Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Vera (pije alkoolike) - Wikipedia

Vera (pije alkoolike)

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Ky artikull flet për verën, pije alkoolike. Fjala verë ka më shumë kuptime, për kuptimet tjera të fjalës shihe: Vera.


Vera eshte një pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit ose lëngut të rrushit. Fjala vjen nga Gjuha Greke për Fοινος dhe nga Gjuha Latine për vinum. Pije të ngjashme me verën mund të bëhen edhe nga fruta të tjera. Në këtë kuptim emri verë perdoret si kualifikues, për shëmbull, verë e kuqe. Vetë fjala verë ka kuptimin verë rrushi. Kjo terminologji shpesh caktohet nga ligji.

Vera është interesante për disa arsye: perdorimi i saj ne ceremonite fetare të shumë kulturave; rëndësia historike e tregut te verës ne lashtësi. Ndryshe nga produkte të tjera, vera reflekton tek ai që e shijon veritetin e terrenit, klimës dhe konditave në të cilat rrushi është rritur, duke e bërë verën të ketë një shumëllojshmëri shijesh. Duke shtuar këtu edhe përmirsimin e verës me kalimin e kohës variteti i shijes së verës është gati i pafundmë. Shumë fabrika moderne vere mundohen ta fshehin këtë varjetet duke prodhuar verë me të njëjtën shije çdo vit me anë të shkrirjes, adiksioneve kimike etj. duke krijuar kështu shije vere që nuk ndryshojnë nga viti në vit.

Një gotë me verë të kuqe.
Zmadho
Një gotë me verë të kuqe.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Llojet e Verës së Rrushit

Rrush i zi në vile
Zmadho
Rrush i zi në vile

Vera kryesisht është e përbërë nga një ose disa varitete të llojit të rrushit Europian Vitis vinifera. Kur një nga këto varitete si për shëmbull Pinot Noir, Chardonnay, dhe Zinfandel, përdoret si përbërësi kryesor (e caktuar me ligj në 75 ose 85%) rezultati është nje varjetet ndryshe nga një verë e përzier.

Vera gjithashtu mund të bëhet nga Vitis labrusca ose ndonje specie tjeter hibride e dy specieve të tjera. Vitis labrusca, Vitis aestivalis, Vitis rupestris, Vitis rotundifolia dhe Vitis riparia jane lloje rrushi Amerikano Veriore që kryesisht përdoren për tu ushqyer ose per të krijuar lëng rrushi por disa herë edhe për verë si psh vera Concord. Hibridet e vinifera-s me specie të tjera fillimisht u zhvilluan për të kombinuar fortësinë dhe rezistencën ndaj phylloxera me shijen e rrushit Europjan. Edhe pse përdoren rralle dhe kryesisht janë të paligjshme ne rajonet tradicionale të verës, hibridet mbillen ne numër të konsiderueshëm ne një temperature relativisht të frohtë të zonave të zhvilluara vitikulturale.

Rrushi Europjan, i ndjeshem ndaj insektit phylloxera, zakonisht është gjithmonë i shartuar me rrënjë Amerikane si masë parandaluese.

[redaktoni] Rajone verë-prodhuese

Rrushi i përshtatshëm për tu fermentuar ne verë mund të rritet vetëm midis paralelëve 30 dhe 50 verior dhe midis paralelëve 30 dhe 40 jugorë. Rrushi i përshtatshem për verë në zonën më jugore është ai i Islandës Jugore dhe Zelandës së re afër paralelit të 45te.

2002, prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin Franca, Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Argjentina, Kina, Gjermania, Afrika e Jugut, Portugalia, Kili, Greqia, Rumania, dhe Hungaria. Në 2003 vëndet e para per nga volumi i eksportit i zinin: Franca,22%; Italia,20%; Spanja,17%; Australia,8%; Kili,6%; SHBA,5%; Portugalia,4%; Gjermania,4%.

[redaktoni] Emërtimi i verës sipas rajoneve

Shija e verës varet jo vetëm nga lloji i species së rrushit të përdorur por edhe nga terreni dhe klimata ku ai kultivohet. Historikisht, vera njihej me emra të cilët reflektonin rajonin e origjinës së saj dhe disa herë stilin: Bordeaux, Rioja, Mosel dhe Chianti janë emrat e njohur legalisht, të cilët reflektojnë verat tradicionale te prodhuara në rajonet e përmendura. Këto emra (ose siç njihen në Frengjisht appellations) diktojnë jo vetëm rajonin ku është rritur rrushi por edhe cili rrush u bë verë dhe si u fermentua. Sistemi i appellation-eve është më i forti në Bashkimin Europjan por një sistem i ngjashëm, American Viticultural Area, ndalon përdorimin e disa emrave në Amerikë si per shëmbull Napa Valley ose ëillamette Valley. Rregullat e AVA nuk caktojnë llojin e rrushit të përdorur. Verërat e Botës së re njihen kryesisht nga varjeteti i përmbajtjes së tyre dhe jo nga rajoni ku jane prodhuar.

