Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Bektashi - Wikipedia

Bektashi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Bektashizmi filloi të perhapet në Shqiperi pas zaptimit te saj nga sulltanet otomanë. Me gjithë këtë, në Shqiperi si në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit - Bektashizmi nuk u-përhap menjëherë, por dalngadalë me durim dhe urtësi. Një nga pengesat me të mëdha ishte çështja e gjuhës. Misionarët bektashinj ishin Turq dhe Persianë dhe nuk dinin gjuhë tjetër perveç gjuhëve të tyre.

Këta misionarë u-dërguan në Shqiperi dhe në vende të tjera të Ballkanit, për herën e parë, nga qendra e madhe bektashiane e qendra e madhe bektashiane e Dimotekës. Punuan me takt dhe zgjuarsi dhe keshtu mundën të zinin vend në Shqipëri. Me gjithë këtë, në fillim ndeshën në pengesa të shumta dhe pësuan persekutime. Ndër 'ta ranë edhe disa dëshmorë, si Pir Sulltan Abdalli i Kosovës dhe Shah Kalenderi i Elbasanit.

Misionarët bektashij u-dërguan në Shqiperi në grupe të vogëla, të përbëra nga tre veta: një Baba dhe dy Dervishe.

Nëpermjet misionarëve të parë që u-dërguan në Shqipëri, ishin Baba Ali Horasani në Krujë; Dylgjer Hysejni në Elbasan; Baba Arshiu në Gjirokastër dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV.

Këta misionarë punuan pa rreshtur për të hedhur themelet e Bektashizmit në Shqipëri si edhe në vende të tjera të Ballkanit, por nuk munden dot të ngrehnin Teqe. Ai që i a arriti më në fund qëllimit ishte Durballi Sulltani, i cili mundi të ngrehë Teqenë e madhe në Thesali të Greqisë. Kjo Teqe ndihmoi shumë për përhapjen e Bektashizmit në pjesën jugore te Maqedhonisë dhe në Gjirit, ku më vonë u-ngreh një Teqe e madhe, e kryesuar nga Resmi Babaj. Pas kësaj u-ngrehën Teqeja e Kerçovës, Teqeja e Tetovës, Teqeja e Prizrenit dhe Teqeja e Gjakovës.

Në shekullin e 17-të u-ngreh në Gjirokastrë e para Teqe bektashiane. Kjo Teqe u-themelua nga Asim Babaj. Pak më vonë u-ngreh në Krujë Teqeja e famëshme e Shemini Babaj, i cili luajti një rol me rëndësi në përhapjen e Bektashizmit. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babaj themeloi Teqenë me rëndësi të Elbasanit. Në të njëjtë kohë u-hap Teqeja e Kosturit, ndënë kryesinë e Rustem Babajt. Pastaj u-hapën Teqeja e Melçanit, në Korçë; Teqeja e Kuçit, në Devoll; Teqeja e Prishtës, në Skrapar; Teqeja e Baba Hajdërit, në Gjirokastër; Teqeja e Koshtanit; Teqeja e Gllavës, e të tjera. Një tjetër Teqe me rëndësi të madhe ishte ajo e Frasherit, e kryesuar nga Nasib Tahir Babaj.

Me gjithë këto, edhe Bektashizmi në Shqipëri nuk i shpëtoi dot zëmërimit të Sulltan Mahmudit. Ndërmjet veprimeve të tjera të këqija, emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën Teqene e Baba Alikos në Berat, se bashku më një biblioteke të çmueshme që kishte. Djegia e kësaj Teqeje, sidomos e bibliotekës së saj, ishte një humbje e madhe për Bektashizmin. Në këtë biblioteke ndodheshin shumë vepra të vjetra të vlefshme, sidomos dorëshkrime në arabisht dhe persisht mbi filozofinë dhe misticizmën bektashiane. Emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën njëkohësisht edhe Teqenë e Qoprilisë në Manastir dhe tTeqen e Melçanit ne Korçë.

