Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Pavarësia e Kosovës - Wikipedia

Pavarësia e Kosovës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë. Thuhet se shtetet mike të Kosovës në vitin 1999 donin që ta mos përfshini në rezolutë fjalën Jugosllavi, por Rusia që ka të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit, këmbënguli.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Standardet për Kosovën(dhjetor 2003)

Që nga mbarimi i luftës është kërkuar nga shumica e popullit të Kosovës, shqiptarët, që statusi i Kosovës të definohet sa më parë që është e mundur. Por ndërkombëtarët gjithë kohën thonin se ende është herët, dhe se Kosova ende ka probleme mes tjerash me respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Në dhjetor 2003 bashkësia ndërkombëtare(BE, OKB)përmes "Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara" Harri Holkeri ju dorëzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet për Kosovën". Dokumenti përmbante detyrat kryesore qe Kosova duhej t'i realizonte deri ne vitin 2005, ne mënyrë qe pastaj te vlerësoheshin arritjet dhe nëse gjykohet se "standardet janë përmbushur", do te iniciohej faza e ardhshme e përcaktimit te statusit final te Kosovës. Në ballinën e këtij dokumenti shkruante “Një Kosovë ku të gjithë –pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën ose fenë – janë të lirë të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë, armiqësi ose rreziqe dhe ku ka tolerancë, drejtësi dhe paqe për të gjithë”. Tani të gjitha kërkesat për zgjidhjen e statusit nga ndërkombëtaret përgjigjeshin me "standardet para statusit".

Dokumenti ”Standardet për Kosovën” përmbante këto 8 pika:

  • 1) Institucionet demokratike funksionale
  • 2) Sundimi i ligjit
  • 3) Liria e lëvizjes
  • 4) Kthimet e qëndrueshme dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre
  • 5) Ekonomia
  • 6) Të drejtat pronësore
  • 7) Dialogu
  • 8) Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Shqiptarët, që përbenin më shumë se 90% të popullsisë e kishin kuptuar se përmbushja e standardeve ishte e domosdoshme për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, por shumë nga standardet ishin të vështira për Kosovën, për shkak se serbët të frikësuar nga rezultati i bisedimeve sabotonin këto standarde, duke mos marr pjesë në institucionet demokratike. Në anën tjetër ndërkombëtarët pohonin se standardet që kanë të bëjnë me pakicat ishin më të rëndësishmet. Vlerësime të ndryshme tregojnë se standardi numër 8, pra ai për "Trupat Mbrojtëse të Kosovës" është përmbushur më së shumti.

"Standardet që bashkësia ndërkombëtare i kërkon nga Kosova, kanë për qëllim vlerësimin e të arriturave të Kosovës, para vendosjes së statusit final të Kosovës, që për ne është pavarësia, si dhe përmbushjen e normave për integrim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në bashkësinë ndërkombëtare”"[1]


"Standardet janë në masë të madhe të pranuara në Kosovë. Nuk jam shumë optimist që me mjetet që posedojmë mund të jemi shumë të suksesshëm. Parlamenti duhet ti plotësojë standardet që ndërlidhen me Parlamentin por do të jetë vështirë nëse serbët nuk marrin pjesë në procesin e standardeve dhe në jetën politike."[2]


"Është me rëndësi të ceket që standardet janë të rëndësisë qenësore. Ato paraqesin kornizën e veprimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, me qëllim të krijimit të një shoqërie me një rend të konsoliduar demokratik. Standardet paraqesin një strategji të punës të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë që është ose duhet të jetë në pajtim me të kuptuarit dhe pikëpamjet e secilës qeveri demokratike në Kosovë tash dhe në të ardhmen, madje edhe pas defi nimit të statusit të Kosovës."[3]

[redaktoni] Trazirat e marsit 2004

Më 17 mars 2004 filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si "Trazirat e marsit". Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serb, dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen pra me 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe, diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët kishat i hakmerren me djegien disa xhamive jo-shqiptare në Serbi. 19 persona, prej këtyre 12 shqiptar humbën jetën gjatë këtyre trazirave. Serbët mohuan se kishin shkaktuar mbytjen e fëmijëve, edhe pse dihet se ka pasur shumë herë kërcënime nga serbët ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës që ka shumicë serbe. UNMIK për të mos ndezur situatën, edhe kësaj here nuk tregoi te vërtetën se c`far kishte ndodhur. Serbët shfrytëzuan këtë rast për të nxirë aspiratat e politikanëve kosovar për një Kosovë të pavarur dhe multietnike.

Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmisohej pa zgjidhjen e statusit përfundimtar. Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide morri këtë detyrë shumë seriozisht, dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan përgjithësisht ku takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etje ai në tetor 2005 i dorëzoi, Annan raportin e porositur. Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmisohen ai konkludon se shumë është përmisuar në Kosovë nga viti 1999, dhe rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Disa dit më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan. Serbia protestoi se shumë pak ishte përmisuar në Kosovë por bashkësia ndërkombëtare nuk ja vuri veshin.[4]

 Ballina e të përdistshmes Express më 25.korrik 2006
Zmadho
Ballina e të përdistshmes Express më 25.korrik 2006

[redaktoni] Bisedimet

  • 24 janar 2005: International Crisis Group publikon raportin "Kosovo: Toward Final Status" ku konkludohet se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Serbët si gjithmonë refuzojnë këtë.
  • tetor 2005: Kai Eide, ambasador i Norvegjis në NATO, i dorëzon Kofi Annan raportin mbi gjendjen e përgjthshme në Kosovë. Eide i rekomandon Annan fillimin e bisedimeve për statusin. Poltikanët shqiptarë të Kosovës e karakterizojnë raportin si të drejtë.
  • 10 nëntor 2005: Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovon emërimin e Martti Ahtissari nga sekretari gjeneral Kofi Annan, si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Zëvendës i Ahtisaari emërohet austriaku, Albert Rohan.
  • 21 nëntor 2005: Martti Ahtisaari viziton Kosovën për herë të pas që nga emërimit si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai bën takime me kryeadministratorin e OKB-së, Søren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe përfaqësues të opozitës dhe minoritetit serb. Në të njëjtën ditë proteston lëvizja "Vetëvendosje" me parullat "Jo negociata- Vetëvendosje".
  • 21 janar 2006: Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, që për një kohë kishte vuajtur nga kanceri në mushkëri ndërron jetë. Afër një milion njerëz e përcjellin për në varr. Bisedimet që do të duhej të startonin në fund të këtij muaji shtyhen për disa javë
  • 10 shkurt 2006: Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovë, president i Kosovës.
  • 1 mars 2006: Kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bëjë këtë. Disa ditë më vonë zgjidhet, Agim Çeku, që deri në këtë kohë ishte kryekomandant i TMK-së, kryeministër për AAK, dhe Kolë Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.
  • 19 maj 2006: Ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, ka përsëritur thirrjet për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. [5]
  • 12 qershor 2006: Søren Jessen-Petersen (PSSP) lajmëron largimin e tij nga Kosova. Analistët thonë se po e lënë Kosovën për shkak të deklaratave pro-pavarësisë.
  • 15 qershor 2006: Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, fillon një vizitë treditore në Kosovë. Përsërit qëndrimin e qeverisë Shqiptare për pavarësi të plotë për Kosovën. Gjatë kësaj vizite ai vizitoi qytetet kryesore të Kosovës.[6]
  • 24 korrik 2006: Takimi i zyrtarëve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në pallatin Niederosterich, Vjenë, Austri. Prezent janë: Agim Çeku(kryeministër i Kosovës), Fatmir Sejdiu(president i Kosovës), Voislav Kostunica(kryeministër i Serbisë), Boris Tadic(president i Serbisë) dhe anëtarët tjerë. Siç është pritur nuk arrihet asnjë marrëveshje, por Ahtisaari e konsideron të suksesshëm për faktin se këta liderë janë takuar sy në sy. Në Kosovë ky takim u përshkruante si "takimi i elefantëve". Lëvizja "Vetëvendosje" proteston në Prishtinë kundra këtyre bisedimeve. Lexoni fjalimin e Fatmir Sejdiut të plotë.
  • 27 korrik 2006: Ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisë Radikale të Serbisë, kërcënoi me luftë nëse Kosova merr pavarësinë.
  • 28 korrik 2006:International Crisis Group publikon raportin "An Army for Kosovo?", ku thuhet se Kosova duhet të ketë ushtrinë e vet pas zgjidhjes së statusit, që sipas tyre duhet të jetë pavarësia.
  • 7 gusht 2006: Bisedimet mes autoriteteve kosovare dhe serbe në Vjenë. Në fokus është decentralizimi. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Veton Surroi. Pas mabrimit të këtyre takimeve thuhet se ka pasur progres minimal.
  • 14 gusht 2006: Sekretari gjeneral i OKB-së, Kofi Annan, emron gjermanin Joachim Rüecker, kryeadministrator(PSSP) të Kosovës. Rüecker para këtij emrimi kishte punuar për disa vite në UNMIK.

[redaktoni] Thënie për statusin

  • Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, para Kuvendit të Kosovës më 15.qershor 2006:
"Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme që garanton paqe dhe stabilitet në Kosovë, por jo vetëm në Kosovë por dhe në vendet e tjera përreth. Paqja, stabiliteti dhe konsolidimi i tyre në Kosovë kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë, për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Ballkanin në tërësi. Por konsolidimi i tyre është një proces i vështirë dhe jetik. Trashëgimia e hidhur, varfëria, dobësia e shtetit ligjor, korrupsioni, krimi i organizuar, terrorizmi janë faktorë që e rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin si në Kosovë ashtu edhe në vende të tjera të rajonit." [7]
"Pavarësia është e drejtë e patjetërsueshme e vullnetit të popullit. Vendosmëria e popullit shqiptar të Kosovës për pavarësi është del nga përpjekjet e vazhdueshme, lufta, deklarimet e gjeneratave të tëra dhe, tashti, ajo përsëri mund të realizohet përmes procesit demokratik."
  • Ibrahim Rugova, president i Kosovës, për Zërin e Amerikës janar 2005:
"Të njihet pavarësia sa më shpejt, gjë që do të qetësonte popullin e Kosovës dhe do të hapte perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik, demokratik dhe për një stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi ecur shumë shpejt gjatë këtyre 5 viteve dhe pavarësia do të hapte perspektiva të reja dhe do të qetësonte këtë pjesë të botës apo Evropës. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet të marrim kredi dhe garantim të investimeve, dhe me njohjen e pavarësisë do të kishim më shumë mundësi, pasi shumë institucione ndërkombëtare thonë se çështja e njohjes së pavarësisë i pengon këto procese. Pra, dëshiroj që në vitin 2005 kjo të realizohet"

[redaktoni] Delegacioni kosovar në bisedimet për statusin

Pjesëmarrësit ndryshonin nga hera në herë. Këta persona kanë qenë kyq, dhe kanë marrur pjesë disa herë.

[redaktoni] Argumentet shqiptare për pavarësi

  • Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999. Nuk ka më kthim prapa.
  • Në një demokraci shumica duhet të vendos. Në Kosovë mbi 90 e popullsisë janë shqiptar dhe hulumtime tregojnë se të gjithë këta e përkrahin pavarësinë.
  • Serbia e ka humbur të drejtën për ta sunduar Kosovën pas asaj që ka bërë ndaj shqiptarëve para qershorit 1999: 10 000 të vdekur, 20 000 femra të dhunuara, 3 000 persona të zhdukur, me shumë se 1 milion te zhvendosur me dhunë, dhe 70 % e infrastrukturë është shkatërruar.
  • Rasti i Kosovës është unik, dhe nuk mund të krahasohet me konflikt tjera në botë.
  • Nuk do të ketë progres në ekonomi pa pavarësi.
  • Radikalët dhe ultranacionalistet kanë rritur përqindjen e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, çka do të thotë se shanset për konflikt të ri mund të rriten.

