Koçi Petriti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Koçi Petriti lindi më 1941 në Sovjan të Korçës. Shkollën fillore e të mesme i kreu në Korçë. Pas një periudhe të shkurtër pune si arsimtar, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua (1967) për gjuhë dhe letërsi. Pas shërbimit për dy vjet në ushtri, u emërua arsimtar në Librazhd, ku punoi për 22 vjet. Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Tiranë), ndërsa më 1992 Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Më 1993 emërohet Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku aktualisht vazhdon të punojë si pedagog i jashtëm.
[redaktoni] Tituj të veprave
- Lirikat e majit (Tiranë, 1962)
- Përsëri në udhë (Tiranë, 1867)
- Firma e popullit tim (Tiranë, 1974)
- Prush në shekuj (Tiranë, 1979, çmimi: libri më i mirë i vitit)
- Lulekuqe (Prishtinë, 1981)
- Të dashurova ty (Tiranë, 1988)
- Poezia shqipe (kolana e poezisë shqipe, Tiranë, 1989)
- Në poetikën e Martin Camajt (Tiranë, 1997)
- Lirikat e majit (Tiranë, 2002, ribotim i ndryshuar)
- Albumi i lirikave (Tiranë, 2004)
- Poezi të zgjedhura (Tiranë, 2005)