Grushti i Sulltan Mahmudit kundër Bektashizmit ne Shqipëri ishte i rëndë, por edhe dëshira e Shqiptarëvet, për t'a mbajtur gjallë Bektashizmin, ishte e fortë. Kjo dëshirë bëri të mundur që Bektashizmi të qëndrojë më këmbë dhe të lulëzojë në Shqipëri, më gjithë se më vonë u-luftua përsëri nga sunduesit otomanë. Dhe ishte për hir të kësaj dëshire që numri i Teqevet, të mëdha e të vogla, arriti në Shqipëri në 53, më 1938.

[redaktoni] Qendra Bektashiane në Tiranë

Por Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 Nendor 1925, në haze të të cilit u-mbyllën të gjitha Teqete dhe Zavijetë bektashiane në Turqi. Në këtë menyrë, Shqipëria u-bë Selia e Përgjithëshme e Bektashizmit, në krye të së cilës u-vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesë se Haxhi Bektashit në Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja në Tirane më 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korçës.

Nuk dihet më siguri se sa është numri i Bektashinjvet në vende të ndryshme të botës, por besohet se arrin në nja 7,000,000 veta, shumica e të cilëvet jetojnë në Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën Veriore dhe në Ballkan. Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin nja 200,000 Bektashinj para vitit 1938, domethënë njëzet për qind i numrit të përgjithëshëm të popullsisë, asi kohe.

Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesë së Tomorit, në vepren e tij Historia e Përgjithëshme e Bektashinjvet, botuar në Tirane1929, shkruan se: "Para shkatërrimit te Jeniçerëvet dhe shpërndarjes së sektit bektashian më 1826, mbaheshin statistika te përvitëshme dhe ato tregonin se numri i Bektashinjvet asikohe ishte 7,370,000: 100,000 në Shqipëri, 120,000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë ne Irak, Gjirit, Maqedhoni dhe vise të tjera të Ballkanit."[1]

Një tjetër ngjarje me rëndësi për Bektashinjtë e Shqipërisë ka qënë Kuvendi i tyre që u-mbajt në Teqene e Turanit, afër Korçës, në Shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës. Në atë Kuvënd, në të cilin muarën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha viset e Shqipërisë, u-hartua dhe u-aprovua Rregullorja e Bektashinjvet Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore - e cila u-aprovua nga Parlamenti Shqiptar, - Shqipëria u-nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë, Krujë, Elbasan, Korçe, Frasher dhe Gjirokastër.Pranë Kryeqendrës Bektashiane në Tiranë u-krijuan edhe ky Këshilla: Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë nga dymbëdhjetë anëtarë laikë dhe klerikë; dhe Këshilli i Shenjtë, i përbërë nga titullarët e gjashtë Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Keshilli i Përgjithshëm merrej me çështje administrative dhe Këshilli i Shenjtë me çështje fetare.

Bektashizmi, me gjithë se është një sekt i Fesë Islame, konsiderohej përgjithësisht në Shqipëri si një fe më vete. Kjo rridhte për arësye të rëndësisë dhe të numrit të madh të besnikëve që kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherë parasysh. E përkohëshmja "Albania" e Faik Konicës botonte pothuaj gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim:

"Grupi i bashkëpunëtorëve të revistes s'one përbëhet nga Muslimanë, Orthodhoksë, Katolikë dhe Bektashinj."

Bile kjo gjë u-muar parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes më 1920 që formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar, i përbërë nga katër veta: një Sunni, një Orthodhoks, një Katolik dhe një Bektashi. Anëtari bektashi ishte Aqif Pashë Elbasani.


