Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Kalifati - Wikipedia

Kalifati

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Kalifati është hapsira që gjendet nën qeverisjen e zëvendësit/trashëgimtarit.

Nga historianët llogaritët që arabët deri para shekullit I-të p.e. sonë kanë jetuar në pjesën veriperëndimore të gadishullin arab dhe diku nga fundi i shekullit e kanë populluar edhe pjesën jugore të gadishullit.

Si degë ekonomike kishin të zhvilluar punimin e tokës dhe kultivimin e Deveve (gjithashtu por më pak të deleve dhe dhive) që shin ngushtë të lidhura me jetë fshatare endacake. Kultivimi i Deveve ishte një degë që përdorej për tregti me vendet e largëta dhe që e garantonte ekonomin e çobanëve dhe fshatarëve. Fjala "Arab" përshkruan një fshatarë apo çobanë të këtyre vendeve. Jeta shoqërore këtyre fshatarëve e çobanëve ishte e ndikuar nga fisi i cili kryesohej nga Pirësi (arab.: Sheik). prirësi i fisit kryente detyra të ndryshme shoqërore përbrenda fisit si që është p.sh. gjykimin e ngatërresave, dhënien ndihmë të vobektëve si dhe shpalljen e luftës. Këto detyra ai i kryente në pajtim me plakun e fisit që ishte njëherit anëtari më i moshuar.

Shikuar nga besimi, arabët besonin në shumë perëndi (Politeistë). Në shekullin IV dhe V në disa grupe arabe si Nabateët dhe Lamidët përhapet feja krishtere. Sipas Kuranit (22/78) përmendet një varrezë e "Religjionit të Abrahamit". Këta nuk e përdornin për ushqim mishin e derrit mirëpo jetonin me norma e zakone të këtij religjioni.

Në vitin 570 në Mekë lind Hashemid Muhamedi (i bekuari Muhamedi) i cili në moshën 25 vjeçare martohet me Hatixhen që ishte më e moshuar se ai. Për deri sa Hatixhja, ajo ishte e vetmja grua e profetit të më vonshëm. Me Hatixhen ata sollën në jetë shtatë fëmijë, nga të cilët vetëm një vajzë mbijetojë (Fatima/Fatimja) e cila la një nip.

Diku në moshën 40-vjeçare Muhmedi lajmëron për ngjarjen që i kishte ndodhur në një formë të ftesës së Zotit që thoshte që ai të ishte profet i popullit të vet dhe Muhamedi duhej të thirrje një fe të re të quajtur Islam. Pas një kohe filloj të i këshillojë bashkëqytetarët e Mekës për ftesën në një besim nën mëshirën e krijuesit Zot dhe ndryshime për një jetë më të mirë.

Rezistenca fillojë, të rritet kështu që në vitin 615 Muhamedi dhe besimtarët e tij ikin në Abesin për tu kthyer së shpejti në Meka. Dhe në vitin 622 i duhej që të tërhiqej në Yatrib (Medina). Ky vit, 622 merret edhe si "hixhra" apo viti i fillimit të llogaritjes së kohës sipas fesë islame.

Tani feja islame është njëra nga pesë religjionet më të mëdha botërore. Besimtarët e kësaj feje thirren myslimanë. Korani është shkrimi i shenjtë dhe vetia kryesore e kësaj feje është besimi në një Zot (Monoteizmi). Sipas Muhamedit gabimi i klerit hebrejanë është distancimi nga Jesus Krishti ndërsa i klerit krishtere është respektimi i tij si Zot.

