Adelina Pireva
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Adelina Pireva ka lindur më 22 Prill 1981 në Gjilan. Me muzikë ka filluar të merret që nga mosha 9-vjeçare. Edhe si fëmijë ka marrë pjesë në shumë koncerte e manifestime të ndryshme. Në festivalin “Kosovarja këndon 1997” mori Mikrofonin e Artë, si shpërblim të SHKA “Agimi: nga Prizreni dhe vendin e 5-të nga Juria profesionale. Me Ansamlin “Gurra” të Gjilanit ka marrë pjesë në këto festivale: “Prizreni ’96, 97”, “Kaçaniku 2000”, “Oda Dibrane 1996, 1997, 2000, 2001”- Peshkopi, “Këngë Jeho 1995, 1996”-Strugë, “Sharri këndon “- Tetovë, “Festivali i Paqes 1998”-Bajram Pasha (Stamboll). Në këto festivale u nderua me shpërblime, mirënjohje e diloma të shumta. Ka marrë pjesë edhe në shumë koncerte humanitare, kryesisht që u është dedikuar heronjve të rënë për çlirimin e Kosovës dhe fëmijëve të dëshmorëve.
[redaktoni] Albumet
Deri më tash ka edituar 3 Albume dhe 4 Video Clipe.
- Dashurinë ta fala
- Live-me grupin Dasmorët
- Live- me grupin Triola