Numizmatika
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Numizmatika është shkenca që merret me studimin e monedhave, kartëmonedhave, medaljeve, etj.
Në vendin tonë prerja (shtypja e monedhave) e ka zanafillën që në shekujt VII -VI p.e.s në Dyrrah (Durrësi i sotëm) dhe Apolloni (Pojan i Fierit). Janë pikërisht monedhat e kësaj periudhe të cilat shënojnë pikënisjen e historisë të koleksionit të monedhave për qëllime numizmatike.
Për rëndësinë që paraqet ruajtja dhe evidentimi i historisë së emetimit të të gjithë monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare, Banka e Shqipërisë në vitin 2002 publikoi katalogun e kartëmonedhave e monedhave shqiptare për periudhën nga lashtesia - deri në vitin 2002.