[redaktoni] Intelektualët shqiptarë dhe bektashizmi

Shumë personalitete të shquara , shqiptarë dhe të huaj, kanë shkruar për bektashizmin dhe bektashianët, për besimin dhe cilësitë, për vlerat dhe kontributet që ata i dhanë kulturës shqiptare. Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashërin e me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrën e me Abdy Frashërin, me Mit'hat Frashërin e me Evlia Çelebiun, me Natali Claire e me Hafëz Ali Korçën, me Syrja Vlorën e me Edwin E. Jacques, me Faik Konicën e me bijën e Gjirokastrës, Musine Kokalarin. Të gjitha këto mendje të larta panë dhe gjetën tek bektashizmi shprehjen më të çlirët të dëshirës se atdheu është mbi të gjitha, se atdheu është mëmë e atë, është gjuhë dhe vetvete, është besim dhe fe. Pikërisht këto shenja i pa "toska i madh", Abdyl Frashëri, kur përpjekjet për mëvehtësi i mbështeti në "babatë bektashjanë" të teqeve në të cilat u shtrua si mik e si bir përkrah të mirit baba Alush Frashëri; këto gjurmë bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerët bektashianë ata që dolën haptas në përdorimin e gjuhës shqipe. Ishte vetë Baba Ali Tomorri që në kohën kur ndalohej e përndiqej gjuha shqipe dhe ata që e përhapnin atë pohoi se qe në praktikën bektashiane ta shkruanin letërsinë e tyre fetare, poezitë dhe himnet në gjuhën e popullit. Shumë nga dervishët dhe baballarët e teqeve udhëtuan nga fshati në fshat, nga jugu në veri duke shpërndarë libra për rilindjen e Shqipërisë. Jo më kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi "iu qas, kesaj feje me gjithë zemër; shkruajti libra e vjersha, që baballarët t'i kanë në nder të madh, e meritoi të quhet si një ndër themeluesit e kësaj feje në Shqipëri. Me atë mënyrë, gjithë bektashizmin e solli e e mbajti, në qark të kombësisë, të dashur," dhe shkroi për këtë qëllim edhe disa nga faqet e tij më të shkëlqyera në Fletoren e Bektashinjvet në Qerbelanë dhe Mësimet. Në frymën dhe nën fytyrën e bektashizmës lindën poetë, e gojëtarë të rrallë, sofra bektashianë, e çlirë, e hapur dhe nderuese ndaj besimeve të tjera të botës fali shpirtëra të ndërtuar mirë, zemra të gatuara me mirësi e mbrothtësi. "Pra në një koncert si Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bienë dëshmorë njërëz me ide të nalta, poeti i ynë gjente lulishten ku do të çfrente më vonë si Bilbili i Majit. Gjithë sa ia ndjente shpirti dhe ia pëlqente syri, Naim Frashëri e gjeti të begatëshme në këtë lulishte. I frymëzuar nga "Hadika"-ja shkruajti "Qerbela"- në; i mbushur me dëshirë dhe dashuri nga poemat e Nesimiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijazi me shokë, ndezi ato drita të bukura të librës tij "Lulet e Verës"; duke marrë shëmbëlla nga Kajgusëzi dhe Viraniu me shokë, bëri "Fletore e Bektashinjvet", Thelbin e Kuranit, 'Fjalët fluturake' dhe vjershat e ndryshme," shkruan Gjysh Ali Gjirokastra. Lista e atyre që janë shprehur kësisoj është tepër e gjatë, por do të ndalesha e do të veçoja për t'i shtjelluar pak më gjatë disa prej shkrimeve të Faik Konicës dhe të Musine Kokalarit në lidhje me bektashizmin. Jo vetëm një herë dhe jo shkarazi, mjeshtëri i madh Konica i është kthyer e ka rimarrë në