Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Albaniku - Wikipedia

Albaniku

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë


Albaniku
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
18,500* banorë
24.6 banorë/km²
Sipërfaqja 750 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Mitrovica
Adresa e kuvendit ?
Posta 43500
Prefiksi telefonik 0381 28
Faqe zyrtare KK Leposaviq**
Politika
Kryetar Velimir Bojović
Partia udhëheqëse DSS
**. Nuk është integruar në AKK


Albaniku apo ish-Leposaviqi është vendbanim dhe qendër e komunës me të njëjtin emër në pjesën veriore të Kosovës. Komuna e Albanikut zë një sipërfaqe prej 750 kilometra katrorë në fushën e lumit Ibër në veri të Mitrovicës. Në këtë komunë gjenden 72 katunde me një popullsi prej 18,500 banorëve nga e cila shumica janë serb. Në këtë komunë gjatë luftës në Kosovë janë bërë pastrimet etnike në tri katund që kanë qenë të banuara vetëm nga shqiptarët dhe janë dëbuar 600 persona. Albaniku është i begatuar me pasuri natyrore dhe ka një pozitë të mirë gjeografike si pikë lidhëse në mes të Kosovës, Serbisë dhe Sanxhakut.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Pak histori

Për Albanikun në kohën dardane nuk dihet po thuaj se asgjë përpos se në këtë trevë kanë jetuar fise Ilire. Në përgjithësi për Albanikun si vendbanim dihet shumë pakës dhe atë nga burime jo serioze serbe. Por në përgjithësi thuhet se në këtë pjesë kanë qenë të vendosura zakonisht reparte ushtarake që nga koha romake. Nga hartat antike vërehet se kjo pjesë gjatë gjithë historisë ka qenë pjesë e përbashkët e Kosovës së sotshme. Burimet e boshnjakëve të Sanxhakut Tregu i Ri , thonë se kjo pjesë d.m.th pjesa e cila gjendet mbi veriun e Mitrovicës gjatë kohës osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut dhe në këtë pjesë kanë qenë të ndërtuara “rrugë tregtare” që kanë shërbyer atë kohë për tregti në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit. Me gjithë këto pohime ata nuk kanë të dhëna se nga ku flitej për pjesë të Sanxhaku. Gjatë luftës bandat serbe kanë dëbuar nga kjo pjesë gjithë banorët shqiptarë.

Pas dëbimit të pjesës më të madhe të njësive të armatosura të bandave serbe nga Kosova, banorëve serbë të ardhur nga Knini ju bashkëngjiten edhe serbë nga viset tjera të Kosovës, Sanxhakut dhe Rashkës, këta të fundit janë të regjistruar edhe si banorë të vendeve të tyre nga vijnë. Tani (2006) Albaniku dhe banorët e saj financohen dy fish. Në njërën anë marrin të ardhura nga qeveria e Kosovës ndërsa në tjetrën anë nga një fond i organizua dhe financuar nga qeveria e Serbisë.

[redaktoni] Gjeografia

Komuna e Albanikut zë një sipërfaqe prej 750 kilometra katrorë në fushën e lumit Ibër në veri të Mitrovicës. Në këtë komunë gjenden 72 katunde me një popullsi prej 18,500 banorëve

[redaktoni] Ekonomia

Zhvillimi i ekonomisë së komunës së Albanikut është i lidhur ngushtë me zhvillimin e kompanisë Trepça. Për shkak të mos funksionimit të kësaj kompanie edhe ekonomia e Albanikut tani (2006) është ekonomi fshatare. Mirëpo dhe në këtë komunë gjenden komplekse të kompanisë Trepça të cilat janë në gjendje të mjerueshme dhe futja e tyre në funksionim është e pamundshme. Fabrikat më të mëdha gjenden janë Trepça, Hrast, Prva Petoletka dhe Crystal dhe punojnë me një kapacitet prej afro 30% - 40%.

Papunësia në këtë komunë sipas administratorit të komunës figuro me 1,297 të persona. Ka një numër të madh të organizatave ndërkombëtare që kanë krijuar projekte të ndryshme për zbutjen e papunësisë. Për organizimin e këtyre projekteve përkujdeset OEK dhe Asociacioni i Bizneseve.

Rrjeti rrugorë i komunës është në nivel të Kosovës. Kohët e fundit (2002) është rindërtuar rruga Mitrovicë-Leshak ndërsa rrugët tjera sekondare janë në gjendje të dobët dhe riparimi i tyre bëhet aty këtu nga KFOR-i. Furnizimi i popullsisë me ujë të pijshëm dhe rrymë elektrike është një ndër problemet që dukshëm ndikojnë në gjendjen e përgjithshme ekonomike te komunës. Në kohët e fundit për shkake të ujit të ndotur është përhapur një epidemi.

Problem kryesorë i ekonomisë së komunës është menaxhimi i pasurive natyrore dhe i fuqisë punëtor si dhe mungesa e mjeteve financiare për modernizimin e objekteve ekonomike ekzistuese.

[redaktoni] Demografia

Shiko : Lista e ardhacakëve - Albaniku

Në strukturën e popullsisë së komunës Albanikut përpos ndryshimeve natyrore një rolë të madh kanë luajtur edhe projektet e qeverive të ndryshme Serbe të cilat që nga okupimi i kësaj pjese me qëllim të ndarjen së kësaj pjese nga lidhja tradicionale kulturore me Sanxhakun. Deri më tani ka informata të pakta që mund të përdoren si burime të sakta për numrin e serbëve të prurë në këtë komunë. Kështu nga një burim kuptohet se nga qeveritë serbe janë sjellur banorë nga Serbia. Mirëpo numri i familjeve të vendosura që figuron aty nuk është i plotë. Në këtë dokument qeveritë serbe pranojnë që në kuadër të "reformave agrare" në këtë komunë është vendosur një familje. Sido që të jetë, nga burimet e Sanxhaklive (banorëve jo serb) kjo pjesë ka qenë e banuar nga shqiptarët dhe boshnjakët e sanxhakut që dallojën pak nga ata të Bosnjës. Po ashtu nga këto burime bëhet e ditur që pas largimit të Perandorisë Osmane ka pasur pastrime të mëdha etnike në këtë komunë e cila më parë ishte e zhvilluar dhe luante rolin e një ure lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit.

Si do që të jetë pjesa më e madhe e popullsisë serbe përbëhet nga pasardhësit e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në frontin e Selanikut gjatë luftës ballkanike kundër osmanëve. Si shpërblim të këtyre luftëtarëve të quajtur "solunci" qeveria serbe e asaj kohe ju ka dhënë atyre tokat e shqiptarëve.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Boshnjak  % Romë  % Total
1991 regj. 1,101 6.7 14,306 87.8 600 3.7 163 1.0 16,291
Januar 1999 902 N/A 15,365 N/A 940 N/A N/A N/A N/A
Tani (log.2006) 67 18,000 240 203 18,500përaf.
Burimi:1991 Shifrat: Registrimi Civil i Popullsisë 1991; Përbërja Nacionale e Komunave (Yugoslav Statistics Bureau, Belgrade, 1993), faqe 123-125 ; 1999

Shifrat: Kosovo Village List (UNHCR, Mars 9, 1999)
Ref: OSCE (.PDF/ HTML)

[redaktoni] Kultura

Kultura në komunën e Albanikut është zhvilluar vonë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar. Më parë në këtë anë nuk mund të flitej për diç tjetër pos për një kulturë të varfër fshatare. Qendra kulturore që ndodhet në dy ndërtesa prezanton koncerte dhe manifestime të ndryshme kulturore. Ndër degët kulturore më të zhvilluara janë Shoqëria Kulturore e Artistëve e cila përkujdeset për mbajtën në jetë të vallëzimeve dhe këndimit folkloristik dhe kohëve të fundit është duke u bërë gjithnjë e më e njohur edhe jashtë kufirit të Kosovës. Shumë shoqëri kulturore që më parë gjendeshin të vendosura në Prishtinë tani kanë krijuar këtu fole. Tani 2005 banorët thonë se kanë themeluar në këtë komunë "Institutin e Kulturës Serbe", "Teatrin Kombëtar" si dhe disa "Fakultetet" universitare. Si do që të jetë kultura e komunës organizohet nën ndikimin e kishës ortodokse serbe me qendër në Beograd dhe kryesisht është e ndjeshme me zhvillimet politike në Kosovë.

[redaktoni] Edukimi

Komuna e Albanikut ka tre biblioteka me 22.215 libra. Biblioteka kryesore ka 11.366 libra, ndërsa degët në Leshak, Vraçevë dhe Soçanicë kanë 10.849 libra.