Si do që të jetë, vetit kryesore të besimtarëve mysliman që e dallojnë nga besimtarët e religjioneve tjera monoteiste janë "pesë shtyllat" e islamit:

  1. Pranimi i Islamit si fe e besimtarit (Shahdet-i). Kjo bëhet sipas mundësive gjatë çdo lutje.
  2. Lutja rituale (Salat-i). Besimtari lutet pesë herë në ditë dhe gjunjëzimi bëhet gjithmnë në drejtim të Mekës
  3. Tatimi për të varfëritë (Sakat-i) që është obligim për çdo besimtarë të fesë
  4. Nxhinimi (Saum-i). gjatë kohës së nxhinimit të Ramazanit i kushtohet paraqitjes së engjëllit profetit. Ramazani është çdo vit me duke u shtyre nga 12 ditë dhe gjatë kësaj ditëve të nxhinimit është e ndaluar ngrënja dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim të tij. Po ashtu edhe veprimet imtime si marrëdhëniet seksuale, puthjet janë të ndaluara (këtu bëhet fjalë edhe për objekte private)
  5. Udhëtim në Mekë (Haxh-i) është shtylla e fundit në të cilat bazohet feja Islame. Ky udhëtim duhet të bëhet vetëm nga besimtarët që jetojnë jetën e tyre rreptësishtë në bazë të rregullave që dalin nga feja Islame dhe për besimtarët që në rrethin familjarë kanë ndokënd në vështirësi ekonomike është e ndaluar.

Pas vdekjes së Muhamedit më 632 Kalifët filluan luftën për përhapjen e fesë së re. Kalifi i parë pas Muhamedit ishte Abu Bakr. Kalifët nuk ishin profet, pra nuk ishin të dërguar të krijuesit, mirëpo me gjithë atë ata donin të mbanin për vete autoritetin fetarë. Me ardhje në krye të Kalifit Abu Bakr ai filloj të sulmonte perandorin Bizantine. Deri më ardhjen e Kalifit të dytë Umar ibn al- Chattab ishte pushtuar pothuaj se e gjithë Arabia, provincat e Bizantine të Sirisë dhe Egjiptit si dhe menjëherë pastaj mbretëria Sasanid-ve. Ushtarakët arab nuk ngjanin në ushtri fisi por një fuqi e ushtruar dhe organizuar që dinte që qëllimet për pushtimin e tokës dhe të pasurisë të i mishërojë me qëllimet për përhapjen e fesë Islame. Fuqia gjithnjë e më tepër kalonte në veri ku gjendeshin tokat e pasura të banuara me dendësi të madhe si Siria dhe Iraku. Kalifi i tretë Uthman ibn Affan për dallim nga dy të parët në vitin 644 kishte të bënte luftë me grupe që e rezistonin atë përbrenda udhëheqjes së tij, kështu që më 656 vritet. Me këtë fillon edhe periudha e luftës së brendshme të fuqisë arabe. Në vitin 664 arrihet një marrëveshje dhe fuqia i bie në dorë udhëheqësit të Sirisë Mu´awiya ibn Abi Sufyan dhe nga historianët merret si pikë e ndryshimeve të rëndësishme.

Nga kjo kohë titulli Kalif fillon të përcillet si trashëgimi familjare. Përfaqësuesit thirreshin Umajad-ët. Mu´awiya ja jep titullin të birit të vetë i cili e vazhdon traditën duke ja lënë po ashtu të birit.

Pastaj fillo periudha e luftës qytetare gjatë së cilës ndryshojnë raportet e forcave dhe Damasku njihet si kryeqyteti i ri i perandorisë arabe.

Nga Damasku gjer më 650 arabët islamizojnë tërësisht Afrikën Veriore. Nga ekspertet e "gërmadhave" të Bizantit merret si koha kur myslimanët fillojnë të aktivizohen edhe në det. Më 649 pushtojnë Qipron dhe menjëherë pastaj Sicilinë. Në fund të shekullit VII, Kalifati arab arrin në bregdetin e atlantikut, në Marok dhe më 711 hynë në Spanjë ku marrin nën kontroll pothuaj se gjithë gadishullin e Iberisë si dhe toka në pjesën jugore të Francës. Ndërsa në drejtim të lindjes u pushtuan tokat deri në Oxus dhe më këtë vije deri depërtimi i par mysliman në veriperendim të Indisë.

Depërtimi islam në drejtim të perëndimit u ndal një shekull pas vdekjes së profetit më 732 nga Karl Martell në betejën afër Poities (Francë). Me këtë arrihet edhe kulmi i pushtimeve dhe depërtimi i fesë islame nuk paraqiste rrezik për vendet kufitare pasi që ata kishin pushtuar shumë toka por nuk kishin arritur për të përforcuar mbrojtjen e tyre.

