Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Infarkti miokardial - Wikipedia

Infarkti miokardial

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Infarkti miokardial është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhe si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimave kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM mund të dëmtoj fuksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive.

Sinonime: sindroma akute koronare, IM, ataku i zemrës, anginë e paqëndrueshme, infarkt miokardial pa dhëmbë Q, sëmundja e arterieve koronare, ishemia miokardiale, dhimja e gjoksit.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Patfiziologjia

Ateroskleroza është shkaku më madhorë që shkakton sindromën arterieve koronare. Mbi 90% të rasteve të IM rezulton nga një tromb akut që formohet në pllakën aterosklerotike të vendosur në arterien koronare. Ruptura e pllakës aterosklerotike është hapi i parë i fillimit të trombozes koronare. Ruptura e saj ndiqet nga kaskada e procesit të koagulimit, dhe të lëndëve vazokonstriktore endoteliale, që të gjitha së bashku çojnë në mbylljen (okluzion) të arteries koronare të prekur.

Por jo gjithmonë është e pranishme një pllakë aterosklerotike në zhvillimin e IM, ky i fundit mund të shkaktohet (veçanërisht te të rinjtë) nga një emboli që e mer origjinën nga infeksioni valvular, shkaktohet një okluzion sekondar nga vaskuliti, vazosplazëm koronare (variant angine), përdorimi kokaines, mismatching oksigjenit të kërkuar dhe ofruar.

[redaktoni] Seksi

Meshkujt janë më të prekur se femrat para moshës 60 vjeç. Pas kësaj moshe reziku është i njëjtë, kjo ndodh për shkak të mungesës së estrogjenit. Pas menopauzes estrogjeni ulet ndjeshëm tek femrat.

[redaktoni] Mosha

Incidenca rritet me moshën, por në të shumtën e rasteve IM ndodh pas moshës 65 vjeç.

[redaktoni] Klinika

[redaktoni] Historia

Dhimbja e gjoksit: Shpesh mund të përshkruhet si një dhimbje substernale, e paqartë, shtypëse në gjoks, djegëse dhe ndonjëherë edhe e mprehtë. Një dhimbje që zgjat rreth 30 min është e pajtushme me IM. Rezatimi në krahun e majtë edhe në qafë ndodhin në isheminë miokardiale. Dhimbja fillon të qetësohet pas ndalimit të aktivitetit që e shkaktojn këtë dhimbje ose pas përdorimit të nitroglicerinës. Dhimbja e gjoksit mund të shoqërohet me nauze, të vjella, lodhje dhe palpitacione. Dhimbja e gjoksit atipike ndodh tek diabetikët por edhe në pleqëri. Sidoqoftë kjo mund të jetë e pranishme edhe ne ndonjë pacient tjetër, por këto shenja janë të barasvlefshme me anginën.

Frymemarrje e shkurter (mbajtje e frymes) është e pranishme ne pacientet anginoz por edhe ne ata me insuficiece kardiake. Mekanizmi i zhvillimit është ritja e presionit diastolik ne ventrikulin e majte dhe si rrjedhoje edhe ne venen mushkerore. Ritja e presionit diastolik ndodhe nga demtimi i muskulit kardiak si rezultat i IM.

[redaktoni] Prezantimi atipik

Pacientet qe kane kete prezantim perbejne nje frekuence te larte per vendosje te diagnozes ne menyre te gabuar. Dhimbja atipike mund te jete e vendosur ne abdomen apo ne gryke, qafe, nofull m.gj.th keto jane ne te vertete ekuivalente te angines. Pacienti mund te tregoje per dhimbje anginoze kur ai ne te vertete nuk i ka, por jane mentale, kjo vertetohet nga ekzaminimet.

[redaktoni] Ekzaminimet fizike

Te dhenat qe merren jane variable, keshtu disa paciente jane te qete ne shtrate me rezultate te ekzaminimeve normale, kurse te tjere mund te paraqiten me dhimbje te ashper, detres respirator qe kerkon suport ventilator.

Temperature subfebrile mund te jete e pranishme.

Hypotension ose hypertension kjo ne varesi te shtrirjes te IM. Degjimi i zhurmes te katert (S4) mund te degjohet ne pacientet me ishemi kardiake.

Nje zone diskinetike (ne IM anterior) e cila ngelet mbrapa ne tkurrje.

Zhurme sistolike ne rastet me regurgitim mitral ose nje difekte septal ndermjete vetrikujve.

Lekura e ftohte dhe e lagesht dhe me djerse.

Mund te shihen shenja te insuficiences kardiake kongjestive –Ritmi gallopit (S4), –Ralet pulmonare, –Edema te anesive te poshtme, –Ritje e presionit venoz jugular.

