Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Informatika - Wikipedia

Informatika

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter (computer), ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse (input devices) dhe shndërrimi i tyre në sinjale (signal); transferimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit (BUS) me teknika të ndryshme; deponimi në memorie (memory); përpunimi nga pajisjet qendrore (CPU) me ndihmën e softuerit adekuat (software) dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse (output devices)". [1].

Informatika është shkencë:

  • e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
  • e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
  • e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike

Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: hardware dhe software. (hard = i forte, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin hardware (shpesh shënohet vetëm me HW) tregohet çdo paisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrësë dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin software tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardwari, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Hardware

Më parë përcaktonte termi Hardware në Anglisht copa metali,me të cilat forcoheshin prodhime druri,me qëllim për të rritur cilësine(forcën,përdorimin e jetëgjatësine)e tyre.

Sot përdoret Hardware [Harduer] ndër të tjera për Pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik(Njehsor).Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (Procesori,Kujtesa RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në Hardware hyn çdogjë që mund të preket.Përkundrazi përcaktohen si Software Programet e te dhënat (që nuk mund të preken).


Në Hardware hyjnë:

  • Mjetet dhënëse ( Shtypësi[printer],Ekrani,Beamer,Zëforcuesi...)
  • Mjetet futëse ( Tastiere,Mi,Joystick...)
  • Mjetet ruajtëse (Disk,Rrufe[Flash]kujtesë,pajisjet CD-ROM disk,DVD disk,Zip disk,Jaz disk...)
  • Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikës],Karta e Zërit,Karta Rrjetit,TV-karta,ISDN-Karta,USB-Karta...)
  • Mjetet lexuese( lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
  • Pjesa themelore e ndërtimit të Njehsorit( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: Mother- apo Main-board),Çipi,Procesori dhe Kujtesa (RAM).

[redaktoni] Arkitektura Kompjuterike

[redaktoni] Gjuhet Software-ike (softuerike)

Kompjueteret pa paisje softuerike as qe do te ishin te paramenduar. Softueri është ndermjetesues midis shfrytezuesit(perdoruesit) dhe makines. Permes softuerit, shfrytezuesi dergon udhezimet, ato perpunohen ne procesor, pastaj paraqiten rezultatet e kerkuara.

[redaktoni] Llojet softwereve

Softwaret ndahen në disa grupe, ndër më të r♪ndesishmet: Software Aplikativ dhe sistemor.

[redaktoni] Software Aplikativ

Perdoret zakonisht nga shfrytezuesit per qellime te ndryshme, softwari perdorues është i mundur qe te punoje, nese softwari sistemor është i pranishem. Softwari sistemor është ndermjetes ne mes software,Apl dhe pc.

Artikulli kryesor: Gjuhë Programimi

Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhezime.

Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha maqinerike e cila përbëhet prej bit-ave(binary digits),1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha maqinerike është e veshtire për tu kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtë e veshtire që urdherat(udhezimet) të mbahen mend(çdo udhezim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdherave me bit-a(1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.

Gjuhët programore zakonisht përmbajn shprehje në gjuhën angleze. Për shembull:

  if (a>2) then a=3;

ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen sikur:

  nëse (a>2) atëher a=3;

Pra këtu, fjalën if pjesa procesuese(procesori) e kompjuterit automatikisht e "përkthen" ne BIT-a(ang. binary digits). P.sh. 101010101000

Ky "përkthim" bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer(program) që quhet perpilues(ang. compiler-perpilues,perpunues). Perpiluesi pra, bën "përkthimin" e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a(101010101) të cilat i kupton kompjuteri.

Sot, jane një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë: C, C++, Java, Pascal, Delphi etj...

[redaktoni] Baza e të dhënave

Bazat e të dhënave informatike janë programe të cilat shërbejnë për të mbajtur, ruajtur dhe përdorur lehtësisht të dhëna dhe dokumente të ndryshme. Bazat e të dhënave janë të ndertuara në formën e një matrice ku kolonat përmbajnë tipin elementeve përbërëse të informacionit kurse rreshtat përmbajnë vetë informacionet.

Për shembull:

Nr | Emri | Mbiemri | Mosha | Vendlindja

1. | Agron | Bardhi | 27 | Shkodër 2. | Ilir | Bardhi | 32 | Tiranë

etj.

Për të futur dhe keshilluar të dhënat, bazat e të dhënave përdorin një gjuhë që quhet SQL. Bazat e të dhënave janë të shumta, mund të përmendim këtu Mysql, Oracle, Pgsql etj.

[redaktoni] Zbatimi Kompjuterik ne Komunikim

[redaktoni] Rjeta Kompjuterike

Design & Grafike

[redaktoni] Historia e Informatikes

[redaktoni] Kontribues në lëmin e Informatikes

[redaktoni] Referencat

  1. Fjalor enciklopedik nga teknologjia e informacionit, Ali Mehmeti, Prishtinë 2006

[redaktoni] Shiko edhe këtë

[redaktoni] Lidhjet me internetin

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com