Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Xhamia - Wikipedia

Xhamia

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Xhamia:Al Aksa
Zmadho
Xhamia:Al Aksa
Xhamia në Stockholm
Zmadho
Xhamia në Stockholm
Xhamia në Poloni
Zmadho
Xhamia në Poloni
Xhamia në Prizren
Zmadho
Xhamia në Prizren
Xhamia në Berat
Zmadho
Xhamia në Berat
Xhamia e Shah Faisal, Islamabad, Pakistan
Zmadho
Xhamia e Shah Faisal, Islamabad, Pakistan
Xhamia në Vjenë
Zmadho
Xhamia në Vjenë
Xhamia në Londër
Zmadho
Xhamia në Londër

Xhamia është vend i shenjt i muslimanëve ku i bëjnë lutjet dhe tubimet fetare islame.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Xhamia e parë

[redaktoni] Xhamitë e shenjta

[redaktoni] Vlera e namazit në xhami

[redaktoni] Historia e rolit të xhamisë

Angazhimi shpirtëror i Arabëve para islamit ishte i kufizuar vetëm në poezi, që atëherë e arriti edhe lulëzimin e vet më të lartë. Njohuria e tyre në astronomi nuk ishte tjetër pos astrologji, kurse për njohjen e medicinës mos të flasim. Profesionet tjera të tyre ishin: studimi i gjurmëve të njerëzve në rërë, prognoza atmosferike, duke u bazuar në re dhe drejtimet e erës, mohimi i të ardhmes etj., jo që nuk mund ta quajmë njohuri por edhe naive. Të gjitha të mirat që mbështeteshin në mendjen e bijve të shkretëtirës, me të cilën krenoheshin, mirë e ruanin dhe brezit të ri ia dorëzonin. Feja Islame, të cilën Arabët shpejt e pranuan, ua hapi fushat e reja të punës, për njohuri shumë sferash.

Islami bazohet në Kuran dhe në Sunet. Kurani është burim i të gjitha njohurive, prandaj studimi i Kuranit është obligim dhe nevojë elementare, e në radhë të parë leximi i tij. Mësuesi i parë ishte Muhameti pastaj shokët (arab.: Sahabët) e tij. Në xhami, pasi e falin namazin, mësonin Kuranin, sheriatin, praktikën islame etj.

Shokët e Muhametit me vëmendje e përcillnin çdo hap të tij, mbanin në mend fjalët e tij mbi fenë dhe principet fetare mbi jetën… Në këtë mënyrë ata edhe u bënë mësuesit më të respektuar pas Muhametit

Leximi dhe ligjërimi i Kuranit, tubimi i haditheve, themelimi i shkencës së Akaidit dhe shkencat e tjera ishin dëfrime për mendimtarët e shekullit të parë të fesë islame.

Për Arabët kjo nuk ishte vështirë, sepse Kurani ishte në gjuhën arabe. Por, për popujt tjerë që e pranuan Islamin, numri i të cilëve rritej çdo ditë e më shumë, hasnin në pengesa. Për ta ishin të panjohura shumë shenja të shkrimit arab, i cili nuk ishte plotësisht i përsosur, gjë që shkaktonte gabime gjatë leximit të Kuranit. Për ta tejkaluar këtë gjendje, gjuhëtarët i vendosën disa pika (arab.: nukta) lartë dhe poshtë shkronjës në shenjë vokali dhe bashkëtingëllore të ngjashme , kurse disa të tjerë u morën me etimologjinë dhe terminologjinë e shkronjave dhe të fjalëve si dhe drejt theksimin e tyre. Kështu filloi zhvillimi i shkencës së leximit të Kuranit, (arab.: ilm ‘ul- kiraeti.). Gramatika e gjuhës arabe (arb.: ilm’ul-sarfi we’n-nahwi), të cilën me entuziazëm e studiuan edhe besimtarët e popujve tjerë, të cilët dëshiruan ta mësojnë Kuranin, hadithet, poezinë e vjetër arabe dhe shkencat e tjera që posa kishin filluar t`i marrin bazat e para

Përveç shkencës së leximit të Kuranit, të hadithit dhe intepretimit të tij, filluan të zhvillohen edhe: Shkenca mbi të vërtetat e besimit (arab.: akaidi), pastaj shkenca e të drejtës fetare dhe të devotshmërisë (arab.: ibadeti) dhe drejtësia në përgjithësi (arab.: muamelati}.

Të gjitha këto shkenca të porsaformuara mësoheshin nëpër xhamia.

[redaktoni] Kut-tabët - mektebet

Shkollat fillestare të quajtura “Kut-tab” (sot: Mektebe) gati ishin në çdo xhami apo mesxhid. Këtu fëmijët mësonin të shkruajnë dhe të lexojnë. Mësuesi i parë quhej Mukatib. Paga e tij ishte dhuratat që ia jepnin prindërit e fëmijëve të pasur. Këto shkolla në sy të shtetit ishin private dhe problem i asaj lagjeje. Organet kompetente shtetërore nuk ndërhynin aspak në këto punë.

