtja
Kryeqyteti Kabuli
Sistemi Republik
Kryetar Hamid Karzai
Sipërfaqja
 -totale
 -ujore

647,500   km²  - ( 40 -ta)
~ 0  %
Popullsia
 - Totale
 - Dendësia

28,717,213 (2002)   - ( 38 -ta)
43 b. / km²
Monedha Afgani
Af=100 puls
Zona kohore UTC + 04:30
Pavarësia
  nga Br. e Madhe
19 Gusht 1919 - (shpallur)
OKB nga 19 Nëntor 1946
Himni kombëtar Sououd-e-Melli
Kodi i internetit TLD .af
Prefiksi telefonik + 93
redaktoni

Afganistani (Persisht-Dari: Afğānistān افغانستان) është shtet në Azinë qendrore i cili kufizohet me Iranin, Turkmenin, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kinën dhe Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfërt i botës.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Historia

Artikulli kryesor Historia e Afganistanit

Perandoria e ngritur nga Ahmad Shah Durrani në vitin 1747 merret si fillimi i shtetit Afganë. Kjo perandori ishte jetë shkurt, u shkatërrua për interesa të prijësve vendas. Pas një kohe të shkurtë Afganistani bie nën ndikimin e Britanisë së Madhe.

1801 në marrëveshjen e paqes Anglo-Perse u vendosë edhe emërtimi "Afganistan", që më parë ky vend njihej si termin tokat Afgane.

Pas rezistencave të shumta të popullit Afganë, Afganistani ndahet nga Britania e Madhe në vitin 1893 duke humbur disa pjesë të territorit në Indi (sot Pakistani). Që nga kjo kohë ende nuk ka ndonjë kufi zyrtarë në me të Afganistanit dhe Pakistanit.

Lufta e tretë Anglo-Afgane shkaktoi që më majë të 1919-së pranimin e sovranitetit të Afganistanit nga Britanikët.

Që nga 1933 ishte një monarki stabile e cila më 1973 duhej të lëshonte vendin për një republikë të cilën komunistët më 1978 e kontrollojë. Marshimi i trupave sovjetike në Afganistan në vitin 1979, sjellë një luftë dhjetëvjeçare të cilën e fitojnë muxhaedinët Afganë. Pas tërheqjes së trupave sovjetike më 1989 dhe dorëheqjes së kryetarit komunistë "Najbullah" më 1992, grupet muxhaedine fillojnë luftën për pushtet në mes tyre e cila vazhdon deri në vitin 1995. Nga kjo luftë shkatërruese dalin si fitimtarë grupi i muxhaedinëve të quajtur Taliban. Talibanët vendosin në 90% të vendit sundimin e tyre të një forme të prapambetur mesjetare e cila ju sjellë kokëçarje vendeve perëndimore. Pas sulmit të 11 shtatorit2001-së në ShBA, pason marshimi i trupave amerikane në Afganistan i cili ishte i pranuar nga OKB-ja si akt i vetëmbrojtjes. Trupat amerikane për rrëzimin e pushtetit të Talibanëve krijojnë aleancën veriore. Si rezultat i marshimit të trupave amerikane në Afganistan, vendoset qeveria e përkohshme afgane në krye me prijësin e fisit Hamid Karsai i cili më 2001 pranohet nga prijësit e fiseve afgane në kuvendi e fiseve "Loja Xhirga" si kryetarë i Afganistani.

Konfliktet në mes prijësve të aleancës veriore deri më vitin 2002 ishin më të mëdha se sa lufta kundër regjimit të Talibanëve. Kështu gjatë kësaj kohe përndjekja e anëtarëve të kombësive tjera dhe të atyre që flasin gjuhë tjera ishte përditshmëria e luftës së aleancës veriore, përderisa në anën tjetër trupat amerikane shkatërronin regjimin e Talibanëve në këtë vend (shumica e aleancës veriore përbëhej nga vetë grupet e Talibanëve).

9 tetor 2004 mbahen zgjedhjet e para për kryetarë të Afganistanit të cilat i fiton Hamid Karsai.

[redaktoni] Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Forma e regjimit të Afganistanit është Republikë me një qeveri të përkohshme të përbërë nga 30 Ministra 4 zëvendës kryetarë (të miratuar nga kuvendi “Loja Xhirga”). Vendi ndahet në 34 njësi administrative.

[redaktoni] Njësit administrative

Vilajete e Afganistanit (Kabuli)
Zmadho
Vilajete e Afganistanit (Kabuli)
Artikulli kryesor Njësit administrative

Sistemi administrativë në Afganistan ndahet në tri nivele kryesore: Vilajet (Qarkë), Volusvali (Rrethë) dhe Qytete

Që nga 13 gushti 2004, Afganistani ndahet në 34 njësi administrative të quajtura Vilajete. Vilajetet pastaj ndahen në njësi më të vogla të quajtura "Volusvali". Vilajeti qeverisen nga Valiu i cili emërohet nga qeveria qendrore në Kabul ose pranohet nga ajo. Deri më tani (2005) disa poste të Valiut për disa Vilajete janë të zbraztë.

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Afganistanit

Afganistani është vend kontinental me një rëndësi strategjike në regjionin ku ndodhet.

Pjesa më e madhe e vendit është shkëmbore. Më pakë se 10% e sipërfaqes gjendet në nivelin detar nën 600m. Pjesën më të madhe të sipërfaqes mbi 652 090, e mbulojnë vargmalet Hindokush (deri në 7.500m) dhe Sefid Kuh .

Qytete më të mëdha janë Kabuli (int. Kabul, 4.9 milion banorë), Kandara (int. Kandahar, 339,200 banorë), Mazar e Sharifi (int. Mazar-e-Sharif, 239,800 banorë), Herati (int. Herat 166,600 banorë) etj.

