Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Nexhmije Pagarusha - Wikipedia

Nexhmije Pagarusha

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të MalishevësKosovë. Është artiste shqiptare. Kur flitet për të përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit".

Veprimtaria e saj muzikore 40 vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon, sepse ajo këndoi thuaja në të gjitha zhanret. Është e njohur për interpretimet e saja të shkëlqyera në muzikën popullore, por ajo në anën tjetër këndoi me sukses edhe arie të operës .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe si aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar si këngëtare në radio në Kosovë.

Ajo ishte në kohën e krijimtarisë së saj nga të gjithë kritikët e artit, njohësit e muzikës popullore dhe adhuruesit e saj shumë e çmuar.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria, dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqit me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht askujt nga organizatorët teknik nuk ju kujtua të regjistrojnë këtë koncert! Për fat të keq po ashtu nuk janë të evidentuara të gjitha koncertet dhe i tërë repertori i këngëve të kënduara nga ajo, pasi që siç ka thënë ajo një herë, për të ishte vetëm muzika me rëndësi, ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 viteve larg skenës, u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty", në një emision të Ardit Gjebreas, i cili e shtyri të bëjë këtë.

Ishte në jurinë e festivalit Kënga Magjike 2005. Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

[redaktoni] Krijimtaria

Disa nga këngët e saj:
  • “Baresha“
  • ”Ani mori nuse”
  • ”Mora testin”
  • “Kur më shkon si zog n'hava”
  • “Kur më del në derë”
  • ”Ke selvitë”
  • “Ç'u ngrit lulja në mëngjes”
  • “Çil njat zemër plot kujtime”
  • “Dallëndyshe”
  • “Një lule”
  • "Zambaku i Prizrenit"


Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrale:
  • “Dasma e përgjakur”, (1967)
  • “Jugovizioni” (1973)
  • “Gëzuar viti i ri” (1976)
  • "E kafshoja terrin" (1977)
  • "I ikuri". (1980)
  • "Tre vete kapërcejnë malin" (1981)
  • "Lepuri me pesë këmbë"
  • "Fluturimi i Micakut"
  • "Daullet e të çmendurve",
  • "Rexha i nënës në grazhd të kalit"
  • "Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Në gjuhë të tjera
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com