Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
DUKAGJINI Group - Wikipedia

DUKAGJINI Group

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Vini Re!
KUJDES! - *Ky artikull bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedias
dhe duhet pastruar urgjentisht nga mirëmbajtësi i faqeve ose administratorët.



Shpjegim
Ky artikull është i dyshimt për nga vërtetësia, është i pa rregulluar, ndodhet nën titullin jo përkatës ose nuk i përmbahet rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, për atë dhe nuk mund të merret si i sakt gjersa të rregullohet. Kushdo që largon këtë stampë nga shenimi përkatës duhet argumentuar vërtetësinë e shenimit përkatës sëpaku me një Përmbledhje.


Emri i Korporatës “Dukagjini” është i lidhur ngushtë me përpjekjet e gjithanshme të shoqërisë për nismat e ekonomisë private. Në saje të punës këmbëngulëse dhe të palodhshme të zotëri Ekrem Llukës, në vitin 1987 filloi punën Ndërmarrja Librare Botuese Tregtare “Dukagjini”, e cila shumë shpejt u bë një nga bartëset më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në komunën e Pejës dhe më gjerë.

Rrita e korporatës “Dukagjini” është e lidhur, para së gjithash, me Shtypshkronjën, njësi punuese më vete, e cila bashkë me simotrat: Fabrika e Duhanit, Kompania e Sigurimeve, Shtëpia Botuese, Njësia Ndërtimore dhe Rrjeti Tregtar, sajojnë Korporatën e mirënjohur nga të gjithë - “Dukagjini”. Sot “Dukagjini” ka arritur kudo, duke zgjëruar vazhdimisht gamën e prodhimeve dhe të shërbimeve cilësore dhe besnikërinë profesionale te të gjithë afaristët.

Korporata “Dukagjini”, me 400 të punësuar, paraqet një hallkë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Shtypshkronja DUKAGJINI

Me pajisje më bashkëkohore dhe me sistem kompjuterik të përgatitjes së materialeve për shtyp, shtypshkronja "Dukagjini" sot është më pretigjiozja në Kosovë, prodhimet e së cilës janë të mirëpritura jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e regjion. Aftësia profesionale e inxhinierëve të grafikës, bëjnë që botimet e kësaj shtypshkronje të gjejnë vend në çdo shtëpi, në çdo mjedis shoqëror e kulturor.

Kompania e sigurimeve

Korporata "Dukagjini" në zingjirin e vet e ka të ndërtuar Kompaninë e Sigurimeve, e cila, ka sistemin e sigurimeve të licencuar nga ndërkombëtarët. Shërbimet cilësore dhe besueshmëria të të siguruarit i jep asaj vendin e parë në Kosovë. Kompania e Sigurimeve ka përfaqësitë e veta në tërë Kosovën si dhe në Shqipëri.

Industria e duhanit


Rrheti tregtar

Rrjeti i zhvilluar tregtar, me veturat për shitje ambulante që posedon, mbulon tërë territorin e Kosovës. Depo në Zahaq të Pejës, me hapësirë prej 3.600 metrash katrorë dhe makineri përkatëse, përmbushë të gjitha standardet dhe kërkesat e korporatës.Gjithashtu, në dy libraritë ndërkombëtare , në Pejë dhe Prishtinë, ofron lexuesve tituj librash në shumë gjuhë botërore.


Radiotelevizioni

RadioTelevizioni paraqet konceptin zhvillimor të kompanisë dhe fjalës së lirë në Kosovë. Modeli i komunikimit me opinionin publik bëhet përmes kontakteve të drejtpërdrejta prandaj Radio dhe Televizioni tashmë është më i njohuri në Kosovë. Sipas analizave dhe hulumtimit te Opinionit, Radio Dukagjini është radio më e dëgjuar në Kosovë, kurse Televizioni ka frekuencë lokale dhe është mjaft i ndikueshëm në opinion. Ky model i zhvillimit pasqyron idenë tonë për zhvillimin e demokracisë dhe fjalës së lirë. Respekti për kompaninë ka bërë që Radio të jetë e besueshme për opinionin publik në Kosovë, kurse Televizioni të bëjë një kthesë mediale në rajonin ku është e vendosur kompania.

Shtëpia botuese

Kompania "Dukagjini" ka ndërruar sistemin e komunikimit me botën inetelektuale dhe Universitare përmes Shtëpise Botuese, me tri biblotekat kryesore: "Fryma", "Rozafa" dhe "Dukagjini Balkan Books". Që nga themelimi i saj janë botuar mbi 150 tituj, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në daljen nga sistemi komunist i vlerave i cili ka qenë i stërngarkuar në Kosovë dhe regjion. Shtëpia botuese ka bërë një rivlerësim të vlerave duke botuar emra të njohur të letersisë botërore dhe filozofisë bashkëkohore. Është kompania e parë që ka respektuar të drejtën e autorit dhe ka ndërtuar një process të pakthyeshëm të sitemit të vlerave dhe sistemit të ri edukativ, që po ndërtohet. Përkthimet e veprave të rëndësishme të krijuesve të mëdhenj kanë vendosur ura midis njerëzve dhe kulturave të botës.

Ndërmarrja ndërtimore

Në gjirin e Korporatës "Dukagjini" po zhvillohet edhe një veprimtari e suksesshme - Njësia e Ndërtimtarisë, e cila është duke ngritur një kompleks të madh banesash. Inxhinierët dhe punëtorët profesionalë të ndërtimtarisë ofrojnë ambiente bashkëkohore për afarizëm dhe për banim. Ndërtimet zhvillohen sipas standardeve më të larta evropiane.


Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com