Policia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
Policia është një organ ekzekutiv i një shteti.
[redaktoni] Historia e policisë shqiptare
Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësise dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912) kur më 13 Janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori vendimin per krijimin e Forcave të Rendit.
Gjatë Luftës së Parë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmërise kombëtare u coptuan dhe u profiluan sipas modeleve të forcave pushtuese (austro-humgareze, franceze, italiane, etj.). Në Krahinën Autonome të Korçës u krijua prefektura e policisë dhe zyrat e policisë në qarqe.
Pas Kongresit të Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime të reja në fushën e policisë. Në tetor 1920 u miratua organika e re e policisë së pergjithshme (me 210 vetë).
Pas Revolucionit të Qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa për organizimin e policisë.
Pas rënies së Fan Nolit, pra në periudhën 1925-1938, ka një zhvillim progresiv të policisë dhe xhandarmerisë. Futen elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit të policisë dhe xhandarmerisë. Gjatë kësaj periudhe u krijuan për herë të parë disa lloje policish si pshm.: Policia Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare(1930), Policia e Sigurimit Publik (1938), Roja Mbretërore e Kufirit (1939), Xhandarmëria Qytetëse (me atributet e policisë urbane), etj.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmerisë ne pjesën me të madhe u asimiluan dhe profiluan sipas ineteresave të shteteve pushtuese.
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Kategoritë: Cung | Polici