[redaktoni] Shkaqet

  • Ateroskleroza, e cila mund të ketë një tromb që bllokon totalisht lumenin ose pjesërisht atë.
    • Faktorët e pamodifikushëm të aterosklerozes: mosha, seksi, histori familjare për sëmundje aterosklerotike.
    • Faktorët e modifikushëm të aterosklerozës: duhani, diabeti melit, hipertensioni, dislipidemia, obesiteti.
    • Faktorët e tjerë të aterosklerozës: rritja e nivelit të homocisteinës, jeta sedentare, stresi psikosocial, sëmundjet perivaskulare, higjena e varfër orale.
  • Shkaqet joaterosklerotike,
    • Vaskulitet,
    • Embolat koronare,
    • Anomalitë kongenitale koronare,
    • Traumat koranare,
    • Spazmat koronare,
    • Përdorimi i kokainës,
    • Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi.
    • Faktorët që ulin oksigjenimin janë hypoksia, anemia e thellë.

[redaktoni] Diagnoza Diferenciale

  • Disekimi i aortes,
  • Stenoza e aortes,
  • Kolecistis,
  • Spazma ezofageale,
  • Ezofagitis,
  • Gastritis akut,
  • Refluksi gastroezofageal,
  • Miokarditet,
  • Perikarditet akute,
  • Pneumotoraksi
  • Embolia pulmonare.
  • Mund te shqyrtohen Pneumonia dhe Pankreatiti.

[redaktoni] Studimet Laboratorike dhe Imazherike

[redaktoni] Te dhenat laboratorike

  • Enzimat kardiake, duhen mare parasysh atehere kur suspektohet per IM, duhen siguruar analiza te perseritura gjate 24 oreve te ardhshme.
  • Kreatinine kinaza e cila ndahet ne 3-izoenzima, keratin kinaza muskulare (CK-MM) e cila është pergjegjese per muskulin skeletik, kreatinin kinaza trunore (CK-BB) e cila gjendet ne tru, kretinine kinaza miokardiale (CK-MB) e cila gjendet vecanerisht ne zemer.
  • CK-MB tani është zgjedhur si e dhene standarte per IM. Ajo ritet pas 3-12h kur pacienti ka reflektuar per dhimbje te gjoksit, vlerat e CK-MB arrijne kulmin pas 24h dhe kthehen ne norme pas 48-72h, m.gj.th specifiteti dhe sensiviteti jane te larta nuk mund te krahasohet me troponinen.
  • Troponina (troponin T,I) është nje e dhene standarte dhe mjafte e besueshme ne diagnostikimin dhe prognozen e IM. Troponina ritet 3-12h pas reflektimit te dhimbjes te gjoksit, arrine pikun pas 24-48h dhe kthehet ne norme pas 5-14 ditesh.
  • Mioglobina urinare ritet pas 1-4h pas dhimbjes te gjoksit, mioglobina ka nje sensivitet te larte dhe specifitet te ulet sepse ajo ritet edhe ne demtimet muskulare skeletike.
  • Qelizat e gjakut, vemendje i kushtohet rruazave te kuqe per te percaktuar anemi ose jo, trombocitet, faktoret e koagulimit, leukocitet vihen re te rritura por nuk është e dhene specifike.
  • Profili lipidik duhet shqyrtuar menjehere sepse pas 24h mund te ndryshoje.
  • Proteina C reactive (PCR) ritet gjate sindromit te arterieve koronare.
  • Jonet K, Mg duhet te monitorizohen.

[redaktoni] Te dhenat imazherike

  • Radiografia e gjoksit, percakon permasat e zemres dh eve diagnozen per nje insuficience kardiake kongjestive te dekompesuar, ajo është e vlefshme edhe ne diagnozen e nje semundje mushkerore, apo per te bere edhe diagnozen diferenciale me keto te fundit.
  • Echo e zemres, vendos diagnozen e IM sepse me ane te saj shikohet ajo ppjese e zemres e cila nuk tkurret me te njejtin ritem, mund te vendoset se cila pjese e zemres është prekur (VM, VD), gjithashtu ajo percakton edhe nderlikimet si rupture e miokardit apo pranine te likidit perikardial.
  • Perfuzioni imazherik miokardial, sherben per te percaktuar qe kjo ishemi vjen si rezultat i nje bllokimi residual, dhe ne njejten kohe edhe vazhdimin me terapi tradicionale apo futjen ne angiografi.
  • Angiografia koronare është nje procedure e cila percakton anatomine e koronareve, duke percaktuar vendin e bllokimit, ne te njejten kohe ajo e cbllokon ate duke perdorur fibrolitike, ballonin, dhe me pas me vendosjen e stentit. Percaktimi nese pacienti do te futen ne angiografi vendoset ne saje te klinikes, keshtu paciente qe kane angine pektoris te paqendrueshme rekurente duhet te futen menjehere. Gjithashtu edhe pacientet me angine te paqetesuar nga medikamentet dhe kongjestion pulmonar.