[redaktoni] Religjioni

Në territorin e komunës janë gjashtë kisha, njëra nga të cilat është proklamuar si bazilikë. Deri më 2006, objektet e njohura fetare kanë qenë:

  • Kisha ortodokse në katundin Ulije në krye me Milovan Kojiqn
  • Kisha ortodokse në Leshak në krye me Miroslav Popadiqin
  • Manastiri ortodoks në Soçanicë në krye me priftin Jovan
  • Kisha e Shën Vasil Ostroshkit në qendër të Albanikut, në krye me Milovan Kojiqin
  • Kisha ortodokse bë katundin Vraçevë në krye me Miroslav Popadiqin
  • Kisha ortodokse në katundin Drenovë në krye me Miroslav Popadiqin

[redaktoni] Media

Në komunën e Albanikut mediat janë kryesisht në gjuhën serbe. Kryesisht janë pesë mediume informative nga të cilat njëra informon për shërbimet komunale. RTV Mir është më tepë një qendër politikisht e motivuar që afirmon demokratizimin dhe është pronë e ish-kryetarit të Albanikut Nenad Radosavljeviqit. Radio stacionet tjera emitojnë më tepër programe muzikore ndërs stacionet tjera televizive bëjnë transmetimin e programeve nga stacionet tjera televizive. Si do që të jetë mediumet e regjistruara janë:

  • Blic - Gazetë në gjuhën serbe, pronar i së cilës është Miodrag Dumqiqi.
  • Vecernje Novosti - Gazetë në gjuhën serbe, pronar i së cilës është Dushan Qutiqi
  • Politika - Gazetë në gjuhën serbe, pronar i së cilës është Dragan Antiqi
  • Impuls - Radio në gjuhën serbe, pronar i së cilës është Ivan Radosavljeviqi
  • Bubamara - Radio në gjuhën serbe, pronar i së cilës është Radovan Nedeljkoviqi
  • RTV Mir - Radio në gjuhën serbe në valët FM 102,2, pronar i së cilës është Ivan Vuqkoviqi
  • Socanica - Radio në gjuhën serbe, pronar i së cilës është Miloje Jevtiqi
  • Radio Horizon - Radio në gjuhën serbe në valët FM 98.0, pronar i së cilës është BELUROKOS

[redaktoni] Politika

Artikulli kryesor: Zgjedhjet lokale - Albaniku

Partitë politike të Albanikut llogaritet të jenë moderate në krahasim me partitë ekzistuese në komunat veriore të Kosovës.

Pas zgjedhjeve të lira më 2002 në Kosovë, në komunën e Albanikut ka fituar koalicioni në mes të DSS dhe SNC-së. Si do që të jetë politikat bëhen në mënyrë individuale dhe prapa spektrit politik të komunës. Problemi kryesorë është që partitë ekzistuese nuk kanë projekte të qarta që do të ndihmonin mëkëmbjen e infrastrukturës dhe zgjedhjen e problemeve jetësore me të cilat është kapluar komuna.

Në komunën e Albanikut janë krijuar dhjetë degë apo parti politike nga të cilat më aktive janë: DSS, SNV, DS, DHSS, SPS, SRS, JUL, ND, NS dhe SPO. këtyre partive ju bashkëngjiten edhe disa forma tjera të organizimit të qytetarëve si "Iniciativa GIZ" dhe "GIPP" (Iniciativa Qytetare për Kthim dhe Qetësim). Në fund të vitit 2004 është krijuar edhe partia "G17 Plus" nga ish-anëtarët e partisë Social Demokrate (SD) dhe Kthimi i Forcave Serbisë.

[redaktoni] Infrastruktura

Deri vonë pas luftë në komun për "siguri" janë përkujdesur banorët e armatosur të ndihmuar nga bandat serbe të ardhura nga Serbia. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve. Policia ka shpallur konkurse për punënsim edhe të popullates serbë në rradhët e veta. Si do që të jetë der në këtë kohë për gjendjen e siguris ka shumë pak të dhëna dhe ato që janë vijnë nga bandat serbe me qender në Beograd.

[redaktoni] Të tjera

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Pushime

[redaktoni] Shiko dhe këtë

  • Foto galeria

[redaktoni] Burim i të dhënave

[redaktoni] Lidhje të jashtme





Në gjuhë të tjera
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com