Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Historia e Istogut - Wikipedia

Historia e Istogut

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Formimi i rrethit të Istogut

Rrethi i Istogut në kuptimin e sotëm administrativ është formuar më 1913, pas pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive serbo-malazeze. Po atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e popullsisë së këtij rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth është organizuar në gjashtë komuna: Istog, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan, Vrellë dhe Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një komunë me qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Istogut përafërsisht përputhen me ata të ish-Rrethit të Istogut me qendër në Istog, pos që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajt.

Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Istogut i ka takuar Sanxhakut të Pejës, pos kazasë së Istogut, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës (Ivangradi) dhe Gucisë.

Deri sot nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë për këtë vendbanim para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve. Gjurmë të këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në mesjetë dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër Rozhajë-Kullë e Istog e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së kësaj rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë vendbanimesh. Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë vendbanime të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e ngrohtë të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim ilirët dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Syrigana (emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç, gjuhëtarët kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje ilire. Ky lum kalon nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te Zabllaçi derdhet në lumin e Istogut. Me hulumtime të tjera do të mund të dëshmoheshin edhe shumë toponime të tjera që i kanë shpëtuar sllavizimit.

Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike që këndej janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është shfrytëzuar mermeri i njohur i Banjës, i quajtur Oniks, me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa kisha në fshatrat buzë bjeshkëve të Istogut dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të faltoreve dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllav.

Rrethi i Istogut si gjithmonë ka qenë kryesisht i banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy regjistrimet e popullisë që i ka bërë Mbretëria Serbe Kroate Sllovene. Më 1913 Rrethi i Istogut ka pasur mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i Istogut ka pasur vetëm 20.159 banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar shqiptarë dhe vetëm 5.658 serbë.

Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit dhe gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur ish-Jugosllavia mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të organizuar shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë në favortë popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në favor deri në 20 për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë sllave në strukturën e përgjithshme të popullsisë së rrethit të Istogut.

[redaktoni] Burim i të dhënave

  • Komuna e Istogut gjatë LNÇ , versioni i parë, në dorëshkrim, hartuar nën përkujdesjen e dr. Ali Hadrit dhe Millorad Vaviqit; cituar sipas: Rrustem Rugova: "Varret e përbashkëta", Rilindja, 1997, Prishtinë)
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com