Pas viteve 749-754 gjatë të cilave Umajid-ve ju deshtë të iknin pasi që u mundën nga Abasidët vije në fuqi Kalifi Abul-Abbas pasardhës i Axhës së Muhamedit. Me këtë sipas tyre fuqia bie si ka dashtë zoti në vendin dhe rendin e vetë pasi që ishte ndotur nga Umajid-ët.

Sundimi i Abasidëve nuk dallonte fare nga sundimi Umajd-it. Po sa erdhi në fuqi Kalifi Abul-Abbas filloj pastrimin (vrasjen) së pari të njerëzve që e sollën në fuqi. Me vdekjen e Abul-Abbas-it titullin e Kalifit e merr i vëllai, i cili mbante titullin sundues al-Mansur (Fituesi). Nga këtu qendra e fuqisë zhvendoset në Bagdad dhe fillon koha e lulëzimit nën sundimin e Abasidëve e cila merret si kulmi i historisë së Islamit. Kjo periudhë zgjatë deri në fund të shekullit X kur sunduesit në provincat perëndimore fillojnë të pavarësohen dhe më vonë edhe sunduesit e provincave në lindje. Pavarësimin e tyre Kalifët nuk mund ta ndalnin edhe me ushtritë e paguara.

Në Kajro më 910 del në skenë një njeri me prejardhjen nga çika e Muhamedit, Fatima dhe shpallet Kalifë dhe më vonë udhëhiqte Kalifatin me Egjiptin dhe Sirinë të njohur si "Fatimidët". Fatimidët sundojnë gjer në vitin 1171 kur një ushtarak Kurdë i shkarkojë. Ky ja arrin që deri në fund të shekullit XI të mund kalorësit e kryqëzatës Evropiane në qytete e Palestinës dhe përreth saj.

Gadishulli Iberik i cili qeverisej nga Umjad-ët fillojë të shpërndahet në pjesë të vogla dhe nuk paraqitshin ndonjë pengesë për depërtimin e krishterimit nga veriu në jug. Sicilia u humbë në duar të çobanëve të Evropës veriore.

[redaktoni] Selxhukët

Selxhukët ishin një dinasti turke me një trupë të fortë ushtarake që në vitin 1055 sundonin Bagdadin, Iranin, Irakun dhe pjesë më të madhe të Sirisë. Pasi që selxhukët nuk kishin të drejt Kalifi ata sundonin ndërsa titullin pa ndonjë ndikim e mbanin Abasidët. Gjatë shekullit të XIII nga një dinasti mongole që nuk i takonte fesë Islame rrezikohen tokat në pjesën lindore që merreshin si të kalifit Abasidë dhe më 1258 forcat e tyre hynë në Bagdad dhe e vrasin Kalifin. Sundimtarët mongol që sundonin në Irak dhe Iran pranojnë për vete fenë Islame mirëpo edhe më këtë ata nuk arrijnë të depërtojnë më tutje në perëndim pasi që hasin kundërshtimin e Mamalukëve (ushtarakë skllav), gjatë viteve 1250-1517. Këta ushtarë, pra Mamamalukët shkatërrojnë qytete e themeluara në Siri dhe Palestinë nga kalorësit e kryqëzatës

[redaktoni] Shurja e Kalifatit

Gjatë kësaj kohe kufijtë e myslimanëve pësojnë ndryshime të mëdha. Përhapja e fesë Islame tani bëhej edhe pa pushtime. Kështu një pjesë e madhe e popullsisë së Greqisë kalon në Islam. Besimtarët myslimanë dhe sunduesit mysliman zgjerohen edhe në lindje deri në Indin veriore ndërsa në Afrikë përhapej nëpër vendet që bënin tregti me myslimanët kështu besimtarët mysliman zgjerohen deri në brigjet e Afrikës jugore. Perandoria Arabe tani më ishte rrënuar mirëpo njerëzit edhe më tutje merrnin fenë Islame.

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com