Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Dollogozhda - Wikipedia

Dollogozhda

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Fshatra në IRJ të Maqedonisë
Harta
Emri: Dollogozhda
Komuna: Komuna e Strugës
Popullsi: 7884 banorë
Kodi postal: 6338
Kodi telefonik: +389 - 46
Lartësia mbidetare: 787 m
Latitude: 41° 15' 26N (41.2572)
Longitude: 20° 43' 25E (20.7236)
Web-faqe: s'ka
Përdorimi i stampës


Dollogozhda është një fshat në komunën e Strugës, ndodhet rrëzë malit Karaorman në verilindje të Strugës në një largësi prej rreth 11 kilometrash. Deri para pak kohe ishte e organizuar si komunë në vehte, por me riorganizimin e sistemit të vetqeverisjes lokale u shkri në komunën e Strugës. Dollogozhda numëron 7884 banorë (Regjistrimi i popullsisë 2002).

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Gjeografia

Dollogozhda është e vendosur në rrëzën jugore të malit Karaorman, me lartësi mbidetare afër 800 km dhe kufizohet në lindje me fshatin Zhepin (1,6 km) dhe Koroshisht (2,3 km), në jug me fshatrat: Livadhi (2,8 km) dhe Bixhovë (3,7 km). Në jugperendim me fshatin Novo Sellë (3,1 km), në perendim kufizohet me fshatin Tatesh i Poshtëm (2,9 km), kurse në veri me fshatin Poum (2,9km).

Lidhjet komunikative të fshatit: Në lindje, Dollogozhda është e lidhur me fshatin Zhepin dhe Koroshisht dhe nëpërmjet rrugëve që kalojnë lumin Sateska dhe dalin në magjistralen Ohër-Shkup. Në juglindje, Dollogozhda lidhet me fshatin Livadhi, përtej lumit Sateska me fshatrat Volin dhe Trebenishtë dhe përsëri lidhet me magjistralen Ohër-Shkup. Ne jugperendim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Bixhovë, Novo Sellë, Llozhan dhe del në magjistralen Strugë-Dibër-Shkup, Strugë-Dibër-Peshkopi. Në perdenim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Tatesh i Poshtëm, Tatesh i Epërm, Dobovjan, Veleshtë dhe me magjistralen Strugë-Dibër. Nëpërmjet fshatit Tatesh i Poshtëm Dollogozhda lidhet me fshatrat Misllodezhdë, Bogovicë-Toskët dhe përtej me fshatrat e Malësisë Bërcevë, Presojan, Zbazhd, Razhnov dhe përtej me Komunën e Dibrës. Dollogozhda lidhet gjithashtu edhe me rrugët që rrugëtojnë në malin Karaorman. Këtu vlen të permendet rruga e lashtë Dollogozhdë-Cërrckë-Ledina e Koritave, Rrafshat e vogla dhe Rrafshat e mëdha, si dhe rruga Dollogozhdë-Koshare-Kumbulla-Livadhi i Karaxhit deri te Rrafshat e mëdha.

Rrugë të asfaltuara janë rrugët Dollogozhdë-Livadhi-Drasllavicë-Strugë, si dhe rrugët Dollogozhdë-Zhepin-Koroshisht, Dollogozhdë-Tatesh i poshtëm-Misllodezhdë dhe Dollogozhdë-Poum. Edhe rrugët mbrenda në fshat janë të asfaltuara.

[redaktoni] Demografia

[redaktoni] Reliefi në Dollogozhdë

Dollogozhda shtrihet në vend kodrinor. Në veri duket mali i bukur Karaorman, kurse në jug është fusha e Dollogozhdës që është pjesë e fushës së Strugës. Në lindje është krasta e mbuluar me gurë të bardhë gëlqeror ku rriten shkurret, ferrat dhe një lloj bagrem i egër. Në perendim është toka e kuqe, e cila është emëruar si Kuqlina, në cilën kultivohen të lashtat, gruri por me shumë sukses rritet hardhia. Dollogozhda është e njohur për prodhimin e kualitetshëm të rrushit me sasi të kualitetshëm të sheqerit. Në perendim është lumi i thatë i ashtuquajtur "Vromi", cili më parë ka bërë vershime shumë të mëdha. Që të eliminohet kjo e keqe e fshatit u ndërtua kanali me bankina i cili për rreth u mboll me bagrema, gështenja e pisha kështu që vershimet janë eliminuar dhe uji rrjedh vetëm në stinën e dimrit. Ky aksion edhe me pyllëzimin e kodrave për rreth ka filluar kah viti 1950 dhe ka ndikuar pozitivisht në pengimin e vërshimeve që ishin një rrezik për fshatin, pasi që më parë disa herë është goditur duke u shkaktur dëme të mëdha. Pyllëzimi ndikoi edhe në zbukurimin e kodrinave të fshatit Dollogozhdë.

[redaktoni] Klima në Dollogozhdë

Prej të gjitha vendbanimeve për rreth, Dollogozhda është mesi më i ngroftë. Në veri mbrohet nga mali Karaorman. Prej erës së Veriut që sjell lumi Sateska mbrohet nga Krasta, kurse prej erërave të perendimit e mbron Zabeli i Beut.

Është e vërtet se bora e parë në ultësirën e Strugës shkrihet në Dollogozhdë. Në të dalë prej fshatit Zhepin, aty ku është krasta më e ulët ose ku mbaron krasta, rritet një fik i egër dhe aty bora shkrin më parë. Banorët e Dollogozhdës thonë se këtë copë vend e rrahin erërat e ngrohta të Jugut.

Me rritjen e drunjëve në mal si dhe me paksimin e të rreshurave të shiut dhe borës disa vite me radhë, nga burimi i Dollogozhdës, që rrjedh në fund te krastës, buron pak ujë dhe nuk mjafton as për furnizim e e fshatit me ujë për pije. Edhepse më parë nga po ky burim është vaditur toka pjellore e fshatit. Kjo ndikon në mikrokrimen e Dollogozhdës. Më të vjetrit thonë, se më parë në male ka rënë mbi 2 m borë, dhe atëherë burimi ka pasur mbi 10 vijë ujë për ujitjen e fushës dhe ka punuar edhe mulliri i fshatit.

[redaktoni] Vegjetacioni në Dollogozhdë

Dollogozhda ka vegjetacion të llojllojshëm. Duke filluar qysh në ditët e para të muajit mars nëpër kodra çel thana, kukureku, lulja e dashit dhe manushaqja. Në prill fillojnë të çelin dhe të gjithë pemët tjera.

Në pjesën kodrinore rritet dushku, ahu, pisha, bagremi, gështenja, kreka, frashëri, pali etj. Prej pemëve me sukses rriten kumbullat, ftoi, dardhat, mollat, qershit, hardhia etj. Prej barnave është shumë e sukseshme jonxha dhe trendelina. Pra, nëse Dollogozhda ka ujë për vaditjen e fushës gjatë stinës së verës, ka kushte për prodhimin e rendimenteve të larta të shumë kulturave bujqsore. Kur burimi i Dollogozhdës ka patur ujë per vaditjen e fushës janë kultivuar me shumicë në Dollogozhdë specat, duhani, misri, fasulja etj.

Dollogozhdarët thonë me të drejtë, se në Dollogozhdë më mirë është të ketë ujë për vaditje se sa një fabrik. Ka disa vite me radhë që në Dollogozhdë nuk mbillet as misri, as duhani dhe as specat për shkak se mungon uji për vaditjen e arave pjellore.

[redaktoni] Ekonomia e Dollogozhdës

Bujqsia ka qenë, është dhe siç duket, derisa te arrihet zhvillimi ekonomik i Komunës tonë, do të mbetet si degë kryesore e zhvillimit edhe për banorët e Dollogozhdës. Duhet të konstatoj se prej bujqsisë është ruajtur familja. Më parë toka është punuar me mjete primitive, me parmendë dhe me qe. Gati çdo familje e ka pasur parmendën, pllugun, zgjedhën, etj. Është kultivuar gruri, elbi, thekrat, vardari. Drithërat janë mbjellë zakonisht para Shën Mitrit. Pjesa perendimore e tokës sidomos "Kuqlinat" janë mbjellur një herë në 2 vite, kurse pjesa tjetër, "Shavarushtet", "Skripsat", "Nder Krasta" jane mbjellur një vit misër ose kulture tjetër dhe një vit drithra.

Misri, grosha, duhani, specat, domatet mbilleshin mbas "Shën Gjergjit". Të korrat vishin zakonisht pas 15 korrikut. Me rritjen e numrit te banorëve rriteshin edhe nevojat për shtimin e prodhimtarisë, prandaj dollogozhdarët ne vitin 1968/69, bënë tentim për ndertim të ujësjellësit dhe ndërtuan vijen e ujit nëpër krastë dhe nxorrën ujin prej Zhepini në fund të fshatit, për ta ujitur fushën. Kjo ka qenë koha kur në Dollogozhdë kultivohej me të madhe duhani. Kjo vijë ka funksinuar nja 2 vite. Në vitin 1976/77 e bë tentim tjetër që të ndërtohet një sistem tjetër për vaditje. Por me gjithë mundim e dhënë dhe mjetet finaciare edhe ky sistem punoi disa vite dhe nuk funksionoi më tutje. Siç duket pompat u montuan gabim dhe gypat edhe sot e kësaj dite ngelën në tokë, kurse pompat më shumë se dhjetë vite nuk punojnë.

Në pjesën perendimore, pra ku është toka e kuqe, rriten me sukses hardhia, dhe ka disa familje që kanë vreshta. Pemtaria është më pak e zhvilluar, por në oborre të shtëpive mund të shihen pemë të llojllojshme. Blegtoria më parë ka qenë shumë e zhvilluar. Popullata është marrë me rritjen e kafshëve shtepiake, që janë perdorë për punë, për prodhimin e qumshtit dhe për sigurimin e mishit. Disa familje kanë pasë kope delesh të cilat gjatë verës i kanë ruajtur nëpër stane.

Është me rëndësi të përmendet periudha pas vitit 1960, kur në fushën e Dollogozhdës prodhoheshin speca te kualitetit të lartë. Gjithashtu edhe duhani ishte me kualitet të lartë. Por për shkak të mungesës të ujit për vaditje, kultivimin i këtyre kulturave ka rënë krejtësisht. Tani fusha mbillet me jonxhe dhe drithra.

Fusha me pozitën e saj dhe mikroklimën do të japë përseri rendimente të mira. Familjet më të njohura që kanë prodhuar prodhime të ndryshme bujqsore në të kaluarën kanë qenë shumë, prandaj nuk do ti përmendim në veçanti.

[redaktoni] Kultura

Vlen të theksohet se dollogozhdarët janë arsimdashës. Por kushtet ekonomike dhe politike që kanë dominuar në të kaluarën nuk ndikoshin për një zhvillim më të shpejtë të arsimit në këtë vend.

Shkollat e para happen në kohën e Mbreterisë Sërbo-Kroato-Sllovene në gjuhën sërbe. Mësuesit po ashtu kanë qenë nga Sërbia ose Mali i Zi. Përveç lëndeve të tjera, që janë përshkruajtur në monografinë e Sh.F. "Naim Frashëri", mësohej vetëm një lëndë që u interesonte fshatarëve, lënda për fenë islame të cilën e ka ligjëruar hoxha ose dikush tjetër qe ka pasur njohuri mbi fenë. Por dëshira për të mësuar në gjuhën amtare ka qenë shumë e madhe.

Në gjuhën shqipe u hapën shkollat e para gjatë Luftës së dytë botërore nga ministria e atëhershme e mbretërisë së Shqipërisë kanë vazhduar me punë deri në çlirimin e vendit. Pas mbarimit të Luftës Nacional-Çlirimtare. Prej këtyre shkollave fillore nxënësit e dalluar i vazhduan mësimet në Shkollën e Mesme Normale të Shkupit, ku u regjistruan shumë nxënës nga Dollogozhda.

Mësimet në Normalen e Shkupit në atë kohë i mbaruan me sukses dhe u emëruan mësues keta nxënës nga Dollogozhda: Remzi Qoku, Xhemail Qoku, Ali Zhaku-Aliu, Belqia Dervishi dhe Osman Sela. Para tyre si mësues me kursin e kryer kanë punuar me nxënësit Aqif Dalipi dhe Bilal Bilali. Kuadri me arsim të lartë u krijua më së shumti nga Universiteti i Prishtinës, dhe nga univerzitetet e Shkupit, Beogradiit dhe Zagrebit. Për emrat e të shkulluarve gjegjësisht intelektualëve nuk janë të prezentuara në këtë punim, pasi që janë përmendur në monografinë e shkollës, që është botuar në vitin 1998.

Sa i perket arsimit dhe edukimit te gjenerateve te reja, në këtë drejtim apelojmë që në të ardhmen të insistohet me çdo kusht, që gjeneratat e reja të mësojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale prej ku do ti vazhdojnë studimet në universite të ndryshme. Sepse vetëm duke u shkolluar mund të ecim përpara si dollogozhdarë, por edhe si komb dhe sa më lehtë të mund të integrohemi në proceset demokratike evropiane.