Pas këtij mësimi, fëmija dërgohej në xhami, në mësim të mesëm dhe të lartë, ku mësuesi (arab.. muderrisi) mbante ligjërata publike. Nëse nuk mjaftonte vendi apo nuk ishin të kënaqur me shkallën e diturisë fëmijën e dërgonin nëpër vende të ndryshme për të kërkuar dituri. Ata shëtitshin gjersa e gjenin mësuesin që u pëlqente dhe aty qëndronte për të mësuar. Prindi i tij ishte i obliguar ta furnizonte fëmijën e tij edhe kur ta kalonte kurimin sipas sheriatit.

[redaktoni] Xhamia – shkollë e mesme dhe e lartë

Shehu (arb.: Muderrisi apo ustadhi) ulej në një kënd të xhamisë e rreth tij tuboheshin nxënësit (arb.: tilmidh apo talib) të cilët me vëmendje e dëgjonin shehun e tyre, shënonin dhe mbanin në mend. Shehu vetë e lexonte ndonjë tekst, apo e lexonte ndonjë nxënës e pastaj e sqaronte me shembuj. Ndodhte edhe kjo që nxënësi ta zëvendësonte edhe mësuesin , kurse ai (mësuesi) qëndronte anash, e sipas nevoje jepte sqarime.

Kjo ishte aq më mirë, sepse diskutohej dhe bëheshin pyetje apo i mbronin pikëpamjet e medhhebeve të tyre.

Disa prej këtyre shkollave quheshin sipas dijetarit të xhamisë si (“rrethi i nxënësve të Ebu Is’hakut”, “Shiraziut” në xhaminë e El-Mensurit në Bagdad, kurse autoriteti i shkollës varej nga shkalla e dijetarit dhe numri i nxënësve.

Nëpër qytetet e mëdha, ligjëratat i mbanin disa dijetarë në disa vende, në disa sfera dhe shpesh edhe në të njëjtën kohë. Nxënësi i ndiqte disa ligjërata dhe mësonte aq sa donte dhe kur donte, kurse mësuesin e zgjidhte sipas dëshirës së tij. Nxënësi i cili shkonte rregullisht në shkollë, mësuesi e shënonte se është i rregullt, dhe, sa duket, kjo ishte krejt çka nxënësi merrte nga mësuesi i tij. Mbi aftësinë e tij nuk vendoste mësuesi, por ai vetë duhet ta tregonte atë duke organizuar korrepticione e pastaj duke i mësuar të rinjtë e pavarur.

Autoriteti i tij varej nga kolegët e tij dhe nga numri i dëgjuesve etj. …

Mësimi publik ishte privat. Dijetari nuk kishte kurrfarë kompetence apo privilegje për këtë. Ai atë e bënte për hir të Islamit sepse është mëkat të kesh dituri e mos ta shfaqësh atë. Dëshira e lirë shpirtërore i nxiste dijetarët e asaj kohe që mos të rrinë duar kryq. Numri i dijetarëve gjithnjë rritej. Përveç Medinës dhe Mekës, shkolla u hapën edhe në Damask, Kufe, Basra, Bagdad, Kajro etj. Me hapjen e tyre u zmadhua edhe horizonte i njohurive të arabëve.

[redaktoni] Roli i xhamisë në kohën moderne

Është për tu thënë se xhamia në shumë vende të botës ka luajtur dhe luan edhe në ditët tona funksionin e njëjtë për të cilin edhe është paramenduar, edukimin dhe arsimimin e popullsisë, dhe mendimi që xhamia është vetëm një objekt fetarë në të cilin luten e falen njerëzit është më tepër propagandë ateiste. Në fakt ajo është objekt fetar dhe se edukimi i popullit bëhet në frymën islame mirëpo kjo nuk i pengon nxënësit që në to të arsimohen me metoda shkencore dhe fundi i fundit nuk duhet harruar se shkolla dhe shkenca që ne sot e njohim nuk do të ishte e tillë ç fare është, po të mos ishin objektet fetare.

Edhe pse në shtete paksa më të zhvilluara sistemi shtetërorë ju ka mundësuar shumicës së popullsisë shkollimin, në botë ka me miliona fëmijë që këtë shërbim duhet të paguajnë apo fare nuk kanë një shërbim të tillë. Kjo e bënë që Xhamia të ketë rendësin edhe më të madhe ashtu që edukimi, arsimimi dhe civilizimi i njeriut të mbërrijë në çdo këndë të rruzullit.

Në këtë drejtim feja islame me ndihmën e Zotit ja ka arritur që në gjithë sipërfaqen ku shtrihej ajo gjatë historisë të ndërtojë me miliona qendra të tilla që nga Pirinejetë në perëndim e deri në Oqeani, në lindje nga Mesdheu në veri e deri në xhunglën afrikane në jug.

Si qendra me nam për nga numri i xhamive që ofrojnë shërbimin e arsimit llogaritet të jenë Bagdadi (rreth 100,000 xhamia), Kajro (30,000) dhe Kardova (3,000)

Në ditët tona në shtete në të cilat feaj islame është e pranuar si fe shtetrore, shkollimi në shkollat fetare pranohet paralel me sistemin shkollor shtetrorë.

Është kuriozitet që në shumë vende të botës numri i xhamive që kryejnë shërbimet e arsimit apo numri i nxënësve në to edhe sot është më i lartë se i shkollave të ndërtuara nga shteti përkatës në këto vende.

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com