National Security Agency
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
NSA - National Security Agency (shqiptohet EnEsEj dhe është Agjensia e Sigurimit Kombetar) / Central Security Service (NSA/CSS) (Sherbimi Qendror i Sigurimit) besohet te jete agjensia me e madhe e zbulimit e qeverise se Shteteve te Bashkuara Amerikane. NSA është pergjegjese per mbledhjen dhe rishqyrtimin e komunikimeve te huaja dhe per sigurine e komunikimeve te qeverise se SH.B.A kunder agjensive te njejta kudo ne bote. NSA u themelua nga nje urdher presidencial ekzekutiv, dhe punon ngushte me Department of Defense (Ministrine e Mbrojtjes) dhe është drejtuar gjithmone nga nje flamur me tre yje ose nje oficer gjeneral. NSA është nje çeles kryesor i Bashkesise se Zbulimit te SH.B.A-se dhe kryesohet nga Drejtori i Zbulimit Kombetar.
Detyra e NSA është te pergjoje transmetimin radior, si nga organizata dhe persona te ndryshem, internetin, dhe forma te tjera përçimi e komunikimi, veçanerisht komunikacione te besueshme. Misioni i komunikimit te sigurt i NSA perfshin komunikime te besueshme ose te fshehta ushtarake, diplomatike, dhe te gjitha komunikimet e tjera te ndjeshme qeveritare.Megjithse pershkruhet si nje nga punedheneset e vetme me te medha ne bote te matematikaneve doktore te filosofise dhe zoteruesja e vetme e grupit me te madh te superkompjuterave, dhe duke patur fondin shume me te madh se ate te CIA-s, ka qene deri ne vitet e fundit shume pak e njohur. Per shume vjet te jetes se saj nuk ka qene madje e njohur nga qeveria e SH.B.A. Shpesh thuhet, gjysme me tallje se "NSA" do te thoshte "No such Agency" ("S´ka Agjensi te Tille") ose "Never Say Anything" ("Mos Trego Kurre Ndonjegje").
Per shkak te detyres se saj pergjuese , NSA/CSS është e lidhur ngushte me kerkimet kriptoanalitike, dhe punon si pasuese e agjensive te meparshme qe njihen per zbulimin e shume kodeve ne Luften e Dyte Boterore dhe shifrimeve (si p.sh. Purple Code, Venona, dhe JN-25).
Qendra Kryesore e NSA është ne Fort George G. Meade, Maryland (Merilend), gati 16 km. ne verilindje te Washington, DC. NSA e ka daljen ne Baltimore-Washington Parkway (Beltimore-Uashington Parkuej) me tabele "NSA Employees Only" ("Vetem Per te Punesuarit") dhe ruhet zakonisht nga dy automjete te policise se Shtetit Merilend. Shkalla e veprimtarise ne NSA është e veshtire te percaktohet nga te dhena te paklasifikuara ,por nje gje dihet mbi perdorimin e elektricitetit nga Qendra Kryesore e NSA. Buxheti per elektricitet i NSA i tejkalon 21 milion US dollaret ne vit, duke e bere ate pervetesuesin e dyte me te madh ne Merilend. Fotografi kane treguar se aty jane 18.000 vende parkimi , megjithse shume hamendje e kane vene fuqine e plote punetore te NSA rreth numrit te dyfishte te punetoreve te NSA qe jane te shperndare ne te gjithe boten.
Puna e komunikimit te sigurt qeveritar e ka futur NSA-ne ne fusha te shumta teknologjike duke perfshire skicimin e posaçem komunikativ harduerik dhe softuerik, prodhimin e perkushtuar te gjysmepercjellesve (aty ndodhet nje fabrike e prodhimit te çipave ne Ft.Meade), dhe kerkimin e perparuar kriptografik. Agjensia kontraton me sektore private ne fushat e kerkimit dhe pajimit.
Tabela e përmbajtjeve |