Këto rregulla historike shpesh krijojnë konfuzion. Për shëmbull, në pjesën më të madhe të botës vera e quajtur Shampanjë duhet të jetë e përbërë nga rrush i rritur dhe fermentuar ne rajonin Champagne të Francës me një metodë rigorozisht të rregullt, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës (përveç Oregonit) dhe Kanadaja e komplikojnë sistemin duke përdorur appellation-e Europjane si emra gjenerikë vere:

  • Bordeaux
  • Burgundy
  • Chablis
  • Shampanjë
  • Chianti
  • Asti

Të tërë këto emra jane rajone specifike të Europës.

Shtetet e Bashkuara këto terma njihen si gjysëm-gjenerikë. Kjo praktikë e ngaterruar emërimi ka shkaktuar protesta nga Europjanët dhe eventualisht mund të ndalohet. Këto emra përdoren vetëm per verë te lirë dhe të prodhuar ne masë (ose të ashtuquajturën verë ordinere). Prodhuesit e verës së mirë Amerikane i evitojnë këto terma për të respektuar homologët Europjanë. Pra vera e gazuar më e mirë në Kaliforni quhet "verë e gazuar"; vetëm vera e gazuar e lirë do të mbajë emrin Shampanjë.

Disa verëra të përziera janë ligjerisht të mbrojtura nga ligjet e marketingut, dhe përdorimi i emrave të tyre mbrohet nga ligje gjenerike si e drejta e autorit ose shënja e shitjes dhe jo nga një ligj specifik për verën.

  • Meritage kryesisht është nje stil i Bordeaux i përzier me Cabernet Sauvignon dhe Merlot, dhe me raste përmban edhe Cabernet Franc, Petit Verdot, dhe Malbec.

[redaktoni] Stazhonimi dhe Stili

Vera mund të klasifikohet nga viti i korrjes. Vera e stazhonuar kryesisht është e prodhuar nga rrushi i një viti të caktuar dhe në këtë mënyrë i vihet edhe data. Pjesa më e madhe e verërave e përmirsojne shijen me kalimin e kohes dhe të apasionuarit e verës shpesh e ruajnë verën e një viti të mirë për ta shijuar mbasi të ketë kaluar ca kohë. Për pjesën më të madhe të verës që planifikohet të stazhonohet përdoret rrushi dhe perkujdesja më e mirë prandaj shpesh kjo lloj vere është më e shtrenjtë se varjeteti i cili prodhohet për përdorim të menjëhershëm. Përderisa vera për stazhonim kryesisht përbëhet nga fruta të të njejtit grup me pemë, shija e tyre është relativisht e ngjashme. Ama faktorët klimaterik kanë nje impakt shumë të madh ne shijen e verës së prodhuar nga e njejta pemë nga një vit në tjetrin. Verërat e prodhuara në vitet e mira sidomos kur prodhohen me rrushin më të mirë shpesh shiten shumë më shpejt se verërat e prodhuara në vite mesatare. Disa lloje verash prodhohen vetëm ne vite me prodhim më të mirë se mesatarja. Nga ana tjetër varjetete si White Zinfadel, të cilat nuk vjetërsohen mire, prodhohen për konsumim të menjëhershëm dhe shpesh nuk kanë një datë prodhimi të stampuar në shishe.

Një vreshtë
Zmadho
Një vreshtë

Vera mund të klasifikohet edhe nga menyra e prodhimit: e gazuar, e ndaluar, e fortë, rosé, e skuqur, etj. Ngjyra e verës caktohet nga prezenca ose mungesa e lekurës së rrushit gjatë fermentimit, duke qënë se pjesa më e madhe e rrushit ka lëng transparent. Rrushi i cili ka lëng me ngjyrë njihet si teinturier. Vera e kuqe prodhohet nga rrushi i kuq (ose i zi), por ngjyra e saj e kuqe i detyrohet pranisë së lëkurës së kokrrave të rrushit gjatë fermentimit. Vera e bardhë mund të bëhet nga çdo lloj rrushi për sa kohë që lëkura e këtij të fundit nuk është në kontakt me lëngun gjatë fermentimit. Vera e bardhë e prodhuar nga rrush shumë i zi shpesh ka ngjyrë rozë dhe quhet e skuqur. Rosé është kompromis midis verës së kuqe dhe të bardhë - lëkura e rrushit të zi mbetet në kontakt vetëm për një periudhë të shkurtër kohe gjatë fermentimit.

