Natyra
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Natyra (lat.: natura, lindje,krijim; Amtyra nga fjala amë, lindëse; në greqisht φύσις - fisis: rritje, nga rrjedh edhe emri i fizikës;).
Fjala natyrë përdoret për gjithçka në botë që nuk është krijuar nga njeriu. Gjërat që janë pjesë e natyrës quhen natyrore. Natyra (quhet edhe bota lëndore, gjithësia lëndore, bota natyrore) është gjithçka lëndore dhe shkakore apo vepruese (energjike), veçanërisht në formen e saj thelbësore. Natyra është lëndë e studimit shkencor, dhe historia e emërtimit është e lidhur me historinë e shkencës. Në shkallën matëse, "natyra" përfshin çdosend nga gjithësinorja (kozmikja) deri tek masa nënatomike. Ketu përfshihen çdo gjallesë, bimë, dhe mineral; të gjitha burimet dhe ndodhitë natyrore (uraganet, stuhite, tërmetet (tokëlëkundjet) ) si edhe sjelljet e gjallesave dhe ecuritë e shoqëruara me sende jofrymore - mënyrën qe ndryshohen gjërat. (Krahaso logos, tao, d´harma.)