Ennio Morricone
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Enio Morikone (orig. Ennio Morricone) (lindur më 10 nëntor 1928, Romë) është kompozitor italian, i njohur veçanërisht për muzikën e tij të filmit. Ai ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Edhe pse veç 30 nga këta filma janë të zhanrit vestern, janë këta filma që e bëjnë atë të njohur. Stili i imtë i kompozimit pasqyrohet në muzikën e filmave spageti-vestern që e kompozoi për regjisorin Serxhio Leone, Një Grusht Dollarësh (orig. A Fistful of Dollars), I miri, i Keqi dhe i Shëmtuari (orig. The Good, the Bad and the Ugly) dhe Na ishte Njëherë në Perëndim (orig. Once Upon a Time in the West). Në kohët e fundit arriti sukses me filmat Të Paprekurit (orig. The Untouchables), Kinema Parajsë (orig. Cinema Paradiso) dhe Malena (orig. Malèna).
Ky artikull nga Muzika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |