Charles Baudelaire
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Charles Baudelaire (Sharle Bodler) lindi më 9 prill të 1821 në Paris nga martesa e Zhosef-Fransua, funksionar në Senat, me Karolin Arshimbo-Dyfaj.
Mamaja e tij, pas vdekjes të së shoqit, u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashper nxiti provokoi urrejtjen e të birit. Mardhëniet me të ëmen nuk i kishte fort te mira dhe ky faktor shkaktoi te ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën.
Ne 1833 njerku regjistroi ne Kolezh Ruajal. Sjellja e tij nuk ishte nga me te mirat keshtu qe njerku i zemeruar e detyroi te shkonte ne Indi. Ky udhetim ndikoi per mire te Sharli: e njohu me kultura dhe njerez te ndryshem. Qe ketu lindi dhe dashuria e tij per ekzotismin, qe duket me se mire ne kryevepren e tij "Lulet e se Keqes”. Sidoqofte 10 muaj me pas u kthye ne Paris dhe duke qene se ishte ne moshe madhore mori pjesen qe i takonte nga pasuria e te atit.
Ne 1842, njohu poetet Gerard de Nerval, dhe Gautier; me kete te fundit u afrua shume pasi per me teper shikonte tek ai nje udheheqes artistik dhe moral. Gjate kesaj kohe njohu Jeanne Duval, me te cilen pati nje mardhenie shume pasionale. Ndryshe nga zakonisht lidhja e tyre vazhdoi per nje kohe te gjate. Charles gjente frymezim te Jeanne e cila i qendroi prane deri ne diten e fundit te jetes se tij.
Nderkohe jeta qe Bodleri bente ne Paris nuk ishte kushedi se cfare. Kur e ema zbuloi se ai kishte harxhuar gjysmen e trasheigimise e hodhi ne gjyq. Gjykata i caktoi nje administrator te cilit Bodleri duhet ti kerkonte para per cdo gje qe i nevoitej..
Ne 1845 publikoi krijimet e tij te para, ndersa per te fituar disa para me shume filloi pune neper disa revista si: "L'Art romantique" e "Kuriosite estetik".
Ne 1848 mori pjese ne levizjet revolucionare ne Paris ndersa ne 1857, publikoi ne shtepine botuese Pule-Malassiz kryeveprene e tij "Lulet e se keqes", qe permban rreth 100 poezi. Libro gjykohet per immoralitet ndersa botuesi detyrohet te censuroje disa orej poezive.
Bodleri ra ne depression te thelle. Ne 1861 u perpoq te vetvritej. Ne 1864, pasi nuk u pranua nga AKadèmi fronsez, u largua nga Parisi per te shkuar ne Bruksel,por edhe qendrimi ne kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij per borgjezine.
I semure, kerkonte qetesine te hashashi, oppiumi dhe alkoli. Pas nje paralize qe e bllokoi ne shtrat per disa vite ai vdiq ne moshen 44 vjecare. Heshtrat e tij prehen ne varrezat Montparnasse, se bashku me ato te mamase dhe njerkut. Ne 1949 Gjykata Kasacionit e Frances vendosi qe vepra dhe jeta e tij te kishin vendin e merituar ne piedestalin e kultures frenge.
[redaktoni] Thenie nga Baudelaire
- «Burrat te cilet dine te rrine me grate jane te njejtet qe dine te rrine shume mire dhe pa ato.»
- «Dashuria, i vetmi krim qe nuk mund te kryhet pa nje bashkpunetor.»
- «E vetmja menyre per te harruar kohen është ta shfrytezosh ate.»
- «Sa e vogel është bota ne driten e llampes dhe sa e madhe është ajo ne kujtime.»
- «E keqja shkaktohet pa u sforcuar, se është veper e faktit. E mira është gjithnje nje 'art.»