[redaktoni] Fushtat serbe kundra pavarësisë

Me fillimin e përfoljes së statusit përfundimtar të Kosovës, filloi edhe lufta propagandistike më e kushtuar e Serbisë. Disa faqe të internetit dhe disa profesor serb të vendosur në ShBA filluan të shkruanin artikuj anti-shqiptar të mbushur me racizëm dhe nacionalizëm, ku nuk kursehej asgjë për të paraqitur shqiptarët si fajtor për luftërat në Ballkan, okupues të Kosovës, përndjekës të serbëve, dhe ekstremist mysliman. Ndryshimet në botë pas 11.shtatorit e kishin bërë më të lehtë për serbët që të mblidhnin persona të paditur në betejën propagandistike kundra "shqiptarëve mysliman". Por për fat të mire të gjithë ata që ishin në pozitën e vendimmarrësit, e njihnin të vërtetën, dhe nuk mashtroheshin nga propaganda serbe.

“The muslim Albanians” u quanin shqiptarët nga serbët në të gjitha artikujt ose të shkruar nga ato, apo të paguar. Në shumë raste ju shtonte edhe fjala që fillon me shkronjën t., për të krijuar konfuzion tek ata që nuk e dinin se shqiptarët edhe pse janë mysliman, nuk janë fundamentalist fetar, dhe se janë tolerant.

Fushatat serbe krahasuar me ato shqiptare ishin si Goliat(serbët) dhe Davidi (shqiptarët). Për dallim nga serbët që u përqendronin në nxirjen e shqiptarëve, kosovarët në fushatat e tyre këmbëngulnin se Kosova duhet të bëhet një shtet i pavarur ku të gjithë kanë të drejtat e barabarta, pa marr parasysh nacionalitetin.

Vlen të përmenden këto dy kontrata që u nënshkruan nga institucione serbe me firma lobiste amerikane, ku kriteri kryesore ishte ndalimi i pavarësimit të Kosovës:

  • Këshilli Kombëtar Serb më 22 mars 2006 nënshkruan një kontratë me firmën amerikane Venable. Kjo kontratë u ndërmjetësua nga Xhejms Jatras, grek që është pjesëtar i këtij këshilli nacionalist dhe anti shqiptar. Qëllimi kryesor me këtë kontratë është demonizimi i shqiptarëve në prag të statusit. Vlera e kontratës sipas medieve ishte 600 000 dollar në muaj.
  • Në fund të korrikut 2006 bëhet e njohur se qeveria serbe ka nënshkruar një kontratë me firmën lobiste amerikane “Barbour, Griffith & Rogers” të vlefshme 30 milion dollar. Edhe kësaj herë dëshira kryesore ishte demonizimi i shqiptarëve.

Janë shkruar edhe disa artikuj anti-shqiptar nëpër gazeta evropiane gjatë kohës të bisedimeve, që nga shqiptarë janë karakterizuar si propaganda serbe në prag të zgjidhjes së statusit.

Të shumta ishin edhe deklaratat e mbushura me urrejtje të ministrit te jashtëm, Vuk Drashkoviq, dhe shefes së qendrës koordinues për Kosovën (një qendër që në të vërtet vetëm ka krijuar probleme) Sandra Raskovic-Ivic.

[redaktoni] Referenca

  1. http://www.voanews.com/albanian/archive/2003-12/a-2003-12-10-2-1.cfm
  2. ASI Assembly Newspaper http://www.osce.org/documents/mik/2004/08/3389_sq.pdf
  3. ASI Assembly Newspaper http://www.osce.org/documents/mik/2004/08/3389_sq.pdf
  4. http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/4319566.stm
  5. http://www.swissinfo.org/eng/search/detail/Calmy_Rey_pushes_for_closure_on_Kosovo.html?siteSect=881&sid=6734314&cKey=1148050500000
  6. http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2006/06/060616_berisha_2vizita.shtml
  7. http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=6355

[redaktoni] Lidhje të brenshme

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com