Patrikana e Pejës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Patrikana e Pejës është një kompleks manastiresh, i cili gjendet në qytetin e Pejës përgjatë rrugës në drejtim të grykës së Rugovës.
Në kohën e sotme ky kompleks i takon besimtarëve të religjionit krishterë ortodoks, mirëpo ekzistojnë të dhëna, sipas të cilave këto kisha ishin që nga koha bizantine, dhe u konfiskuan nga pushtuesit serb, duke i shndërruar ato në kisha ortodokse dhe duke ua bërë të pamundur hyrjen në to qytetarëve shqiptar të qytetit, pa marr parasysh se cilit religjion i takonin. Për fat të keq është një shembull i shfrytëzimit të objekteve fetare për qëllime politike nga ana e pushtuesit serb në Kosovë.
Me 13 korrik 2003 Patrikana e Pejës u vendos nga UNESCO në listën e pasurive të mbrojtura botërore.