Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Bashkësia Islame e Kosovës - Wikipedia

Bashkësia Islame e Kosovës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Prezantim i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i Institucioneve të saj

Ani pse shumica e historianëve janë të mendimit se fillet e para të Islamit në trojet shqiptare datojnë me ardhjen e Osmanlinjve në këto troje, megjithatë, ekzistojnë disa shënime relevante se këto kontakte ishin mbase diku 150-200 vjet më të hershme, dhe atë nëpërmjet tregtarëve islame që shtegtonin në këto troje, e disa edhe nëpërmjet të të ikurve-dëbuarve nga inkuizicioni që kishte filluar të zbatohej në Andaluzi (Spanjë) nga spanjollët kundër myslimanëve dhe hebrenjve. Këta të dëbuar që iknin nga Spanja, ndalonin për një kohë në këtë vise, ku qëndronin disa vite, që pastaj të merrnin udhë për në tokat arabe. Shikuar nga ky këndvështrim, Xhamia e Mlikës në komunën Dragashit (Sharrit), e ndërtuar nga një familje e njohur arabe El-AGA në vitin 1289 e.r (688 sipas hixhretit), mbase është dëshmia më e mirë për praninë e Islamit në këto troje edhe para ardhjes së turqve osmanlinj. Sidoqoftë, populli shqiptar, me ardhjen e osmanlinjve, me shumicë pranoi Islamin, pa kurrfarë dhune, për ç’gjë dëshmojnë dokumentet e shumtë të historianëve botërorë, e ndër ta edhe hulumtimet serioze të historianit të famshëm Thomas Arnoldit.

Në Kosovë si dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare organizimi fetar bëhej sipas dispozitave të Sheriatit, të përcjella vazhdimisht nga Shejhul Islami me seli në Stamboll, të cilat rregulla i zbatonin myftinjtë nëpër vilajete të ndryshme të Perandorisë. Ky organizim vazhdoi derisa u pezullua Halifati, d.t.th. muslimanët e Kosovës e mbajtën lidhjen shpirtërore me Perandorinë Osmane, edhe pas tërheqjes së saj nga këto vise në vitin 1912. Në Shqipërinë “londineze” pas pezullimit të Hilafetit, filloi organizimi vetanak fetar, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite, me përjashtim të viteve 1967-68 – 1991, kur Shqipëria komuniste me ligj ndaloi fenë për dy dekada e gjysmë duke e shpallur Shqipërinë dhunshëm si shtetin e parë ateist në botë. Ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni, pas okupimit të tyre nga ana e Serbisë, e mëpastaj edhe në Mbretërinë SKS, territoret shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë etnike administroheshin nga Bashkësia Islame-Vakëfi me seli në Shkup, i cili atëbotë administronte Maqedoninë, Kosovën, dhe Sanxhakun.

Pas luftës së II Botërore, këto rrethana ndryshuan, kështu që tashti nën federatën jugosllave filloi të funksiononte Bashkësia Unike Islame e Jugosllavisë. Në këto rrethana, Bashkësia Islame e Kosovës filloi punën si njësi e barabartë fetare në Riaset. Punën e saj e filloi më 1.01. 1948. Selia e Bashkësisë Islame u transferua në Prishtinë ndërsa, nën juridiksionin e saj fetar ishin Kosova, Sanxhaku, Vojvodina dhe Serbia. Kryetari i parë i Bashkësisë Islame ishte hfz. Bajram Agani.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-99), më 13 qershor ’99, është djegur me themel Selia qendrore e Bashkësisë Islame të Kosovës, pasi që më parë ishte demoluar e plaçkitur nga paramilitarët dhe shërbimet sekrete serbe, të cilat me vete kanë bartur ose kanë djegur tërë materialin arkivor, si dhe bibliotekën e pasur me dorëshkrime të vjetra në gjuhën osmane-arabe. Pas luftës, Kryesia e BI-së ka ndërruar lokacionin dhe tash vepron në Selinë e re pranë kompleksit të xhamisë “Alauddin”, në të cilin lokacion vepron edhe Fakulteti i Studimeve Islame si dhe pritet të ndërtohet Medreseja e vajzave dhe Instituti i Lartë për hulumtime islame. Roli dhe detyrat e Bashkësisë Islame të Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës është e vetmja Bashkësi e pavarur fetare për të gjithë besimtarët islamë që jetojnë në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës. Kjo Bashkësi Islame përkujdeset edhe për besimtarët e saj që jetojnë në diasporë. Bashkësia Islame e Kosovës veprimtarinë e vet e zhvillon në bazë të Kur’anit, Synnetit (traditës) së Pejgamberit a.s., të rregullave të nxjerra prej tyre, pastaj në bazë të Kushtetutës së BI-së si dhe dispozitave ligjore. Në veprimtarinë e saj të gjithmbarshme ajo është autonome, e predikon Islamin dhe e zbaton atë lirisht dhe publikisht, gjithnjë duke mbajtur në konsideratë interesin e fesë islame dhe të besimtarëve islamë. Qëllimi parësor i Bashkësisë Islame është që të ruajë dhe të zhvillojë vetëdijen islame dhe jetën fetare midis pjesëtarëve të Islamit ndër ne, pastaj të mbrojë vlerat fetare, kulturore, morale, arsimore, ekonomike, sociale etj., të besimtarëve të saj.


Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Organet e Bashkësisë Islame të Kosovës

[redaktoni] Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës

Kuvendi i BI-së është organi më i lartë ligjvënës i BI-së. Kuvendi ka aq anëtarë (delegatë) sa është edhe numri i Këshillave të BI-së në territorin e saj, si dhe nga një delegat nga Institucionet arsimore (Fakulteti i Studimeve Islame dhe Medreseja)> Këta delegatë (kuvendarë) zgjidhen nga Këshillat e BI-së me mandat 5 vjeç.


[redaktoni] Kryesia e BI-së të Kosovës

Kryesia e BI-së është organ ekzekutiv i Kuvendit të BI-së. Si e tillë është organi më i lartë për çështje fetare, fetaro-arsimore, pronësoro-juridike e të tjera. Kryesia r Bi-së ka Kryetarin dhe anëtarët e saj që vijnë nga 8 regjionet e Kosovës e që janë:

  1. Regjioni i Prishtinës të cilin e përbëjnë Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI)-Prishtinë, KBI-Podujevë, KBI-Lipjan dhe KBI-Drenas.
  2. Regjioni i Gjilanit të cilin e përbëjnë: KBI-Gjilan, KBI-Kamenicë (Dardanë) dhe KBI-Viti.
  3. Regjioni i Preshevës të cilin e përbëjnë KBI-Preshevë, KBI-Bujanoc dhe komuna e Medvegjës.
  4. Regjioni i Mitrovcës të cilin e përbëjnë: KBI-Mitrovicë, KBI-Vushtrri dhe KBI-Skënderaj.
  5. Regjioni i Prizrenit të cilin e përbëjnë: KBI-Prizren, KBI- Sharr (Dragash) dhe KBI- Therandë (Suharekë.
  6. Regjioni i Pejës të cilin e përbëjnë: KBI-Pejë, KBI-Istog (Burim), KBI-Klinë dhe KBI-Deçan.
  7. Regjioni i Gjakovës të cilin e përbëjnë: KBI-Gjakovë, KBI-Malishevë dhe KBI-Rahovec
  8. Regjioni i Ferizajt të cilin e përbëjnë KBI-Ferizaj, KBI-Kaçanik dhe KBI-Hani i Elezit.


Kryesia e BI-së krahas udhëheqjes dhe orientimit të punës dhe veprimtarisë së gjithmbarshme, kryen edhe këto punë:ekzekuton vendimet e Kuvendit të BI-së, mbikëqyr punën e organeve dhe institucioneve të BI-së, kujdeset për organizmin e mësim-besimit dhe mbikëqyr veprimtarinë e shkollave fetare dhe arsimimit të përgjithshëm islam, organizon tubimin e mjeteve të zekatit, sadekatul fitrit dhe ndihmave të tjera materiale, organizon Haxhin dhe Umren, lejon ndërtimin dhe meremetimin e objekteve të BI-së dhe mbikëqyr pasurinë e vakëfit, jep interpretimin autentik për çështje të caktuara fetare, mbikëqyr punën e kuadrove të BI-së, i emëron dhe sipas nevojës i shkarkon ata, miraton rregullore dhe akte të tjera normative, vë kontakte dhe bashkëpunon me organizata e institucione ndërkombëtare.


Në kuadër të Kryesisë së BI-së, me qëllim të një pune sa më të efektshme veprojnë këto shërbime:

  • Shërbimi fetaro-arsimor, i cili udhëhiqet nga Kryeimami
  • Shërbimi juridik-administrativ,i cili udhëhiqet nga Sekretari
  • Shërbimi për çështje ekonomike-financiare.

Deri më sot Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pasur këta kryetarë:

  1. Hfz. Bajram Agani (1948-1958)
  2. H. Mustafa Canhasi (1958-1959)
  3. Hfz. Ismail Hakiu (1959-1983)
  4. H. Jetish Bajrami (1983-1990)
  5. Dr, Rexhep Boja (1990-2003)
  6. Mr. Naim Tërnava (2003- )

Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-99), më 13 qershor ’99, është djegur me themel Selia qendrore e Bashkësisë Islame të Kosovës, pasi që më parë ishte demoluar e plaçkitur nga paramilitarët dhe shërbimet sekrete serbe, të cilat me vete kanë bartur ose kanë djegur tërë materialin arkivor, si dhe bibliotekën e pasur me dorëshkrime të vjetra në gjuhën osmane-arabe. Pas luftës, Kryesia e BI-së ka ndërruar lokacionin dhe tash vepron në Selinë e re pranë kompleksit të xhamisë “Alauddin”, në të cilin lokacion vepron edhe Fakulteti i Studimeve Islame si dhe pritet të ndërtohet Medreseja e vajzave dhe Instituti i Lartë për hulumtime islame.

[redaktoni] Këshillat e BI-së

Këshilli i Bashkësisë Islame është organ themelor i BI-së në territorin përkatës. Këshilli i BI-së kujdeset për të gjitha çështjet e jetës fetare për besimtarët në territorin të cilin e administron. Këshilli i BI-së disponon dhe shfrytëzon edhe pronat – pasurinë vakëfore me pëlqimin e Kryesisë së BI-së.



Këshilli i BI-së ka Kryetarin i cili është post nderi dhe i cili zgjidhet dhe emërohet drejtpërdrejt nga Kryesia e BI-së nga nga mesi i anëtarëve të zgjedhur. Këshilli ka anëtarët, pastaj administratën të cilën e përbëjnë: Kryeimami, Sekretari, Arkëtari dhe sipas nevojës edhe ndonjë referent për çështje të caktuara. Buxheti i Këshillit realizohet nga anëtarësia, nga pasuria vakëfore, dyçane, ara ose pasuri tjetër të ngjashme si dhe nga përqindja e zekatit dhe Sadekatul Fitrit, e në disa raste edhe nga ndihmat e ndryshme vullnetare të besimtarëve. Mandati i Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit zgjat 4 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.


[redaktoni] Institucionet fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës

[redaktoni] Medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë

Ka filluar punën në vitin 1951, në kuadër të së cilës veprojnë edhe disa paralele të ndara fizike: ato të djemve në Prizren dhe në Gjilan, dhe të vajzave në Prishtinë e Prizren. Medreseja me të gjitha paralelet e ndara numëron afro 700 nxënës. Që prej themelimit të saj, në Medrese kanë diplomuar mbi 2.000 nxënës. Medreseja për dekada të tëra ka shërbyer si institucioni i vetëm arsimor ku janë shkolluar kuadro nga të gjitha viset shqiptare dhe nga Sanxhaku. Mësimi që nga themelimi është zhvilluar vetëm në gjuhën shqipe.

Medreseja si shkollë e mesme, njihet si ekuivalente nga të gjitha universitete islame kudo nëpër botë, si dhe nga Universitetet e tjera jo islame, në vend dhe në botë. Nga nxënësit e diplomuar nga kjo shkollë, sot ka doktorë shkencash, magjistra, punonjës të ndryshëm shkencorë, teologë, mjekë, ingjinierë etj, të shpërndarë në të katër anët e botës. Medreseja amë në Prishtinë, është shkollë moderne, e pajisur me salla kumpjuterash, kabinete të gjuhëve të huaja, sallë sportive, bibliotekë, në të cilën ruhen manuskripte dhe dorëshkrime të vjetra disa shekullore nga e kaluara jone islame dhe kombëtare. Medreseja ka po ashtu konviktin i cili mund të strehojë 270 nxënës, të cilët e shfrytëzojnë edhe mensën për ushqim.

Nxënësit e Medresesë nxjerrin edhe fletushkën e tyre “Nurul Kur’an-Drita e Kur’anit”. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, 16 medresantë kanë rënë dëshmorë në fushëbetejë.

Deri më sot Medreseja ka pasur këta drejtorë:

  1. Ahmet Mustafa
  2. Bajram Agani
  3. Muharrem Adili
  4. Shemsi Salihu
  5. Rashit Osmani
  6. Sherif Ahmeti
  7. Resul Rexhepi
  8. Qazim Qazimi
  9. Naim Tërnava
  10. Ekrem Simnica

[redaktoni] Fakulteti i Studimeve Islame

Duke parë nevojën e madhe për shkollimin e kuadrove me kualifikim superior islam, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, pas përgatitjeve të duhura të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vendim të posaçëm Nr. 443/92 themeloi Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili filloi punën në dhjetor të vitit 1992. Ligjëratën e parë nga lënda e Akaidit-apologjetikës islame e ka mbajtur doajeni i publicistikës islame në Kosovë H. Sherif Ahmeti, i cili për tri vjet me radhë ligjëroi lëndën e Akaidit.

Dekan i FSI-së u zgjodh Dr. Rexhep Boja, prodekan Mr. Qemajl Morina kurse sekretar-Sabri Bajgora. Në vitin akademik 2005/06 pritet të zgjidhen edhe drejtuesit e ri të FSI-së, meqenëse tash edhe kuadri profesional është begatuar me profesorë që posedojnë tituj dhe grada shkencore. Në ditët e fillimit, kuadri i FSI-së natyrisht që ishte modest me teologë të paktë që posedonin grada e tituj shkencorë. Kishte vetëm një doktor shkencash dhe një magjistër dhe disa teologë të tjerë të aftë, të cilëve nuk u mungonte dija, vullneti dhe entuziazmi për ta shpënë përpara këtë amanet të madh. Dhe, me kalimin e viteve të vështira të mbijetesës, nëpër të cilat kaloi arsimi shqiptar si dhe krejt populli i Kosovës, edhe FSI-ja mbijetoi, madje dita–ditës duke e pasuruar kuadrin profesional, dhe në vitin 2002 kur u festua 10 vjetori e rritës së FSI-së, ka 3 doktorë shkencash, nga Kosova, 1 doktor shkencash islame nga Maqedonia, 5 magjistra, dhe 6 ligjërues - teologë, të cilët në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm pritet të fitojnë titujt shkencorë në metropolet e ndryshme islame si në Kajro, Bejrut, Aman e Damask. Numri i gjithmbarshëm i regjistruar i studentëve kalon 500, ndërsa deri më sot kanë diplomuar 40 studentë.

Studentët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.

Studentët e FSI-së kanë Shoqatën e tyre studentore, e cila merret me aktivitete të ndryshme, duke organizuar shumë shpesh tribuna shkencore me profesorë të FSI-së dhe të jashtëm. Studentët e FSI-së nxjerrin edhe një revistë të tyre “Zgjimi Islam”.

Në kuadër të FSI-së funksionon edhe biblioteka me disa qindra dorëshkrime të vjetra dhe disa mija tituj fetarë, të cilat vazhdimisht janë në shërbim të ngritjes intelektuale të studentëve. Fakulteti i Studimeve islame është garancia më e mirë për një të ardhme më të ndritshme të Islamit në Kosovë dhe më gjerë. Me aftësitë e përfituara profesionale, të diplomuarit nga FSI-ja mund të kyçen në të gjitha mekanizmat fetare-profesionale, dhe administrativo-juridike në kuadër të BI-së. Prej studentëve të diplomuar tani kemi edhe magjistra, të cilët mësimet i vazhduan në Damask, Kajro, Prishtinë etj.

[redaktoni] Objektet fetare të Bashkësis Islame të Kosovës

Disa nga objektet më të vjetra fetare në Kosovë: Kosova gjendet në një hapësirë gjeografike ku u gërshetuan kultura të ndryshme gjatë historisë. Secili popull që kaloi këtej pari la edhe gjurmët e veta, por pa dyshim, gjurmët më të mëdha në këto hapësira i kanë lënë osmanlinjtë, të cilët ndërtuan xhamia, mektebe, imarete, ura guri e monumente të tjera. Prej xhamive të vjetra që kanë karakter monumental në Kosovës kemi disa sish. Po i përmendim vetëm ato më kryesoret: Xhamia “Sulltan Murat”-(Xhamia e Çarshisë) (1440), Xhamia “Sulltan Mehmet Fatih” (1461), Xhamia “Ramadanije” (1470), xhamia “Jashar Pasha” (1830), xhamia “Pirinaz” (1470), pastaj "Tyrbeja e Sulltan Muratit", Hamami që sot është gjysëm i shkatërruar dhe "Sahat Kulla" në komunën e Prishtinës';

Xhamia e "Çarshisw (Bajrakli" (1471), Xhamia "Gjylfatyn" (1497), Xhamia e "Defterdarit" (1570), xhamia "Kurshumli" (1577), Xhamia e "Hamamit" (1587) si dhe "Hamami i Xhaxhi Beut" (1587) në Pejë;

Xhamia e “Sinan Pashës” (1615), Xhamia e “Gazi Mehmet Pashës” (1549), Xhamia e “Suzi Efendiut” (1512) Xhamia e “Iljaz Kukës” (1534) në Prizren;

Xhamia e “Hadumit” (1595) dhe Xhamia e “Hasan Agës” në Rogovës të Hasit (1580), në komunën e Gjakovës;

Xhamia “Gazi Ali Beg” (1410) dhe ajo “Karamanli” (1675) në Vushtrri;

Xhamia “Gazi Isa Beg” (1465) dhe ajo e “Mazhiqit” (1468) në Mitrovicë;

Xhamia “Atik” (1609) dhe xhamia në fshatin Miresh (ish Dobërçan) (1526) në komunën e Gjilanit, e cila gjatë luftës së fundit u dogj me themel, dhe shumë xhami të tjera nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë vlera monumentale dhe janë të ndërtuara në shekujt XV, XVI, XVII e më vonë.

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com