[redaktoni] Klima

Artikulli kryesor Klima e Afganistanit

Klima e Afganistanit është kryesisht e thatë, pasi që pjesa më e madhe e vendit ndodhet në një rripë të thatësisë që shtrihet në Azinë qendrore. Karakteristikë e kësaj klime kontinentale është ndryshimi i madh i temperaturave në mes të natës dhe ditës si dhe të stinëve të vitit. Erërat perëndimore në dimër sjellin reshje mesatare të shiut ndërsa në verë sjellin thatësira po thuajse në tërë vendin përpos në verilindje të Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu. Klima e pjesës jugore e vendit është nxehtë ku kultivohet palma Date ( lat. Phoenix dactylifera). Po ashtu Afganistani pas Birmanisë (int. Myanmar) është prodhuesi më i madh i Opiumit në botë.

[redaktoni] Ekonomia

Kabuli
Zmadho
Kabuli
Artikulli kryesor Ekonomia e Afganistanit

Pas disa dhjetëvjeçarëve të luftës, ekonomia e këtij vendi zhvillohet po thuaj se në nivel të fshatrave. Si do që të merret partnerët kryesorë të Afganistanit janë Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve ende vazhdon dhe është produkti më i eksportuar i Afganistanit në botë perëndimore.

[redaktoni] Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Afganistanit

Afganistani është shtet me popullsi shumë kombësie dhe me pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shpesh kombësi shtet formuese. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e përkatësisë etnike të popullsisë së Afganistanit është e vështirë, kështu ndarja sipas gjuhës, religjionit apo sipas veçorive të grafike të vizatuara në trupat e banorëve të disa popujve si të mongolëve (Hazara) mund të bëhet vetëm duke pasur parasysh që këto ndërthurën në mes veti. Të dhënat e më poshtme japin vetëm një parafytyrim për llogaritje të përafërt të strukturës së popullsisë

Grupet etnike
Zmadho
Grupet etnike
  • Pashtunët (Pashtun), - Afganët etnikë, janë themeluesit dhe paguesit e vendit. Përbëjnë 40% të popullsisë së Afganistanit
    • Në përbërjen e këtij populli hynë disa fise nomade, ndër të cilët më të dalluarit janë Kuçi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesëtarë. Ky fis është i mbrojtur dhe pajisur me privilegje në bazë të artikullit 14 të kushtetutës së Afganistanit të cilat i japin edhe drejtën në qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesë e Pashtunëve nuk janë Pashtun.
  • Tagjikët (ang. Tajik) – janë banorët persë të regjionit. Përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
    • Ndër grupet më të njohur të Tagjikëve janë Kiszibashët (ang. Qizilbash). Ky grup përbëhet nga pasardhësit e ushtarëve turko-persë nga koha e sundimit të Safirëve (ang. Safavids ) .
  • Hazarët (ang. Hazara) – janë pasardhësit e ushtrisë së Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhën perse dhe përbëjnë 20% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit.
  • Uzbekët (ang. Uzbek) – një ndër popujt e shumtë turk të Azisë qendrore dhe përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
  • Po ashtu ka shumë grupe të popujve të ndryshëm si Amiakët, Nuristanët dhe Baloshët (ang.Baloch)

Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.

[redaktoni] Kultura

Artikulli kryesor : Kultura në Afganistan

Lloj-llojshmëria e popullsisë vetvetiu që ka sjellë një kulturë të begatshme. Mirëpo luftërat e shumta kanë shkaktuar që për një kulur të mirëfilltë gjithë Afgane të mos ketë.

Religjionet

  • Suni 77%
  • Shitë 22%

[redaktoni] Marrëdhëniet mes Afganistanit dhe Shqipërisë

Me datë 16 gusht 2006, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të Ligjit nr.9095, datë 3 korrik 2003, "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Afganistanit.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të pranishme në Afganistan, si pjesë e operacionit "Liri e Përhershme" (Enduring Freedom), në kuadrin e misionit ISAF të Koalicionit Ndërkombëtar kundër terrorizmit që nga gushti 2002. Kontigjenti i 8të përbëhej nga një togë me 22 vetë nga Batalioni i Operacioneve Speciale dhe është ngarkuar me detyra patrullimi në rajonin e Kabulit. Me datë 16 gusht u dërgua kontigjenti i 9të në Afganistan. Ky kontigjent përbëhet nga 22 vetë: 3 oficerë, 12 nënoficerë dhe 7 ushtarë profesionistë të Batalioni i 3të i Këmbësorisë. Ai do te jete ne perberje te Kontigjentit Turk. Ky është kontigjenti i tretë në Afganistan nga rradhët e Batalioni i 3të i Këmbësorisë i dislokuar në Poshnjë të Beratit.

[redaktoni] Të tjera

Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Qeveria - Faqe zyrtare e qeverisë
Kryetari
Parlamenti      
Ministrit       

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Commons:Category
Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:
Commons:Category
Artikulli në Commons: Afganistani

THIS WEB:

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - be - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - closed_zh_tw - co - cr - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - haw - he - hi - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - ms - mt - mus - my - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - ru_sib - rw - sa - sc - scn - sco - sd - se - searchcom - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sq - sr - ss - st - su - sv - sw - ta - te - test - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tokipona - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu

Static Wikipedia 2008 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2007:

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - be - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - closed_zh_tw - co - cr - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - haw - he - hi - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - ms - mt - mus - my - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - ru_sib - rw - sa - sc - scn - sco - sd - se - searchcom - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sq - sr - ss - st - su - sv - sw - ta - te - test - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tokipona - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu

Static Wikipedia 2006: