Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Edukimi - Wikipedia

Edukimi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Vini Re!
KUJDES! - *Ky artikull bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedias
dhe duhet pastruar urgjentisht nga mirëmbajtësi i faqeve ose administratorët.



Postoi:Kreshniku_Gjilan@hotmail.com


Të edukosh e të arsimosh

I

Një parabollë e njohur që e shënojnë librat e lashta fletë se në një debatë në prani të vet halifit janë kontestuar filozofët dhe ulemaja rreth asaj çka do të dominojë në qenien njerëzore, natyra apo arsimimi, trashëgimia fisnore apo edukimi, gjaku në damar apo djersa në bangat shkollore. Filozofët pohonin se në qenien e njeriut do të dominojë arsimimi kundrejt natyrës. Gjatë gjithë shqyrtimit ata konsideronin se arsimimi e kultivon karakterin dhe natyrën njerëzore, dhe qëndron mbi natyrën e pastërt njerëzore. Ulemaja, sërish, nga ana tjetër, pohonte se te njeriu, pas arsimimit, megjithatë, dominon epshi, karakteri dhe natyra, veçan në kohën e të këqijave, luftës, rrëmujës e intrigave. Natyra është gjithnjë, e sidomos atëherë, më e fuqishme kundrejt arsimimit të pastër, thjesht sepse natyra është ajo e brendshmja, ajo e pandryshueshmja, “ajo andej”, ajo që është në gjak! Ulemaja, në këtë, ka pohuar se arsimimi është një çështje, kurse edukimi është krejtësisht çështje tjetër. Vetëm edukimi i mirë, krahas arsimimit të themeltë, mund të jetë pendë e mirë që qetëson rrebeshet e natyrës së vërtetë. Halifi këto dy grupe me kujdes i ka dëgjuar e pastaj ka kërkuar që palët kontestuese t’i shtrojnë argumentet. Natën vijuese, filozofët, që të dëshmojnë se arsimimi është më i rëndësishëm se natyra, e sollën një mace, të cilën paraprakisht e mësuan, d.m.th. e dresuan, që, duke u shërbyer me këmbët e para, t’i servojë filxhanët e çajit në ndejë. Dhe, me të vërtetë, macja pjesëmarrësve të kësaj debate ua ka servuar pijen e tyre të dashur! Dukej se ulemaja në këtë debatë krejtësisht qe ngadhnjyer. Por, ndonëse kjo e magjepsi ulemanë, ana e tyre kërkoi nga halifeja që të shihen edhe natën vijuese, dhe që macja sërish të dëftojë atë që filozofët e kanë mësuar. Dhe pikërisht kur macja i servonte filxhanët e çajit, ulemaja nga xhepat e xhubeve të veta i lëshuan disa mijë. Macja po atë çast e hodhi filxhanin e çajit dhe nxitoi në zënien e mijve.


II

Edhe pse njeriu nuk është çka edhe macja, ky shembull i lashtë nga teoria e edukimit dhe arsimimit largpamësisht fletë mbi çështjet kryesore që ceken në fillim, por edhe në fund të çdo veprimi arsimor dhe edukativ.

A vetëm të mësohet, arsimohet njeriu me familjen, shkollën dhe proceset e mësimit apo njëkohësisht edhe të edukohet, të zgjohet ajo që është fisnike në karakterin e tij.

Jo vetëm që çdo religjion botëror dhe çdo kulturë botërore e ka shtruar këtë pyetje, por vetë religjionet dhe vetë kulturat njëkohësisht janë edhe përgjigjje në këtë pyetje. Në kohët e globalizimit ku po jetojmë kjo pyetje është në vetë boshtin e jetës së shumë shoqërive, veçan atyre të lindura në ideologjitë e iluminizmit. Sepse, shekulli XIX dhe XX kanë sjellur me vete për herë të parë në histori fenomenin në të cilën dija dhe arsimimi më nuk janë vetëm çështje e elitës së ulemasë, klerikëve, kastikëve, fisnikëve apo sunduesve. Shkollimi dhe arsimimi , së paku gjatë dy shekujve të fundit, gjithkund është bërë i mundshëm për të gjithë. Dhe në këtë nuk do të kishte kurrfarë të keqe sikur arsimimi të mos zbrazej nga edukimi, sikur të mos masovizohej, d.m.th., dija me klishetë e reja u është transmetuar nxënësve, studentëve, njerëzve në mënyrë mase, në të vërtetë ashtu që në ta shikohej sikur në masë, por edhe qenë shndërruar në masë. Se masa vetëvetiu është nocion fizikal, në masë jo vetëm që nuk shihet asnjë figurë, por në të humbet çdo figurë, çdo veçanësi individuale. Për këtë arsye shumë ideologji poliforme të shekullit XIX dhe XX edhe në Perëndim edhe në Lindje, sidomos ato që kanë ardhur në pushtet, kanë pasur në programet e tyre politike “arsimimin e masave popullore”. Prej “arsimimit të masave popullore” deri te dresura e tyre ka mbetur vetëm një hapë i vogël. Regjimet totalitare, atje ku kanë arritur të vijnë në pushtet, këtë hap, sikur që është e njohur, e kanë ndërmarrë. Por, jo vetëm që në këtë arsimim masovik pranuesit, recipientët e dijes janë redukuar në masë, por edhe vetë dija është bërë masë, është transmetuar si masë e fakteve të izoluara, të veçuara të ndonjë disipline. Fizika për vete, kimia për vete, biologjia për vete … shkencat kështu, gjatë shekullit XIX dhe XX janë autonomizuar dhe atomizuar. Trajtimi i diturisë si masë faktesh, e cila, nga një anë, me mediume të arsimimit masovik u transmetohet publikut milionësh të filloristëve, nxënësve dhe studentëve dhe, nga ana tjetër, distribuohet brenda disiplinave të veçanta dhe reciprokisht të izoluara, të cilat gjatë kohës krejtësisht janë tëhuajësuar njëra prej tjetrës, ka shpjerë deri te pasoja e tmerrshme: tërë kjo më në botë nga këndi i arsimimit modern sot nuk shikohet si në tërësi. Shkencat botën e kanë ndarë, sikur bishat kur mësyjnë në cofëtirë duke e grabitur, çdonjëra çopën e vet të rrëmbyer. Konceptet kështu të themeluara të arsimimit masovik gjatë dy shekujve të kaluar gjithnjë e më shumë e kanë mospërfillur edukimin e nxënësve, edukimin e individit. Shkollimi ka pushuar të jetë edukim. Pasojat jo vetëm që kanë qenë fatale, por edhe të pashmangshme. Për këtë nuk ka nevojë për shumë fakte. Tmerret e Holokaustit i kanë krijuar akademikët kulminant të arsimuar, por të paedukuar. Spastrimet etnike janë pasoja të projekteve të mendimeve të profesorëve kulminant të arsimuar, por të paedukuar. Për këtë sot po shkruhet shumë, sikur edhe për katastrofën ekologjike të përpjesëtimeve planetare. Civilizimet e lashta janë rrënjësuar rreth lumenjve dhe gjireve detare. Arsimimi bashkëkohor dhe armata e njerëzve sipas tij të arsimuar, por të paedukuar i kanë helmuar këta lumenj dhe gjire. Askush i mençur nuk mund të mohojë faktin që arsimimi bashkëkohor prej nga është tajitur komponenta e edukimiti ka dresuar armatat e shkencëtarëve të cilët jo vetëm që nuk turpërohen para natyrës, por as nuk mendojnë në mundësinë që, të themi, fizika apo kimia, duhet të preokupohen me faktin e turpit të shkencëtarit, me graciozitetin e saj dhe paprekshmërinë virgjërore! Kjo, ndër të tjera, flet që sistemet arsimore masovike, duke e privuar arsimimin nga edukimi, kanë sjellur deri te dituria paturpësisht jopërgjegjëse. Njeriu i ditur, por jopërgjegjës i gjason asaj macjes së dresuar nga fillimi i këtij eseu. Njeriu kështu i dresuar, njerëzia kështu e arsimuar, në të vërtetë, arsimimi i këtillë, gjithnjë do të zbrapset, gjithnjë do të ngadhnjehet para vërshimit të natyrës së pastër. Por, duke u armatosur me arsimim jopërkatës, tashti shfrenimi i natyrës së pastër të njeriut është shumë më i rrezikshëm se që është rasti me vërshimin e asaj natyre te “i paedukuari” i paarsimuar. … Edhe pse religjionet na flasin se kontrapunkti i shpellës gjithnjë ka qenë tempulli (në islam një tempull i tillë është i njohur si Kaba), si simbol i besimit dhe kriterit, rendit dhe simetrisë, si simbol i edukimit dhe, më në fund, si kufij deri ku mund të ecet, megjithatë shpella ka mbetur thellë e skalitur në thellësitë e kujtesës së kahershme të njeriut. Shpella, zjarri, tymi, gjahu, cubëria … të gjitha këtyre njeriu gjatë historisë në mënyrë ciklike u kthehet dhe nga zëri i cubërisë vështirë ndahet. Arsimimi i shekullit të ri nga i cili është përndjekur edukimi, përkundër faktit se njerëzia kurrë nuk ka qenë më e arsimuar sikur gjatë shekullit XIX dhe XX, dëftojnë se me arsimim m’u të këtillë njerëzia e arsimuar nuk ka pasur fuqi të shkëputet jo vetëm nga thirrja e kahershme e shpellës, zjarrit dhe plaçkitjes, thirrjes së gjahut dhe cubërisë, por, për më tepër, njerëzia tashti në këtë thirrje është më e rrezikshme sepse në të keqe është më efikase. Më së paku disa dhjetëra qytete të mëdha botërore janë në duar të njerëzisë së arsimuar, por jo edhe të edukuar në shekullin e njëzet edhe në Perëndim edhe në Lindje. Sikur ka qenë dëshira e tërë njerëzisë së arsimuar, por jo edhe të edukuar, shndërrimi i tërë botës në shpellë, me skenë të madhe të zjarrit, flakës dhe tymit … Xhelaluddin Rumiu ka folur se njeriut të arsimuar, por të paedukuar, truri i shërben sikur edhe vjedhësit qiriri në kohën deri vjedh!

III

Ka dhjetë vite që rregullisht dëgjojmë lajmet që tregojnë se si ndonjë nxënës ose disa nxënës, pikërisht në shkollën e tyre, me mjete automatike kanë mbytur, apo e kanë plagosur gjysmën e klasës nga moshatarët apo moshataret e tyre. Këto lajme dhe këto dukuri tash për së gjëri po analizohen. Por, ajo që po i shpëton pa e vërejtur shumicës që përpiqen të thellohen në këtë të keqe, nëse jo edhe ta ndalin këtë, është se lajmet e këtilla janë vetëm lajme mbi pasojat, jo për shkaqet. Shkaqet janë shumë më të thella edhe në Perëndim edhe në Lindje, dhe të vjetra thuajse dy shekuj e gjysmë. Arsimimi masovik dhe shkolla bashkëkohore i pret nxënësit me kabinete të rregulluara, me programe dhe libra shkollorë arsimor efikas. Por, librat shkollorë të fizikës moderne nuk përmbajnë as shenjën mbi turpin. Librat e kimisë moderne nuk përmbajnë asnjë fjalë mbi turpin. Librat shkollorë mbi biologjinë nuk përmbajnë as aluzione mbi modestinë… Me radhë do të mund t’i shkruajmë emrat e shkencave të sotme. Dhe gjithnjë të shqiptojmë gjykimin kategorik se librat e tyre nuk përmbajnë as gjenja të cilësdo kanstant edukative apo të moralit. Për më tepër, në shtyllë të turpit janë ata zëra që sot në botë insistojnë në inkuadrimin e atyre përmbajtjeve etike nëpër libra shkollorë. Sikur, njeriu, të themi, të jetë njeri vetëm sipas mençurisë, e jo edhe sipas turpit! Kjo dëfton se këta libra shkollorë natyrën, po edhe karakterin njerëzor, e lexojnë si makinë duke mos e lexuar nëpër faqet e saj të shumta synimin më të lartë që ekziston pas niveleve të botave që e përshkojmë me arsye. Por, nuk janë mënjanuar vetëm nga librat shkollorë të fizikës, kimisë, biologjisë …turpi, marrja, ndërgjegjja … Nga këto libra shkollorë janë mënjanuar edhe temat siç janë gracioziteti, shkëlqyeshmëria, bukuria, pafundësia … e botës dhe natyrës. Natyrës mahnitëse të ujit arsimimi bashkëkohor ka pushuar t’i mahnitet. Tashmë kaherë ujin e mësojnë vetëm si resurs industrial! Kjo dëfton se këta libra shkollorë arsimojnë, por nuk edukojnë. Kurse edukimi nënkupton, para së gjithash, miratimin e qëllimi më të lartë dhe shkakut më të lartë të mësuarit, dijes dhe të të mësuarit. Edukimi zë fill në kulturë, kultura në fe, kurse feja në Qëllimin Skajor, Zotin. T’i dish ligjet e hidraulikës, të dish ta regullosh ujësjellësin – është çështje e arsimimit, por të pastrohesh me ujë - është çështje e edukimit, kulturës. Ta dish formulën e sapunit dhe ta bësh sapunin është çështje e shkencës, por, ta përdorësh sapunin kur ka nevojë, është çështje e edukimit. Ta robërosh kundërshtarin në luftë është çështje e shkathtësisë dhe dijes ushtarake, por t’ia kursesh jetën dhe t’ia ruash dinjitetin është çështje e edukimit. Sistemet bashkëkohore do të duhej herëdo - kurdo të përkujtojnë në shqyrtimet klasike mbi shpirtin dhe edukimin e njeriut. do të duhej t’i kthehen mësuesve të lashtë të njerëzisë të cilët e kanë përcaktuar fushën e arsimimit dhe fushën e edukimit. Sikur që arsimimi është ushtrim i aftësive mentale, ashtu edhe edukimi është iluminimi i ndërgjegjjes së brendshme, iluminimi i vetë zemrës. Sëkëndejmi arsimimi dhe edukimi janë dy anë të barabarta të ngritjes e të drejtuarit shpirtëror të njeriut, pikërisht sikur që edhe shpendi barabarësisht fluturon me të dy krahët e vet. Kurse në arsimimin e sotshëm këto anë me të madhe janë në disproporcion. Arsimimi pa edukatë synon të shndërrohet në forcë rrënuese mbi Natyrën dhe mbi shoqërinë njerëzore. Edukimi pa arsimim, ndonëse sjell deri te ngritja e drejtimi moral, gjatë kohës zbehet dhe transformohet në ngushëllim si i vetmi vendstrehim. Gjatë ngritjes së sërishme të barabarësisë ndërmjet asaj “si të dihet” dhe kësaj “si duhet dhe si është mirë të bëhet” është e nevojshme të kihet në mendje se arsimimi sikur as edukimi nuk janë procese që njeriu njëherë e përgjithmonë i arrinë, sikur që i fiton dhëmbët e përhershëm pas atyre të qumshtit. Arsimimi dhe edukimi janë procese të gjata dhe përtrirëse të cilave gjithnjë duhet kthyer dhe mbi to të vigjilohet. Pikërisht, sikur edhe shpendi, që të mbahet në ajër, vazhdimisht i lëviz të dy krahët e vet.


Përktheu: N. Ibrahimi



P. S. Origjinali: Dr. Enes Kariq, Odgajati i obrazovati, Novi Muallim, - çasopis za odgoj i obrazovanje, viti 1, nr, 1, Sarajevë, 2000, fq.10 –13.

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com