Petro Nini Luarasi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Petro Nini Luarasi (1865 - 17 Gusht 1911)
I biri i Nin Petro Kostallarit. Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues e Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.
Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:
-
- bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.
[redaktoni] Tituj të veprave
- Drita (Sofje, 1907 - 1908 - redaktor i gazetës)
- Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit (Manastir, 1911 - politike)
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |