Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Policia e Shtetit Shqipëtar - Wikipedia

Policia e Shtetit Shqipëtar

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Gjendeni te artikulli Policia e Shtetit Shqipëtar për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim shikoni këtu

[redaktoni] Fillimet

Artikulli kryesor: Historia e Policisë së Shqipërisë
 Flamuri i Policisë
Zmadho
Flamuri i Policisë

Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësise dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912) kur më 13 Janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori vendimin per krijimin e Forcave të Rendit

 Stema
Zmadho
Stema

Gjatë Luftës së Parë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmërise kombëtare u coptuan dhe u profiluan sipas modeleve të forcave pushtuese (austro-humgareze, franceze, italiane, etj.). Në Krahinën Autonome të Korçës u krijua prefektura e policisë dhe zyrat e policisë në qarqe.

Pas Kongresit të Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime të reja në fushën e policisë. Në tetor 1920 u miratua organika e re e policisë së pergjithshme (me 210 vetë).

Pas Revolucionit të Qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa për organizimin e policisë.

Pas rënies së Fan Nolit, pra në periudhën 1925-1938, ka një zhvillim progresiv të policisë dhe xhandarmerisë. Futen elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit të policisë dhe xhandarmerisë. Gjatë kësaj periudhe u krijuan për herë të parë disa lloje policish si pshm.: Policia Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare(1930), Policia e Sigurimit Publik (1938), Roja Mbretërore e Kufirit (1939), Xhandarmëria Qytetëse (me atributet e policisë urbane), etj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmerisë ne pjesën me të madhe u asimiluan dhe profiluan sipas ineteresave të shteteve pushtuese. Gjate dy pushtimeve, policia u integrua në strukturat ushtarake me emërtimin Trupa e Armatosur e Policisë.

Në vitin 1943, në zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike: Komandat e Qarkut, Komandat e Vendit dhe Rojet Vullnetare.

Pas Luftës së Dytë Botërore organizimi dhe strukturimi i policisë është bëre sipas modeleve lindore.

[redaktoni] Organizimi dhe strukturimi

 Policia e Rendit
Zmadho
Policia e Rendit

Duke filluar nga viti 1991, pas futjes se Shqipërisë në rrugën e proceseve demokratike, kanë ndodhur disa ndryshime të rëndesishme në fushën e organizimit dhe ristrukturimit të Policisë Shqiptare. Në vitin 1991, me krijimin e Ministrisë së Rendit Publik, policisë iu dha statusi i një institucioni më vete, ndryshe nga ç’ ishte më parë. Në një kohë të shkurtër u bënë ndryshime të shpejta të karakterit organizativ e ligjor të policisë si dhe u bë hapja e saj me botën.

Gjëte vitit 1992-96, në bazë të programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkerte, u zhvillua reforma në polici. Ky proces perfshiu fushën e ristrukturimit te policisë në të gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policise, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe të botës e organizatat ndërkombëtare. Fillimisht ky proces pati impakt pozitiv per faktin se brenda nje kohe te shkurter u zhduk kaosi, anarkia dhe u vendos rregulli e qetësia publike. Por, përveç rezultateve pozitive që u arritën, evidentohen edhe mjaft probleme qe kanë të bejnë me paqëndrueshmerinë e strukturave, standartet e ulta të rekrutimit të personelit, nivelin e ulët të profesionalizmit, policimin e tubimeve paqësore të paautorizuara, shfaqjet e korrupsionit etj., të cilat dhanë impuls të fuqishëm gjatë trazirave Janar-Mars 1997.

 Policia e Shtetit
Zmadho
Policia e Shtetit

Gjate trazirave te janar-mars 1997, u dogjen dhe u shkaterruan plotesisht 10 komisariate te policise, ndersa pjesa tjeter pesoi demtime te medha, u vodh mbi 80 % e teknikes dhe automjeteve te policise si dhe u vrane e plagosen me dhjetra punonjes policie.

Pas muajit qershor 1997, filloi puna per ringritjen dhe riorganizimin e policise ne te gjitha nivelet. U krijuan struktura qe kishin te benin direkt me luften kunder banditizmit, terrorizmit, krimit te organizur, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e meparshme te paralizuara kunder krimit. Brenda nje kohe relativisht jo shume te shkurter u arrit qe te funksionoje policia, te çbllokohen rruget strategjike nacionale nga bandat kriminale, te vendoset rendi dhe qetesia publike, te çarmatoset nje pjese e popullates si dhe te vihet ne funksionim administrata publike. Qysh prej muajit maj 1997, nje ndihmese te rendesishme ne ringritjen e riorganizimin e policise shqiptare ka dhene e jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perendimor (BEP). Me sugjerimin e ketij misioni u ngriten Drejtorite e Policise se Prefekturave (Qarqeve). Ky mison ka dhene nje kontribut te madh edhe ne fushen e kualifikimit e reformimit te policise shqiptare.

 Policia Kufitare
Zmadho
Policia Kufitare

Krahas ketij misioni, qe nga viti 1997 prane policise sone operojne edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE (Itali). Nga viti 1997 e deri ne 2000 keto misione kane kualifikuar mbi 4000 punonjes policie. Misioni INTERFORCE ka dhene nje ndihme te konsiderueshme ne krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe te autoptarullave Shqiponja. Reforma ne Policine e Shtetit e inicuar nga Vendimi i Qeverise nr.384, date 28.7.1999, perben nje moment shume te rendesishem per te ardhmen e policise.Dokumenti baze i hartuar ne vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformes ne Polici. Kjo Strategji eshte afatmesme (2000-2003) dhe objektivat e saj jane: krijimi i nje infrastrukture ligjore e nenligjore moderne; ndertimi i strukturave eficente te policise; percaktimi i standantarteve te reja te rekrutimit, formimit e kualifikimit; forcimin e marredhenieve te policise me komunitetin e administraten; bashkepunimin me jashte dhe ngritjen e standarteve te punes dhe teknologjike te policise.

 Policia Rrugore
Zmadho
Policia Rrugore

Filozofia kryesore Reformes eshte shnderrimi i policise nga nje strukture ushtarake ne institucion civil te administrates shteterore, ne sherbim te komunitetit mbi bazen e parimeve te policimit demokratik. Kjo fillozofi do te synoje ne krijimin e nje policie te afte profesionalisht, te paanshme politikisht, fleksibel dhe dinamike ne veprim, per te mbrojtur rendin dhe sigurine publike dhe garantuar zbatimin e ligjit ne te gjithe vendin, duke respektuar lirite dhe te drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese te shtetit juridik. Reforma ne fushen e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit Per Policine e Shtetit nr.8553, date 25 Nentor 1999, ligjit Per Gradat ne Policine e Shtetit, ligjit Per sigurimin shoqeror suplementar te personelit te policise dhe aktet nenligjore si Rregullorja e Disiplines dhe Rregullorja e Personelit te Policise se Shtetit. Tani, Policia ndodhet ne fazen e II te impementimit te reformes. Zbatimi i Reformes ne polici ka filluar te jap impakt pozitiv ne fushen e zbatimit te ligjit, te luftes kunder kriminalitetit dhe sigurimit te rendit e qetesise publike, respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, moralit dhe motivit ne kryerjen e detyres e deri ne vetmohim.

Ne memorien e Historisë së Policisë Shqiptare janë fiksuar mjaft punonjës policie, të cilët janë bërë simbol sakrifice e vetmohimi në kryerjen e detyrës. Me aktet e tyre të trimerisë, Policia ka të skalitur edhe disa emra heronjsh e dëshmorësh që sot prehen të qetë në Altarin e Trimërisë:

Oficerët: Kolonelë Arben Zylyftar, n/kolonel Ylvi Bengasi,..

Policët: Arben Ujka, Mehdi Vatoci, Arshi Bregasi, Veledin Pashaj, Bujar Hamitaj ...

Më 14 janar 2002, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, me rastin e 89 vjetrotit të krijimit të Policisë shqiptare dekoron Policinë e Shtetit me urdhërin e lartë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)

[redaktoni] Burimi i të dhënave

  • Marre nga faqja ne internet e Ministrise se Puneve te Brendshme:
www.mpo.gov.al
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com