Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Telefoni celular - Wikipedia

Telefoni celular

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Telefoni celular, ose thjesht Celulari, është nje aparat komunikimi për telefoninë e lëvizshme, i lidhur me rrjetin telefonik të tokës nepermjet stacioneve të ndryshme komunikacioni. Celulari funksionon vetëm në ato vende ku rrjeti përputhet me frekuencën e valeve te tij.

Nokia 6680 showing http://sq.wapedia.org in it's WAP-browser
Zmadho
Nokia 6680 showing http://sq.wapedia.org in it's WAP-browser

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Historia

Sipas kronologjisë, shpikja e celularit të parë i atributohet Martin Cooper, një nga inxhinjerët më të mirë të shoqerisë Motorola.

Martin prezantoi projektin e parë më 3 prill1973. Megjithë ambiciet e kompanisë, shpikja e re kishte ende shumë elemente që nuk bindnin. Vetëm pas 10 vjetësh përpjekjesh projekti i celularit të parë arriti të zhvillohej deri në atë pikë sa të dilte në treg. Celulari i parë doli në shitje për një çmim rreth 4000 dollarë.

[redaktoni] Gjeneratat

Që nga dalja e tij në treg, telefoni celular ka përdorur tre sisteme të ndryshme funksionimi të cilat sot i quajmë breza:

  • 0G - Radiotelefonë të cilët përdoreshin deri në kohën e daljes së celularëve të parë.
  • 1G - Celularë analogë që punonin vetëm në të njëjtën gjatësi vale ose brenda një rrjeti telefonik të caktuar.
  • 2G Celulari i pare digjital që aktualisht njihen si GSM (Global System for Mobile Communications).
  • 2.5G - GPRS (General Packet Radio System) Celularë digjitalë me shpejtësi të lartë për shkëmbimin e të dhënave.
  • 3G (Gjenerata e III) - UMTS (Universal Mobile Telephone System) Celularë të pajisur me kamera për fotografi dhe video.

Aktualisht falë këtyre celularëve janë të mundshme edhe biseda jo vetëm me të degjuar, por edhe duke u parë, pa harruar dhe dërgimin e mesazheve format video e audio. Kohët e fundit celularët e gjeneratës së tretë kanë mundësuar lidhjen me internetin falë sistemit WAP (Wireless Application Protocol). Këtu nuk duhet të harrojmë dëgjimin e radiove ose shikimin e televizioneve të ndryshme, natyrisht nëse ky shërbim ofrohet nga shoqeria telefonike me të cilën individët janë nën kontratë.

Pra celularet e G3 janë fjala e fundit e teknologjisë së telekomunikacionit. Me zhvillimin është mundësuar edhe lidhja e aparatit celular me kompjuterin duke mundësuar jo vetëm shkëmbim të dhënash por edhe ruajten e tyre si për shembull: numrin e celularit, sms me vlerë afektive, foto, video etj.

[redaktoni] Aspekte sociale

Gjatë gjysmës së dytë të viteve 90-ta celulari u kthye në njëe status simbol, por me përhapjen e tij të shpejtë ai u bë një nga objektet më të domosdoshme të jetës së përditshme. Sipas statistikave të një shoqerie evropiane, Italia është një nga vendet ku celulari është kthyer në një mani. Por ky zhvillim ka sjellë pa dyshim efektet e tij. Në kulturën e shumë vendeve cilësohet si sjellje jo e hijshme:

  • Nëse volumi i ziles së celularit është i lartë
  • Të flasësh në telefon me zë të lartë aq sa të detyrosh tjetrin të dëgjoje.
  • Mbajtja hapur e celularit në vende kulti ose publike (teatër, kinema).

Po në bazë të statistikave 34% e përdoruesve të celularit e kanë të vështirë të paracaktojnë se cilen zile do të ketë aparati i tyre kështu që miqve të ndryshëm i caktojnë zile të ndryshme. Disa përdorues pohojnë se mendohen pak para se të kryejnë një telefonatë për të menduar nëse orari është i përshtatshëm, si për çmimin e thirrjes ashtu edhe për të mos shqetësuar tjetrin. Megjithëata ka shumë njerez të cilët e fikin aparatin ose refuzojnë thirrjen në rast se nuk e kanë të mundur komunikimin me telefonuesin.

[redaktoni] Rreziqet

Shumë shoqata për mbrojtjen e shëndetit deklarojnë se celulari shkakton probleme në disa grupe të caktuara individesh (femrat në gjendje interesante ose fëmijet tek të cilët ndikon direkt në tru pasi ai është ende i paformuar). Tek pjesa tjetër e njerëzve nëse celulari përdoret në menyrë të përmbajtur dhe normale dëmet sigurisht që reduktohen. Për shumë shoqata bamirësie që mbledhin fonde në luften kundër kancerit përdorimi i celularit është i rrezikshëm. Duke qënë se këto shoqata financohen nga 1/3 e të ardhurave të shoqërive telefonike celulare, jo rrallë ato deklarojnë se rreziku është relativ duke kaluar në konflikt interesash.

Në qershor të këtij viti Agjensia Franceze e Ruajtjes së Shëndetit (L'Agence Francaise de Sécurité Sanitaire) publikoi një lajmërim në të cilin thuhej se studimi i rrezikut të celularëve kërkonte kohë që zhvillimi i shpejtë i tyre nuk e lejonte diçka të tillë. Por kjo agjensi nuk e përjashtonte rrezikun e valëve të celularit.

[redaktoni] Dita Botërore Pa Celular

Shkrimtari francez Phil Marso më 6 shkurt2001 hodhi idenë e një dite botërore pa celular. Po përse pikërisht 6 shkurti? Sipas kalendarit francez kjo ditë përkon me Saint Gaston dhe nuk ka francez që nuk njeh këngen e famshme të Nino Ferrer, në refrenin e së cilës thuhet “Gastoni ka një telefon por ai kurrë nuk përgjigjet”. Kjo iniciativë nuk është një kryqëzatë kundër celularit por një debat reflektimi për këtë mjet komunikimi.

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com