Aksiom
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Aksioma thënë thjesht është një pohim në vërtetësinë e të cilit nuk dyshohet, d.m.th. shpreh një relacion në mes kuptimeve themelore të një teorie të cilat nuk përkufizohen d.m.th që janë të njohura apriori. P.sh. kuptime themelore të matematikës janë numri,bashkësia,pika,drejtëza rrafshi etj.Nëse këto kuptime themelore i lidhim me relacione themelore i fitojmë pohimet themelore d.m.th. aksiomat.
- nëpër dy pika të ndryshme kalon një dhe vetëm një drejtëzë
- nëpër tre pika të ndryshme që nuk i takojnë një drejtëze kalon një dhe vetëm një rrafsh.