Abdurrahim Buza
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Abdurrahim Buza
(22 dhjetor 1905 – 1987)
Lind në Shkup në një familje gjakovare. Në moshën tetë vjeçare mbes jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më 1933 kur kthehet në Tiranë. Në vitin 1933 ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja ku punon si pedagog i vizatimi dhe më vonë nëndrejtor.
Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e parë janë të inspiruar nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.
[redaktoni] Veprat
Veprat që ja vlen të përmenden janë:
- Dasma kosovare
- Pogradeci
- Lagjja ime Nusja kosovare (1950),
- Një pjate rrush (1957),
- Autoportret (1960),
- Lojërat popullore
- Azem Galica dhe luftëtarët
- Refugjatët,etj.
Prej veprës se tij sot ruhen 500 tablo te realizuar në vaj dhe 10000 vizatime. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 59 punime të piktorit. Vepra të tjera ndodhen në Muzeun Buza në Tiranë.
Abdurrahim Buza u nderua me dekoratat Mësues i Popullit, Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit. Vdiq në Tiranë më 1987.