Gadishulli Ballkanik
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shënim: Kjo faqe duhet të pastrohet. Shikoni shkakun në fletën e diskutimit. |
Gadishull në Evropë
Ballkani "ure" apo "udhekryq" midis Europes dhe Azise, "sallate" popujsh ose "meltingpot" popujsh Fuci baruti apo fushe dyluftimi e Europes?
Te gjitha keto jane te verteta ose ishin ne nje epoke te caktuar, por ato nuk e shterrojne larmine e hatashme te viseve dhe njerezve te ketij gadishulli. Gadishull dmth e rrethuar ne tre ane nga detra: Adriatiku ne perendim, Mesdheu ne Jug, Egjeu dhe Deti i Zi ne lindje. Ne anen e katert ne veri , gjeografia ka vendosur kufirin e Danubit, por historia ka perfshire tokat rumune, ne simboze, c'është e verteta me Europen Qendrore dhe fushat e rusise.
Emri Ballkan është fjale turke qe dmth "mal". Me te vertete avjoni i katert i afrohet Athines, Tiranes ose Sofjes u ofron udhetareve paesazhe me kontraste te forta, ndersa aeroportet e zbrazeta te Beogradit ose te Bukureshtit jane pran Shumadise dhe Karpateve qe lartesohen e ulen si vale deti. Mali është i pranishem kudo. Ne veri është harku i Karpateve qe shkon deri ne 2520 metra. Vargmale terciale te stampuara rreth mases se madhe te rrezuar te Pononise , ato shpalosin rrudhat e tyre pre gelqerori dhe flishi te mbuluara me pyetje te dendura dhe zgjaten ne jug te Danubitndepermjet Ballkanit (Haemus -i i lashtesise, Stara Planina e sllaveve) te orientuar drejt lindjes nermjet bllokut te Rodopeve.
Ne qender ka masive te vjetra Herciniane te gerryera dhe pastaj te ngritura per ne lartesi malore. Rodopet, Rila, Pirini shkembenjte e kristalte te cilave kane kullota dhe pyje. Ato i japin Bullgarise majen me te larte te Gadishullit me 2920 metra, permbi manastirin e famshem te Riles. Ne perendim dhe ne jug është teresia e maleve dinarike me te cilat lidhen masivet e Sharit dhe te Pindit e malet e Poloponezit. Duke u kufizuar me Adriatikun , qe është si nje grope ato vene perballe diellit pllajat e tyre gelqerore te zhveshura , ose rrethojne blloqe te kristalta te cilat shkojne deri ne 2916 metra ne Parnas ne Atike. Ishujt e Jugosllavise dhe te Greqise lidhen me kete sistem dinarik e nga ky shkembejte e tyre kane nje bardhesi te shkelqyer.
Duke kufizuar ose duke u ndare nga masivet malore, fushat dhe rrafshnaltat e bejne me njerezor Gadishullin. Fare ne veri , Moldavia jashtaballkanike bashkon rrezemalin subkarpanik me kufinjte e fushes ukraineze. Ne jug te karpateve , depertimi i Danubit ne Portat e Hekurta lidh pellgun e Pononise dhe Detin e Zi me fushen e gjere luleshtore te Vllahnise, qe mbështëtet ne jug me rrafshnalten bullgare, duke u ngjitur bute - bute deri ne Stara Planina. Ne pjesen e siperme , gjate lumit te madh dega e tij Stava pershkon nje pjese te fushes hungareze, rruge e mbushur me nyje te kristalta si Medvenica e Zagrebit , Papuku i Daruvarit, Frushka Gora e Novi i Sadit me manastire te famshme. Me ne jug midis tre deterave , ka ultesira bregdetareose pellgje te fundosura si Fushegropa e Shkodres, Myzeqeja shqiptare, gjiri i Artes , fusha e Atikes , ajo e Thesalise , Kampania e Selanikut , pa harruar Trakten turke e cila nga dardanelet deri ne Besfor rrethon detin e Marmarase.
Shtete dhe kultura
Kur me 1354 turqit osmane nisen pushtimin e Gadishullit Ballkanik ata u ndeshen me pupuj qe kishin histori te gjate. Kjo trashegimni e te kaluares u mor persiper nga kultura me tipare te diferencuara nga shresezimet e njepasnjeshme te shekujve mbi tabanin etniko - fetar.
Helada nga qyteti grek ne perandorine maqedonase.
Helada është me e thella nga keto shtresa historike. Pikenisja e saj ishte detare. Ishulli i Kretes, platforme rrotulluese dhe furreshkrirje e ndikimeve te Azise se vogel, Fenikise dhe Egjyptit. U ka dhene arkeologeve gjuhen greke me te vjeter te vijes B (shekulli XV para eres se re). Talasokracia kretase sundoj Cikladet dhe brigjet perendimore te detit Egje.
Lenda tjeter perberese ishte kontinentale. Ardhja ne jug te gadishullit ballkanik te nje populli indoeuropin , akejt, qe perbejne valen e pare greke. Te ardhur nga veriu ata u vendosen ne Tesali, ne Greqine qendrore ne Peloponez duke injoruar detin emrin e te cilit - thalasa- ata e quajten parahelenet. Ne kontakt me kretasit dhe ndermjet tyre me egjyptjanet dhe hititet perpunuan qyteterimin mikenas (XVII-XVII) i cili u shtri deri ne Sicili. Ekspeditat e tyre qe ishin gjysem pirateri e gjysem kolonizim , i cuan ne sundimin e kretes, ndersa ardhja e pushtuesve te tjere i shtyu te organizonin ekspediten kunder Trojes.
Dorianet perbejne valen e dyte greke rreth 1100 vjet . Luftetar te rrezikshem te armatosur me shpata hekuri vinin nga rajonet e sotme maqedonase dhe bullgare , prej ku kishin perzene nga trakasit edhe Iliret. U vendosen ne Epir , ne Akranani dhe ne te gjithe Peloponezin, duke bere Sparten qendren e nje kulture ku mbizoteronte aspekti ushtarak, te cilen e eksportuan ne kolonite e tyre te Sicilise dhe te Detit te Zi dhe ku fryezoj poemat e Homerit.
Burimi: http://www.forumi.zeriyt.com/index.php/topic,17345.0.html
Ballkani, ishte qytetërim para Mesopotamisë
"Neue Zürcher Zeitung"
Perëndesha arushë dhe Perëndesha zog janë në fakt Perëndesha arushë?. Ja cila është fjala më e lashtë e një gjuhe njerëzore. Kjo frazë është shkruar para 7 000 vitesh në dy terrakota, të zbuluara së fundmi gjatë kërkimeve në Jela, në perëndim të Beogradit, në bregun jugor të lumit Sava . Ato përmbajnë shpjegime të shkrimit që quhet ndryshe shkrimi i Vincës, emri i vendit të njohur për centralin e vetëm bërthamor, që ndodhet pranë Beogradit. Shkrimi i Vincës u gjet në shumë vendkërkime arkeologjike në Ballkan dhe në Panoni (zona perëndimore e Hungarisë dhe ajo lindore e Kroacisë). Në këto rrënoja u gjetën dhjetëra simbole të ndryshme, që përbëjnë shkrimin e një kulture të vjetër europiane e pranishme në Europën Juglindore në periudhën neolitike, mes viteve 6000 dhe 4000 Para Krishtit e që ishin zhdukur nga pushtimi. Pllakat më të lashta kuneiforme që konsiderohen deri tani si format më të hershme të shkrimit datojnë 3 300 vjet para erës sonë.
Deshifrimi
Eshtë gjuhëtari amerikan ai që e ka deshifruar fjalinë për të cilët bëhet fjalë. Dikur pedagog i gjuhës dhe letërsisë së huaj në Universitetin e Edwardsville të Ilinoisit jugor, në afërsi të Saint-Louis , ai është aktualisht kryetar i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Kanadasë dhe SHBA-së. Ai e gjeti çelësin e zbërthimit të shkrimit të Vincës duke krahasuar fragmentet e mbushura me simbole dhe figurina në terrakotat e gjetura. Ai analizoi edhe lidhjet midis shenjave. Griffen u nis nga parimi se tekset gjendeshin në bobina me origjinë fetare apo duke qenë se gjithçka tjetër aty kishte sens mitik apo fetar, ashtu si legjendat mbi pleqërinë apo përrallat për rininë. Mbi dy terrakotat ai gjeti një varg shenjash identike, të njëjtat franza, të njëjtën shprehje, theksoi ai. Studiuesi ka identifikuar tre simbole të ndryshme, të lexueshme qartë. Mbi figurinat e terrakotave që përfaqësojnë arushat dhe zogjtë ose më mirë qeniet njerëzore me maskat e e arushave apo zogjve, përsëriten tre shenja të njëjta. Mendohet se ato i korrespondojnë konceptit të arushës, zogut dhe perëdeshës. Fjala perëndeshë është e rëndësishme dhe përsëritet disa herë: Arushë - Perëndeshë, Zog - Perëndeshë - Arushë Përëndeshë. Kjo ishte edhe fraza që gjeti Toby Griffen ?perëndesha arushë dhe perëndesha zog është e njëjta gjë, ose janë e njëjta perëndeshë?. Për të shpjeguar këtë frazë që duket e çuditshme, hyn në punë sensi logjik. Studiuesi amerikan iu drejtua mitologjisë greke. Artemisi, perëndesha e gjuestisë, kishte të bënte me pikërisht me konceptin e arushës dhe të zogjtë.
Lashtësia
Deri më tani, shumë studiues hezitonin të konsideronin shkrimin e Vincës si të vërtetë. Por, ishte arkeologia Marija Gimbutas ajo që zhvilloi konceptin e Europës së lashtë. Ajo konsiderohet si një autoritetet për kërkimet në kulturën neolitike në Europën Juglindore. Ajo e përshkruan këtë si një shoqëri matriarkale që kishte në qendër perëndeshën-nënë. Studimet e linguistit amerikan e konfirmojnë këtë vizion. Dhe ne mund të arrijmë në këtë përfundim: dokumentat më të vjetra të gjuhësisë së shkruara vijnë nga Europa Juglindore. Pra, Ballkani ishte një vatër e qytetërimit, madje edhe para Mesopotamisë.
Data kryesore
3300
Pllakat sumere me shkrime piktografike kuneiforme në Mesopotami konsideroheshin si forma më e lashtë e shkrimit e njohur deri tani
3200
Hieroglifet e para egjiptiane
2800
Shkrimet piktografike sumere bëhen fonetike
800
Shpikja e zanoreve me alfabetin grek
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |