Piramida e Keopsit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Piramida e Keopsit ështe më e madhja nga tre piramidat kryesore në Gizeh dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 2700 p.e.s - 3100 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatesinë e çdo brinjë të bazes e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.
Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi:
- është percaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug
- lëvizjet e hijës së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
- duke shumëzuar me një miliard lartesinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largesinë në km nga Toka deri në Diell.
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |