Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Sefer selimi - Wikipedia

Sefer selimi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë



Vini Re!
KUJDES! - *Ky artikull bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedias
dhe duhet pastruar urgjentisht nga mirëmbajtësi i faqeve ose administratorët.



[redaktoni] SEFER SELIMI

Shqiptarët bëhen të zëshëm

Ahmet Kita, ekonomist i diplomuar, në fillim të vitit 1967 zgjidhet kryetat i Organizatës (Lidhjes, zyrtarisht) së Rinisë në komunën e Gostivarit. Një atdhetar i ri ahere, gjithë guxim e plot entusiazëm, i përkrahur nga Shasivar Hyseini, sot avokat në Gostivar, Imer Imeri, mjek dhe personi numër një i Partisë së Prosperitetit Demokratik në "Besëlidhjen" e Ohrit e të tjerë (kërkoj falje nga ata, emrat e të cilëve nuk më kujtohen), marrin guxim dhe nisin diskutimet në mbledhjet e kësaj organizate rinore përkitazi me pozitën nënshtruese të shqiptarëve në komunën e Gostivarit. Po për këtë nismë vihet në dijeni edhe sekretari i Lidhjes Socialiste të Gostivarit, Sefer Selimi, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare. Detyrë e këtij të fundit, sipas Shasivar Hyseinit, avokat, kishte pasë qenë që të siguronte shënime statistikore për strukturën nacionale të zënëve me punë në të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore në komunën e Gostivarit, duke ndriçuar aspekte të padrejtësisë së madhe ndaj shqiptarëve. Në Gostivar nis një rrymë e re me impulse të shquara kombëtare shqiptare në formë të diskutimeve në ambiente të ndryshme për të ndryshuar pozitën nënshtruese kombëtare të shqiptarëve. Diskutimet e guximshme nëpër forumet formale dhe konfrontimet e hapura me funksionarë sllavomaqedonasë, që nga niveli komunal deri në atë republikan, bëhen më të mprehta e më intensive. Tash më bëhen të njohura edhe botërisht qëndrimet e bllokut të politikanëve lokalë shqiptarë, Ahmet Kita me shokë në organizatën e rinisë, të mbështetur edhe nga Sefer Selimi e Destan Sylejmani në Lidhjen Socialiste. Qëndrimet e tyre mirëpriten nga popullata e politizuar shqiptare dhe interpretohen në ambiente familjare, në muhabete kafenesh, biseda miqësh e nëpër sheshe fshatrash.

UDB- ja shqetësohet dhe druan se gjithë kjo atmosferë e ringjalljes së guximit kombëtar mund të kalojë në një lëvizje të përgjithshme për pozitë të barabartë të shqiptarëve me popullatën sllave. Qarqet e sigurimit shtetëror të ashtuquajturës Maqedoni nisin e gatuajnë plane për të ndërprerë këtë hov kombëtar ndër shqiptarët e trevës së Gostivarit.

Ahmet Kita, ndërkohë, dërgohet në detyrimin ushtarak, ndërsa aktiviteti politik i shqiptarëve i nisur muajë më parë vazhdon e ngjallet edhe më shumë nga diskutimet nëpër forume të Sefer Selimit me përkrahës të tjerë shqiptarë. Sllavomaqedonasit shovenistë janë të shqetësuar.

Atentati politik

Më janar të vitit 1968, disa metra para portës së shtëpisë së vet, në prani të vajzës 12-vjeçare, Sefer Selimi goditet për vdekje me disa plumba pas shpine (në shpatull e në kokë).

UDB-ja nuk pret, "zbulon" dhe përhap lajmin se kush kishte pasë qenë Sefer Selimi: "Agjent i Shqipërisë, në shtëpinë e të cilit na qenkësh gjetur radiostacioni ilegal". Kjo gjetje, "pa autor zyrtar", se kush paskësh qenë Sefer Selimi, duhej të kuptohej atëherë se përse e vramë Sefer Selimin (ne, UDB-ja; që e përhapi lajmin e zbulimit se kush ishte ai).

Dorasi u mbajtë dy- tre muaj në paraburgim që të lirohej të mbrohej në liri me arsyetim se paskësh shtënë në vetëmbrojtje. Nuk vonoi shumë, një mbrëmje vjeshte likuidohet edhe ai (dorasi i Sefer Selimit) në rrethana gjysmëmisterioze. Skenari është i vetëkuptueshëm. Është për keqardhje të thuhet se sot e kësaj dite disa ish-komunistë shqipfolës, të reformuar në atdhetarë, pohojnë se nuk paskësh pasur argumente për të pohuar se kjo vrasje u bë për motive politike!

Pse e vranë Sefer Selimin?

Nga se ishte një nga aktualizuesit e diskutimeve nëpër forume politike për pozitën nënshtruese kombëtare e shoqërore-ekonomike të shqiptarëve; nga se ishte njëri nga nismëtarër kryesorë të diskutimeve me anën e të cilave kërkohej që shqipja të ketë statusin e gjuhës zyrtare në të ashtuquajturën Maqedoni. Për aktualizimin dhe insistimin e publikimit të shkaqeve që detyruan qindra mijëra shqiptarë të shpërnguleshin në Turqi. Për insistimin që të ndriçohej e të gjykohej politikisht roli i veçantë i organeve të ndjekjes e i sigurimit shtetëror që me anë të represalieve e në forma të ndryshme krijoi gjendjen e shqetësimit dhe të pasigurisë ndër shqiptarët. Për ndriçimin statistikor të mospunësimit skandaloz të shqiptarëve në ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore e gjysmështetërore, të quajtura "shoqërore".

Skenaristët e këtij atentati politik me siguri që llogaritnin se me një goditje kriminale do të arrinin efekte të shumta. Së pari, sipas tyre, kjo vrasje do të kuptohej si paralajmërim nga ana e bllokut të politikanëve lokalë shqiptarë se edhe ata do të mund të pësonin si Sefer Selimi, kurse në popullatën e gjerë shqiptare do të kuptohej si mesazh që të mos mirëpriteshin dhe të mos i mbështetnin idetë e bllokut të politikanëve lokalë shqiptarë. Vrasja e Sefer Selimit nuk arriti efektet e parapara në shkallë të dëshirueshme për regjisorët. Megjithatë, duhet të theksojmë se pati efekte negative ndër shqiptarët. Njerëzit nisën të bëhen më të heshtur e më të kujdesshëm.U shfaq psikoza e mosbesimit të ndërsjellë ndër shqiptarët. E mira e kësaj të keqeje ishte se u shtua neveria ndaj afijeve ose bashkëpunëtorëve të ditur të UDB-ës. Nisi një lloj taborizim apo polarizimi ndër fshatrat shqiptare ndërmjet atyre që grumbulloheshin rreth atyre të shtetit, (lojalistë e persona me prirje udbiste, që ishin fare të paktë) dhe shtëpive të shquara për atdhetari. Konfrontimet verbale dhe fizike ndërmjet popullatës shqiptare e sllave u bënë çështje e zakonshme në jetën e përditshme. Shqiptarët kërcënoheshin nga ana e sllavëve se "po të duan të kërkojnë të drejta, le të shkojnë në Shqipëri" dhe se duhet ta dinin, shqiptarët , siç iu "rekomandohej" se: "këtu nuk është Shqipëri, dhe as Kosovë". Këso "këshillash" iu drejtoheshin shqiptarëve botërisht edhe nëpërmjet mediave shtetërore dhe përmes lojalistëve shqipfolës.

Shqiptarët nuk heshtin

Si kundërpërgjigje, atdhetarët shqiptarë shpalonin flamurin kombëtar nëpër godina botore, kuptohet ilegalisht, për të treguar shovenistëve sllavë se shërbehen me një gjeografi të gabuar. Jo vetëm kaq. Për të treguar e manifestuar sedrën kombëtare, një grup atdhetarësh defiloi nëpër Gostivar me flamurin kombëtar. Në këtë mënyrë njëherit iu tregohej armiqëve të shqiptarëve se kush janë të zotët e këtyre tokave. Pasuan represaliet dhe burgosjet në masë. Ky gjykim njihet në popull si "burgosjet për flamurin"më 1968. Protagonistë i ndjeri Jamin Nuredini, vite më parë prefekt i komunës së Gostivarit, me shokë nga Vërtoku i Gostivarit: Jusuf, Mustafa dhe Xhavit Muharremi e Refik Dauti, vëllezërit Naim e Zydi Bilalli dhe Imer Imeri, i përmendur më lartë, nga Çegrani i Gostivarit. Pasi kthehet nga detyrimi ushtarak, nga fundi i 68-ës, Ahmet Kita mbetet pa punë. Atij më parë i rrëmbehet në mënyrë të kundërligjshme funksioni i kryetarit të Organizatës së Rinisë së Gostivarit. Intrigat për ta burgosur dalin të pasuksesshme. Detyrohet të shpërngulet në Kosovë dhe tashti atje, më 2003, për këto merita atdhetarie lihet pa punë. Të provokuar nga një element udb-istë sllav, në vjeshtë të vitit 1968 shqiptarët e Tetovës dalin në një demonstratë të madhe, ndërkohë që bashkëkombasit e tyre në Prishtinë kërkojnë të jenë të barabartë me popujt e tjerë të Federatës së Jugosllavisë - Kosova Republikë! Tirana komuniste e Enverit është kundër kërkesave të shqiparëve. Besa e tradhëtisë vazhdon të kultivohet me sukses. Vitet kalojnë dhe diskutimet për rregullimin e ardhshëm të federatës, të njohura si diskutimet për amandamentet kushtetuese, bëhen gjithnjë e më konfrontuese e më konfliktuoze si në forumet politike ashtu edhe në mediat. Blloku antidogmatik e antihegjemonist ose antiunitarist angazhohet për një barazi më të madhe ndërmjet popujve të Federatës së Jugosllavisë. Më të zëshëm janë politikanët kroatë në krye me Tripalon dhe zonjën Kuçar, të cilët gëzojnë mbështetje të gjerë në popull e ndër rininë universitare e shkollore. Bashkëveprimi me shqiptarët merr hove të reja. Forcat që insistojnë për një federatë sa më pak centraliste etiketohen, ose emërtohen si separatiste. Kryetari i atëhershëm i shtetit jugosllav socialist, Josip Tito, kërcënohet so do ta fusë në veprim "fshisën e hekurt" për të mposhtur naacionalizmin, por insiston njëherit se Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 63 është pengesë për demokratizimin socialist të marrëdhënieve ndërnacionale. Serbia unitariste me aleatët bëjnë ç´mos që të ruajnë pozitën hegjemoniste nëse jo kudo në Jugosllavi, atëherë në Kosovë gjithësesi. Objekt fërkimesh tashti bëhet pozita e ardhshme e shqiptarëve në Kosovë, ose pozita e ardhshme e Kosovës, siç thuhej. Shqiptarët në të ashtuquajturën Maqedoni, republika më artificiale e federatës, mund të trajtoheshin edhe më tej si një pakicë kombëtare që do të kishte të drejtë të botonte abetare e libra leximi në gjuhën amtare, kopje të teksteve në sllavishte.

Politikanët sllavë të kësaj republike artificiale shumë të suksesshme në eksperimentet e shtypjes së shqiptarëve, me anë të burgosjeve dhe dënimeve të gjata kohore të shqiptarëve, demonstronin vendosmërinë e tyre se për shqiparët e kësaj quasi republike nuk kishte se çka të diskutohej. Vrasja e Sefer Selimit për kërkesa shumë reale dhe burgosjet e persekutimet e gjera për kërkesa barazie, derisa në vise të tjera të Federatës po diskutohej lirisht për çështje madhore si parimi i të drejtës së popujve për vetëvendosje me të drejtë për shkëputje nga federata jugosllave, shkaktoi një irritim të shprehur ndër popullatën shqiptare dhe kuptohej si një insistim i qarqeve shoviniste sllavomaqedonase për t´i mbajtur shqiptarët plotësisht të nënshtruar, si një objekt prone i tyre. Vrasja e S. Selimit nuk pushoi kurrë në ato vite për të qenë objekt diskutimesh brendashqiptare, duke i pasur të qarta shkaqet që i "frymëzuan" shovenistët sllavë për të ndërmarrë një akt të tillë krimi me motive politike. Shtypi në sllavishte i stimuluar nga organet e sigurimit të shtetit, nisi ahere të shkruante për këtë vrasje duke i dhënë një përmbajtje ofenduese jo vetëm personalitetit të Sefer Selimin, por gjithë shqiptarëve. Ata "zbuluan" se ky krim pati si shkak prapambeturinë shqiptare, të personifikuar tashti në personalitetin e S. Selimit. Ky gjoja, i pakënaqur ngase dhëndri "nuk e paskësh larë gjithë borxhin e blerjes së gruas së vet (motrës së Seferit) ia paskësh marrë gruan atij dhe në këtë mënyrë e paskësh ofenduar dhëndërrin (dorasin, vrasësin) keq dhe ja ku na paskëshin qenë shkaqet e kësaj vrasjeje. Kësi çorbash bajate insistohej t´i shiteshin popullatës shqiptare, kurse në realitet e përpinin me qejf sllavët, ndërsa te shqiptarët trazonin një neveri. Versioni i vërtetë i kësaj vrasjeje as që mund të përmendej botërisht në biseda private, e ku më të bëhej temë gazetash. Të sjellim provë për këtë pohim, dënimin me burg disamujorë të drejtorit të atëhershëm të shkollës fillore të Vërtokut, të ndjerit Sadbi (autori për çastin nuk ia di mbiemrin) ngaqë kishte thënë me gjysmë goje diku "më mirë është që të mos diskutoni për këtë". Organet e ndjekjes ia kishin zënë për të madhe se pse nuk ua paskësh shpjeguar të pranishmive se "shkaku i vrasjes na paskësh qenë grindja ndërmjet miqve të hasmëruar".

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com