ECG është mjafte e rendesishme ne percaktimin e diagnoses ne me shume se 80% te rasteve. –Indikohet berja e ECG menjehere nese pacienti dyshohet ose suspektohet per IM. -Nese ECG tregon per IM te murrit inferior, atehere duhet te kryhet ECG ne lidhjet e djathta per te perjashtuar infarktin e VD. –ECG duhet te kryhet herepashere edhe nese pacienti tregon per dhimbje ose jo, ne menyre qe te shihen ndryshimet, kjo duhet te vazhdoje per 2-3 ditet e para. –ECG tregon ngritje te segmentit ST me shoqerim te ngritjes vertikale ose negativizim te dhembit T, duke u shoqeruar me kliniken e infarktit, është e dhene per IM. –Depresioni i segmentit ST me ndryshime te dhembit T, mund te jete e dhene per infarkt pa dhembe Q.

[redaktoni] Trajtimi

[redaktoni] Trajtimi medikamentoz (akut)

  • Konsiston ne regullimin e perfuzionit ne vendin e bllokuar, ne menyre qe zona e demtuar te rifitoje aktivitetin e saj normal. Trajtimi bazohet ne 3 pika kryesore, a) regullimin e balances te prishur te oksigjenit midis kerkeses dhe ofertes b) qetesimin e dhimbjes c) parandalimin dhe trajtimin e complikacioneve qe mund te lindin.
  • Trombolitik terapi ka treguar nje rritje te mbijeteses ne ate grupe pacientesh qe është perdorur. Trombolitiket duhet te administrohen 12h e para kur verehet simptomat, ngritje e segmentit ST me shume se 0.1 mV, ne me shume se dy lidhje ne ECG, ose ulje te segmentit ST ne lidhjet anteriore. Aktivizuesi i plasmogjenit indor (t-PA) është superior ndaj streptokinazes duke patur nje shpejtesi me te madhe ne shkrirjen e trombit. Se fundi është treguar me efikase kombinimi i trombolitikeve me antagonistet e receptoreve IIb/IIIa sic është abciximab.
  • Aspirin (p.sh. 500 mg p.o. ose i.v. nese pacienti vjell), duhet te jepet gjithmone ne fasen akute. Ky dozim mos te ngaterrohet me dhenien profilaktike (p.sh. 100 mg ne dite).
  • Clopidogrel (p.sh. 4 x 75mg p.o.), edhe ky jepet gjithashtu si profilakse (e shtrenjte) ne vend ose shtuar Aspirines (75mg ne dite)
  • Betabllokusit reduktoje re-infarktet dhe ishemine rekurente nese perdoren 24h e para pas IM, efektet anesore jane te pakta dhe perdorimi do te jete i vazhdueshem.
  • Statina (si p.sh. Simvastatin 40mg)
  • Heparine (dhe antikoagulantet e tjere) ka treguar nje role ndihmes ne pacientet qe perdorin t-PA dhe nuk kane dhene efekt ne ata qe perdorin streptokinine. Gjithashtu heparina perdoret ne pacientet qe do te kryejne angioplastike, dhe pak te dhena ka per efektin e tyre pas IM akute.
  • Nitratet qe perdoren pas IM nuk ndryshojne prespektiven, po ata perdoren 48h e para ne pacientet simptomatik.
  • ACE inhibitor e reduktojne ritmin e vdekjeve pas IM. Administrimi i ACE-i sa me shpejte te mundet dhe sa me gjate te jete e mundur ne pacientet te cilet nuk kane kunderindikacione. Jane teper te dobishem ne pacientet me disfuksion ventrikular. Bllokusit-receptorit-angiotenzine perdoren ne rastet kur ACI-i japin efekte anesore te pa tolerushme, si kolla etj.

[redaktoni] Angioplastia koronare

  • Angioplastia koronare transluminale perkutane (PTCA) ka dhene rezultate me te larta se tromboliza ne qendrat e specializuara. Me ane te nje kateteri me hyrje ne nje arterie periferike, lende kontrasti (ngjyrues) e röntgen vezhgohen arteriet koronare e mund te zhbllokohen, p.sh. me ane te nje balloni, e te implantohet nje stent (skelet metalik) per te mbajtur hapur enen e gjakut qe ishte mbyllur ose ngushtuar.Gjithashtu PTCA eshte e dobishme ne rastet kur tromboliza nuk keshillohet (si p.sh. NSTEMI).

[redaktoni] Sqarim

Pika në zemër në anatomi e njohur si Infarkti miokardial është shprehje popullore për paraqitjen e befasishme të çrregullimit të funksionimit të zemrës. Kjo shprehje përdoret me rastin e paraqitjes së të rrahurave të vështirsuara të zemrës, frymëmarrjes së vështirësuar dhe disa dukuri të pakëndshme në afërsi të zemrës. Në jetën e përditshme përdoren edhe shprehjet "Të raftë pika!" si mallkim dhe termi "I ka ra pika në zemër" për shpjegimin e vdekjes nga Infarkti ose sëmundjeve si Angina pectoris, Çrregullimet e ritmit të zemrës, helmimet me Nikotinë dhe Kofeinë, (Sindromet Elfort)


Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com