shkrimet e tij temën e bektashizmit si doktrinë dhe të bektashianëve si shfaqje e besimit. Mund të përmendim të paktën tre artikuj mes së cilëve njëri është i drejtpërdrejt dhe enkas për bektashizmin dhe dy të tjerët e trajtojnë këtë temë të ngërthyer brenda temave të tjera, gjithësesi të pa shkëputura nga objekti i referimit tonë. Shkrimi i parë i takon vitit 1897 dhe titullohet "Shënim mbi metafizikën e bektashinjve". Ky tekst i trajtuar në formë të lirë eseje është shkruar në frëngjisht dhe është botuar për herë të parë në Bruksel, tek Albania, vj .1, nr.8. Është interesante të vërehet se ky shkrim i Faik Konicës mbi bektashizmin, është shkruar vetëm një vit pasi Naim Frashëri kishte botuar "Fletorja e Bektashinjët" me po të njejtën vetëdije si Buzuku, sepse në gjuhën tonë nuk kishte ende diçka të shkruarpër bektashizmin. Nuk ka gjasa që Konica të ketë pasur dijeni për botimin e "Fletores..." së Naimit, pasi në esenë e vet Konica përmend vetëm vëllimin poetik "Lulet e verës" së 1890, mbi të cilin ai bën dhe komentet mbi bektashizmin. Të tërheq vëmendjen dhe të bën të theksosh faktin se si këto dy mendje të larta, thuajse në të njejtën kohë mendojnë gati të njejtën gjë, por me një ndryshim, në kahje dhe në destinacion. Naimi u përpoq t'u jepte shqiptarëve bektashianë librin e tyre të shenjtë, libër në të cilin atdheu dhe besimi ecin njësoj. Ai donte t'u dhuronte bashkëatdhetarëve të vet librin e ritualeve, lutësoren, uratën dhe shërbesat, librin e të lejuarave dhe të të penguarave, duke u përcaktuar atyre një famijle më të madhe ku klerikët janë të afërm, baballarë e gjyshë. "Fletorja e bektashinjët" ishte libër si të gjithë librat e shenjtëruar: mistikë e besim, poezi dhe mësime. Këtë u dha Naim Frashëri shqiptarëve më 1896. Në të njejtën kohë që Naimi punonte "së brendshmi" me shqiptarë, mendja e ndriçuar e Konicës mendonte tjetër gjë: ai u përpoq që këtë besim, tashmë i ngulitur ndër bashkëatdhetarët e tij, këtë vlerë shiprtërore ta njihte edhe bota. Ndaj dhe Konica, ky mjeshtër i pashoq i shqipes., e shkroi esenë e tij në frëngjisht dhe është mbase i pari që bëri përpjekjen që këtë besim të shqiptarëve ta paraqesë në dritë për ta bërë të njohur. Këtu nuk është rasti të analizojmë me hollësi tendencat e Konicës në këtë ese katër-pesë faqëshe, por të vlerësojmë përpjekjen e tij për të lënë në katrtë diçka të shkruar edhe për teologjinë bektashinjve." Shënim mbi metafizikën e bektashinjve" është një skicim i shpejtë dhe tipik i disa prej veçantive të besimit bektashian. Në të, ndonëse përciptasi, jepen të dhëna mbi transmigrimin (përbartjen e shpirtrave) tek i cili bektashianët besojnë, mbi panteizmin, ritualin bektashian, festat e shenjta, dëshmorët dhe shenjtorët e këtij besimi. Por nga një këndvështrim tjetër në "Shënim mbi metafizikën e bektashinjve" ne gjejmë për herë të parë përkthimin në frengjisht të disa prej vargjeve të Naim Frashërit të vëllimit poetik "Lulet e verës". Artikulli tjetër ku Faik Konica flet për bektashizmin është është një portret që ai i bën Naim Frashërit në rreth dy faqe. Artikulli titullohet "Naim H. Frashëri" dhe është shkruar më 1901, një vit pas vdekjes së poetit. Në këtë artikull Konica veçon dy bigëzime të figurës së Namit: nga njëra anë si mësues - vjershëtor që do të kishte mundur e dëshirontë të shkruajë gjëra më pak të nevojshme e më shumë të bukura dhe nga ana tjetër njeh se Naim bej Frashëri pati edhe një tjetër nder: kuptoi dobinë që mund të nxjerrë kombësia jonë nga bektashizmi. Në këtë pasazh si dhe ato në vazhdim, Konica ngre lart vlerën dhe rolin e këtij besimi ndër shqiptarë dhe kontributin e Naimit si një nga themeluesit e bektashizmit në Shqipëri. Punimi i tretë, më i zgjeruari, më i ploti dhe më i rëndësishmi i Konicës mbi këtë temë është "Parashkresë mbi lëvizjen kombëtare shqiptare". Edhe ky punim i Faik Konicës është shkruar në gjuhën frënge dhe është i ndarë në pesë pjesë, sipas fazave historike që ndoqi kjo lëvizje dhe që merr përsipër të shtjellojë autori. Konica bën një paradë të ngjarjeve dhe fytyrave më të shquara të kohës që nga viti 1877 deri më 1899, sidomos në Shqipërinë e Jugut, në ngulimet shqiptare në botë dhe në kërkesat e tyre për t'u organizuar në shoqëri dhe për t'u shprehur në gazeta, revista e libra shqip. Dihet se në këto ngjarje një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe klerikët bektashianë si dhe besimtarë të grigjës së tyre. Kështu në këtë "Parashkresë..." gjen të bashkuar nën thirrjen e atdheut bektashianë e të krishterë që nga Abdyl Frashëri, Kulloriti, Vretoja, Mit'hat Frashëri, Ismail bej Vlora, Visar Dodani etj. Por pjesa më interesante e kësaj "Para-shkrese ..." është pjesa e fundit, e ashtutitulluara "Tabelë alfabetike e patriotëve kryesorë dhe e atyre që quhen të tillë". Është një befasi nga ato që jemi mësuar t'i presim dhe i kërkojmë e I gjejmë përherë tek penda e Faik Konicës. Është zanafilla, embrioni i një fjalori të parë kategorish njerëzore me persona të vërtetë, real dhe ku kriter I vetëm matës është atdhedashuria dhe kontributi ndaj vendit tënd. Ndoshta një libër i këtillë është unik edhe gjetiu. Është si një "Who is Who" i ditëve të shkuara. Në këtë pjesë të fundit të "Parashkresës..." jepen të dhëna dhe skicime edhe për disa figura bektashi-ane të kohës ku Faik Konica skicon herë me vija të trasha e me karbon e herë me laps të hollë e linja të kujdesshme. Gjejmë në këtë fragment të dhëna mjaft interesante për Baba Ahmetin e Koshtenit për të cilin Konica thotë se është murg bektashi dhe patriot i shkëlqyer duke dhënë njëherazi dhe një shënim telegrafik mbi mënyrën e rrallë të veshjes së tij. Më pas vijohet me skicimin e shehut bektashi të Tepelenës, Dautit, i cili ka ndjenja patriotike, siç thotë Konica. Në vazhdim gjen të dhëna mbi karakterin dhe gjendjen e Mit'hat Frashërit dhe përmendjen mes dhuntive të tjera edhe faktin se ky djalosh ka përkthyer në shqip jetën e Vilhem Telit. Po kështu, në këtë tabelë alfabetike ka shënime e të dhëna të shkurtëra edhe për pjestarë të tjerë të familjes bektashiane. Siç e theksuam që në fillim, krahas shumë e shumë figurave të tjera që trajtuan në letra bektashizmin ishte edhe bija e Gjirokastrës. Musine Kokalari. Në temën e mbrojtjes së diplomës së saj, Romë 1941 temë studimore mbi poetin kombëtar Naim Frashëri, Musineja i kushton një vend të rëndësishëm dy problemeve:

  1. problemit të doktrinës bektashiane,
  2. çështjes së ndikimit të kësaj doktrine tek Naimi.

Kapitulli i I, pjesa II, e këtij punimi mban titullin "Storia e dottrina dei bectashi". Që në krye autorja thekson faktin se e ndjen të nevojshme që për të paraqitur mendimin e Naim Frashërin të bëjë një historik të shkurtër, në rreth 7 faqe të daktilografuara rreth bektashizmit që frymëzoi shumë nga veprat e poetit. Këtë kapitull, Musine Kokalari e trajton sa në rrafshin e përgjithshëm, -atë të historisë së bektashizmit botëror, - aq edhe në përfaqësimin e tij në Shqipëri. Padyshim që, për efektin e kohës kur u shkrua ky punim, - që për fat të keq nuk është përkthyer dhe nuk është botuar ende në shqip, - pengesat që rendit autorja për sistemimin e lëndës dhe mospasjes së një historie të plotë, veç disa teksteve të shkurtër e fragmentarë, tashmë janë kapërcyer.

Kështu, po të kapërcejmë pengesën që kjo vepër e shkruar herët, por e lexuar vonë, 60 vjet pas hartimit të saj, do të gjenim në këtë punim mjaft të dhëna të vyera. Musine Kokalari bën një panoramim dhe sistemim të drejtë të njohurive duke na dhënë herë - herë edhe të dhëna interesante mbi figura të shquara të besimit bektashian, që nga Haxhi Bektashi, Baba Ballëmi, Ali Pasha Tepelena, baba Shemimi, Baba Nasibi, baba Alushin, etj si dhe të ndodhive madhore që e kanë shoqëruar këtë besim që kulmon me Qerbelanë. Autorja na bën të ditur të dhëna bigrafike rreth Haxhi Bektashit dhe pelegrinazheve të tij që nga Qerbelaja ku vizitoi varrin e Huseinit e deri në Jeruzalem ku vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu në këtë punim gjejmë edhe shënime mbi misionin e dishepullit më të zgjedhur të bektashizmit, Sari Salltëkut në Ballkan ku ai përhapi këtë besim të ri dhe ngriti teqetë e para në Budapest, Bosnjë, Shkup, Ohër, Janinë, Edené dhe Krujë, ku, siç shkruan Musineja, " edhe sot besohet se është varrosur ky shenjt." Gjithashu në këtë punim gjejmë të dhëna edhe për përkatësinë bektashiane të besimit të Skënderbeut si dhe disa nga vlerat e çmuara të këtij besimi që nga misticizma, toleranca, mirësia e gjer tek të drejtat dhe respekti ndaj gruas. Mes këtyre rreshtave gjejmë edhe një herë rastin të konfirmojmë të dhënën e Konicës rreth mbështejes që bektashianët i bënë Abdyl Frashërit në përpjekjeve të tij për ta bërë Shqipërinë. "Më 1877, pas traktatit të Sh. Stefanit...vëllai i madh i Naimit, Abdyli, thirri në Frashër krerët ë bektashizmit shqiptar për të mbrojtur idenë kombëtre", shkruan autorja. Në fund, Musine Kokalari e mbyll këtë historik të shkurtër duke veshur doktrinën bektashiane me vargjet dhe prozën e Naimit rreth dritës, vallazërisë, mirësisë, mbrothtësisë, dashurisë njerëzore, - pika mjaft të rëndësishme këto të themelit të besimit bektashian i cili dikur, sot dhe gjithmonë ka qenë dhe do jetë, po në ato pozita siç i pohon Musine Kokalari në fund të punimit: "Për nga këndvështrimi social, bektashizmi mbron barazinë mes burrit dhe gruas, kundër dogmave të vjetra të besimeve të tjera. Nga këndvështrimi politik bektashizmi është shprehur për një nacionalizëm të zjarrtë që vë mbi çdo gjë idenë sublime të atdheut."

[redaktoni] Shiko dhe këtë

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com