Shkolla fillore në fshatin tonë është ndertuar në vitin 1969. Si objekt shkollor ajo nuk i plotësonte kushtet minimale për mesim bashkëkohor me planet dhe metodat e reja të mesimit interaktiv. Pra duhej të gjithë të angazhohemi që shkolla e jonë të jetë sa më e mirë dhe me kushte sa më të mira. Shkolla jonë u rindërtua në vitin 2001 me inciativë të qytetarëve të Dollogozhdës nga fonde të oragnizuara me vetiniciativë. Prej ati viti filloj edhe kjo shkollë të ketë kushte më të mira për mësim. Më 5 maj 2006, shkolla jonë me emrin "Naim Frashëri", merr emrin e luftarit të UÇK-së, bashkëfshatarit tonë te dashur dhe të paharruar "Nuri Mazari". Sukseset në këtë shkollë nuk janë duke ndaluar. Ne te ardhmen shpresoj se do ketë edhe me tutje suksese edhe më të mëdha.

[redaktoni] Veshjet popullore

Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar edhe veshjet në Dollogozhdë. Por pëlhurat e endura janë ruajtur edhe sot e sidomos këmishat me oja, peshtemallat dhe veshjet e nuseve dhe grave të tjera.

[redaktoni] veshjet e nuseve-grave

Këmishat prej pelhure të endura në razboj (tërkuzë), këmishat shalle, këmishat me varra, këmishat me topa, këmishat me honxa, këmisha mendafshi ose e ashtuquajtura pelhurë e mirë.

Bofçat me drugëz, bofçat me topa të bardha, çarçafe shalle, çarçaf me topa, çarçafe rende. Dullaku i nuses ishte prej kadife ose atllasi. Mbi këmishen vehej jeleku, brezi gjysëm dimie, te cilët brezër kanë qenë prej kadife, atllasi, basme etj. Këto tesha i kanë qepur gratë nëpër shtëpija dhe të cilat ruhen ende kësaj dite. Si pjesë e veshjes së nuses kanë qenë edhe komat te thurura me dore prej gajtani. Gratë më të vjetra kanë veshur këmisha prej pëlhurë me onxa të kaltërta, peshtemallat, peshterkat, ndersa çirkat kanë shërbyer si pallto prej kadifes së zezë ose të kuqe.

[redaktoni] veshjet e burrave

Burri ka veshur këmishe të bardhë me sqepa, pallto, pantollona prej shajaku e më vonë prej shtofi, opinga dhe më vonë këpucë, çorape të cilat kanë qenë të bardha e të thuruara prej leshi. Më të vjetrit kanë mbajtur tirqe koprone etj.

[redaktoni] Dasmat në Dollogozhdë

1. Njëra nga traditat më të lashta të kombit që është ruajtur me xhelozi dhe besnikëri në Dollogozhdë janë dasmat. Kjo tradit e bukur që bënë pjesë në grupin e këngëve familjare për të cilën dollogozhdarët janë të njohur për ruajtjen autoktonike të saj nga ceremonija e fejesës deri te ajo e martesës. Është normale se me ndryshimin e kushteve, me ndryshimin e gjendjes ekonomike edhe kjo tradite ka pësuar ndryshime, por ajo që është qenësore (thellbësore), është ruajtur.

2.Duke u nisur prej kohërave më të vjetra e deri më sot ka pasur shumë ndryshime në organizimin e dasmave. Dasmat për kohezgjatje mund ti ndajme në 3 grupe:

a) Dasmat që bëheshin para gjysëm shekulli dhe zgjatnin 8 ditë, fillonin dhe mbaronin ditën e enjte.

b) Dasmat që bëheshin para 20 e më shumë viteve zgjatnin 4 ditë, te cilat fillonin ditën e hënë dhe mbaronin të enjten.

c) Dasmat që bëhen sot zgjasin vetëm 1 ose 2 ditë. Ditët e fillimit dhe mbarimit të dasmave nuk caktohen. Dasmat bëhen për një ditë, fillojn në mëngjez dhe mbarojn në mbrëmje. Më parë dasmat janë bërë në stinën e dimrit, kurse tani bëhen në stinën e verës për shkak të ardhjes së gurbetqarëve.

-DASMA TE DHËNDRRI- Tradita e dasmës në shtëpin e dhëndrrit Dasma fillon me çuarjen e bojës. Bojali caktoheshin 3 vetë nga më të afërmit e familjes së dhëndrrit, të cilët ne tre kuaj e me pase me qerre kali apo arab dhe tani me veture, shkonin ose shkojnë te shtepia e nuses me një arkë, ku e çonin bojën dhe dhuratat tjera për nusen dhe të afërmit e tjerë të familjes së saj. Bojalitë në mëngjez çojn peshqeshe për nusen, peshqeshe për të afërmit e nuses, kanë ëmbelsira të ndryshme, rrush të thatë, elbebia dhe dikund gështenja të ziera.

Kur kthehen bojalitë në shtëpin e dhëndrrit fillon shtypja e grurit dhe fillonin njerëzit e afërt të përgatisin drekën dhe më pas pergatitjen për marrjen e nuses dhe pergatitje të ndryshme që do të ceken me vonë... Ditën e dasmës vinë edhe lodrat(daullet)dhe pizgat. Luhej valle rruhej dhëndrri dhe atëherë nisen krushqit për marrjen e nuses. Edhe te shtëpia e nuses luhej valle por këtu përparsi kishin burrat nga ana e nuses dhe pas një ore e merrshin nusen me këngë dhe niseshin krushqit për në shtëpin e dhëndrrit. Nusja hynte në qerre e fundit. E afronin njerëzit e afërt të shtëpisë së saj. Rregullisht pas qerres shkonte një krushk i hypur në kal i cili quhej "pas qerres". Kur nusja arrinte në shtëpin e dhëndrrit kryhej ceremonia me ibrikun, oxhakun, maxhen dhe bukën. Kur nusja hynte ne ajat dhëndrri i hidhte sheqerka në fytyre. Më në fund nusja nxirrej para krushkave.

Ky rit përdoret edhe sot në dasma në Dollogozhdë. Vlen të përmendet edhe ajo, se më parë dasmat i kanë bërë edhe me të grishur, kur i zoti i dasmës i thirrte disa ditë para dasmorët dhe i lajmëronte se dasmën do ta bëj me të grishur. Dasmorët si dhurat sillnin nga një dash dhe merrnin me vete diku edhe 10 vetë të tjerë. Të grishurit priteshin dhe përcilleshin me lodra, të cilët në dasëm rrishin një natë.

-Dasma te Nusja- Tradita e dasmës në shtëpin e nuses. Si iknin bojalitë, nuses i vendohej boja. Me këtë rast bëhet një rit me vajzat e rritura, cilat nuk lejojnë që nuses, shoqes së tyre, t'i vendohet kana. Më pasë ato dakordohen dhe nuses i bëhen ceremonit e bojës, dhe me pas e veshin nusen me fustan të bardh. Ne ditën e dasmës caktohen 2 gra ne fillim për pregaditjen e drekës dhe darkës, edhe te nusja edhe te dëendrri të cilat i qujam MAXHENICA. Posaçëirsht caktohen edhe sherbyesit, të cilët te ftuarve u japin ujë, llokum, cigare, ushqim dhe kujdesen për zjarrin. Gjithashtu caktohej edhe KRYETARI I DASMËS i cili është i afërm i zotit të dasmës.

Vallet qe luheshin me lodra dhe pizga me te njohurjane: "VALLJA E BABËS", "Çollakja", "Koxhikja", "Toskarçja", "Vranishtja", etj. Pasi kryhej ceremonija e darkes se dhendrrit kryhej ceremonia e mbylljes se dhendrrit, aty pervec njerezve te aferm te dhendrrit merrnin pjese dhe shoket e tij dhe imami i fshatit. Pas kryerjes se ritit fetar dhenderri ja merrte doren babes, imamit dhe me te vjeterve dhe nisej per te nusja, ne ate moment me te rinjte i binin me shuplaka shpines. Jashte fillonte rrahja e daulleve dhe e pizges dhe ne ato momente ndizej zjarr me teshat e zotit dhe zonjes se dasmes. Diten e neserme pa lere dielli fillonte riti i ngritjes se dhendrrit i veshun me tesha te reja zbret dhe e luante vallen e fundit te dhenderrise. Pas pushimit te daulleve dhe pizgave perfundon dasma.

Me ndryshimin e kohrave ndryshuan dhe menyrat e organizimit të dasmave në Dollogozhdë. Por ritet dhe ceremonit e lartëpermendura origjinale janë të ruajtura edhe sot. Në ditët e sotme lodrat dhe pizgat merren vetëm deri në momentin e ardhjes së nuses në shtëpin e dhëndrrit, ndërsa prej momentit të ardhjes së nuses në shtëpin e dhëndrrit fillon ahengu me orkestrinë dhe këngetar të shquar. Në ditët e sotme dasmat organizohen edhe në restorante.

Ushqimi në ditët e dasmes ka qenë: jania, baklava dhe pilavi me vone është përdorë hallva që e përgadiste akshiu, kurse tash përdoret allva e bardhe e fabrikuar, ndersa jania është zëvendesuar me ushqime të llojllojshme që pregatiten nëpër kuzhinat e restoranteve.

[redaktoni] Shih edhe



[redaktoni] Lidhje të jashtme

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com