Shëmbuj:

Verë e kuqe

  • Barolo
  • Claret
  • Cabernet Sauvignon
  • Merlot

Verë e bardhë

  • Chardonnay
  • Chablis
  • Chenin Blanc
  • Sauvignon Blanc

Verë e skuqur dhe Rosé

  • White Zinfandel

Vera e gazuar si Shampanja përmban dioksid karboni të cilin e fiton ose gjatë fermentimit ose duke e shtuar më vonë. Kjo lloj vere ndryshon nga Shampanja klasike vetëm për nga prania pak më e vogël e dioksidit të karbonit. Në Francë, vera që e fiton karbonin në mënyrën tradicionale quhet Méthode Traditionnelle.

Vera e fortë shpesh ka shije më të ëmbël se normalja dhe përmban nje përqindje më të larte alkooli se mesatarja. Kjo ndodh kur ne mesin e fermentimit shtohet pije e fortë alkoolike si rakia:

  • Marsala
  • Madeira
  • Sherry
  • Port

Vera mund të klasifikohet edhe për nga impresjoni i parë që lë në gojën e atij që e pi. Vera për shëmbull shpesh mund të përshkruhet si e thatë, shumë e thatë, e frutshme ose e ëmbël. Ëmbëlsia e verës mund të matet me brix gjatë korrjes por realisht determinohet nga sasia e mbetjes sheqerore në verë pas fermentimit, për shëmbull vera e thate nuk ka mbetje sheqerore. Shije të caktuara si qershi, vanilje, bar, rrëshirë ose dhjetra të tjera mund te njihen nga nje gustator me eksperiencë për shkak të përzjerjes komplekse të molekulave organike si për shëmbull Esteret që një shishe me verë përmban.

[redaktoni] Verëra të koleksionueshme

Verërat e rralla, te vjetra dhe të mira jane ushqimi më i shtrenjte, dhe verërat e stazhonuara nga vreshtat më të mira shpesh shiten për mijëra dollarë shishja. Verërat e kuqe, kryesisht për kohën më të gjatë që kalojnë në stazhonim janë më të shtrenjtat. Këto lloj verërash, shpesh arrijnë shijen e tyre më të mire dekada pas prodhimit. Nga ana tjetër ekziston mundësia që ato të kthehen në uthull dhe përpara se të hapet shishja kjo gje nuk mund të dihet. Çmimi super i lartë i disa verërave nëpër restorante shpesh caktohet nga numri i shisheve që hidhen deri sa gjendet një verë e pijshme.

Pjesa më e madhe e verës ekskluzive vjen nga Franca dhe Italia, por edhe rajone të tjera kanë lloje verërash shumë të famshme si nga cilësia ashtu edhe nga çmimi. Tregje dytësore janë krijuar për këtë lloj vere, si edhe ndërtesa të specializuara në ruajtjen e tyre pas blerjes nga njerëzit që "investojnë" tek vera. Verërat më të famshme për të cilat investohet jane Bordeaux dhe Port. Shumë përshkrues verërash e kanë bërë këtë trend shumë të famshëm dhe rrjedhimisht çmimet janë rritur në atë pikë ku të paktë janë ato që janë të gatshëm te harxhojnë para në këto lloj komoditetesh dhe për këtë arsye pija magjike eventualisht transformohet ne uthull.

Gjithashtu investimi tek vera ka terhequr mashtrues të të gjitha llojeve të cilët kanë luajtur me pamjen e jashtme të shishes dhe kanë shitur verë banale duke shfrytëzuar injorancën e klientëve të tyre në sektorin e verës.

[redaktoni] Histori

Vera është ë lidhur historikisht me shumë kultura botërore. Në Persi për shëmbull vera persiane mei ka qënë tema kryesore e poezisë persiane për mijra vjet.
Zmadho
Vera është ë lidhur historikisht me shumë kultura botërore. Në Persi për shëmbull vera persiane mei ka qënë tema kryesore e poezisë persiane për mijra vjet.

Testet kimikte në poçet e lashta tregojnë se vera prodhohej rreth 7000 vjet përpara në Iranin e sotshëm dhe është nje nga herët e para ku proçesi i fermentimit përdoret. Evidenca më e hershme mbi verën është e vitit 5400 para lindjes së Krishtit nga Hajji Firuz Tepe ne Malet Zagros që gjenden ne Iranin e sotshëm, afër qytetit të Urmias. Urmia

Ky zbulim është veçanërisht i rëndësishëm për arsyen se ajo zonë nuk mbillte rrush, dhe prodhimi kryesor i tyre ishte gruri ndërsa pija e preferuar e kohës ishte birra, çka tregon se vera përdorej rrallë si komoditet i veçantë. Babilonia e lashte ndodhej ne Rrugën e Mëndafshit nga Kina drejt Mesdheut.

Vera si enteogjen luante rol të rëndësishëm në jetën ceremoniale të Egjiptit të lashtë. Edhe pse rrushi i egër nuk rritej kurre atje, një industri e madhe verë-prodhuese ishte zhvilluar në deltën e Nilit. Skena verë-prodhuese shfaqen në mure varresh dhe lista që shoqeron pikturat me shumë mundësi jep emrat e verës që prodhohej në vreshtat e Nilit. Rreth përfundimit të Mbretërisë së Vjetër, pesë lloje verash - të gjitha të prodhuara në deltën e Nilit - shfaqen në menunë fikse të jetës mbas vdekjes.

Rritja e rrushit dhe bërja e verës u shpërhap në Europë gjatë periudhave Greke dhe Romake.

[redaktoni] Implementime mjekësore

Efektet mjekësore të verës janë subjekt i studimeve dhe debateve të vazhdueshme. Ne SHBA, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990.

Tashmë është ë qartë se konsumi i rregullt i 1 ose 2 pijeve në dite (1 pije e barabartë afërsisht me 125ml verë me 13% alkool) ul vdekshmërinë sepse ul 10%-40% mundësinë e sëmundjeve të zëmrës për njerzit mbi moshën 35 vjeç. Sidoqoftë me sasi më të mëdha të konsumuara ky efekt balancohet me mundësinë e rritjes së sëmundjeve te lidhura me konsumin e alkoolit si per shëmbull kancer i gojës, probleme të frymëmarrjes dhe eventualisht cirrozë të mëlçisë. Origjinalisht efektet pozitive viheshin re me konsumin e verës së kuqe. Përbërje të njohura si polifenolet gjënden në sasi të mëdha tek vera dhe ka prova se këto përbërje jane jashtëzakonisht të mira për shëndetin. Një polifenol interesant është resveratroli, të cilit i jepen cilësi të shumta benefike.

Sidoqoftë, studime të tjera kane treguar se benefite të ngjashme fitohen edhe nga pirja e birrës. Është e paqartë nëse përbërja benefike është etanoli apo përbërje të tjera.

Sulfitet janë përbërje që gjenden në verë në formën e prezervuesve dhe mund të shkaktojnë alergji të rënda tek konsumuesit. Në SHBA e gjithë vera e prodhuar në mënyrë komerciale duhet të shkruajë në emërtim që përmban sulfite. Në shtete të tjera dekalrimi nuk është i detyrueshëm. Një numër më i lartë se normalja i sulfiteve në verë mendohet se shkakton gjëndjen e keqe që provohet të nesërmen e pirjes së alkoolit.

[redaktoni] Lloje speciale vere

  • Amarone
  • Verë Tonike
  • Cava
  • Verë gatimi
  • Verë ëmbëlsire
    • Commandaria
    • Verë e akullt
  • Verë e fortë
  • Fume Blanc- kryesisht lloj i ri i Pouilly Fumé
  • Verë poçeje
  • Verë Kosher
  • Liebfraumilch - Verë Gjermane
  • Retsina - Verë Greke me rrëshirë
  • Sauterne (e ndryshme nga Sauternes)
  • Tokaji


[redaktoni] Pije të bazuara tek vera

  • Calimocho
  • Verë Mulled, e njohur në Skandinavi si Glögg
  • Sangria Spanjolle: Verë e kuqe me fruta
  • Spritzer
  • Zurracapote

[redaktoni] Objekte të lidhura me verën

  • Fuçi Vjetëruese
  • Amforë
  • Fuçi
  • Shishe
  • Tapë
  • Kavatapë
  • Kapak
  • Shishe Vere
  • Ftohës Vere

[redaktoni] Njerëz

  • Ausonius i Bordeaux
  • James Busby
  • Nathaniel de Rothschild
  • Philippe de Rothschild
  • Georges Duboeuf
  • Robert Mondavi
  • Robert M. Parker, Jr.
  • Albert Seibel
  • Familja Taittinger (Shampanjë)
  • Dom Perignon

[redaktoni] Verëprodhues dhe Distributorë

  • Château Mouton Rothschild
  • Château Pétrus
  • KWV
  • Remick Ridge Vineyards
  • Royal Wine Company
  • Villa Antinori
  • E&J Gallo
  • Robert Mondavi
  • Opus One
  • Chateau d' Yquem
  • Chateau Louis Latour
  • Chateau Lafite
  • Trinchero Family Estates
  • Banfi Vintners
  • Allied Domecq Wines USA
  • Beringer Blass

[redaktoni] Lidhje

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com