Jordan Rudess
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Jordan Rudess (i lindur si Jordan Rudes më 4 nëntor 1956) është pianist dhe sintisajzerist i trajnuar në shkollën e famshme Julliard, i njohur si anëtar i progressive metal bendit Dream Theater.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Biografia
Jordan Rudess u njoh nga profesori i tij i shkallës së 2-të si një pianist i jashtëzakonshëm, dhe menjëherë iu lejua shkollimi profesional që ai ta forconte talentin e tij madhorë. Me nëntë vjet ai hyri në shkollën e famshme të muzikës Julliard që të ushtronte në pianon klasike, por në adoleshencën e vonshme ai u interesua gjithnjë e më shumë në sintisajzerë dhe progressive muzikë. Kundër këshillave dhe dëshirës së prindërve dhe profesorëve të tij, ai vendosi që t'ia kthente shpinën pianos klasike dhe i provoi aftësitë e tij si një solo progressive rock sintizajzerist.
Pas performancave në projekte të ndryshme gjatë viteve të 80-ta, ai fitoi vëmendje nacianale në vitin 1994 kur u votua "Best New Talent" në revistën Keyboard Magazine, pasi që e lëshoi solo albumin e tij Listen. Dy bende që e drejtuan vëmendjen te ky yll i ardhshëm qenë The Dixie Dregs dhe Dream Theater, të cilët e ftuan që të dy që t'iu bashkangjitej në bendin e tyre përkatës. Rudess i zgjedhi The Dixie Dregs së pari për shkak se ata ia ofruan mundësinë të bëhej anëtarë me orar të reduktuar, shansë kjo e cila nuk iu dha nga Dream Theater.
Gjatë kohës kur ishte anëtar i The Dixie Dregs, Rudess e formoi të ashtuquajturën "power duo" me bateristin Rod Morgenstein. Gjeneza e këtij çifti fillon kur në një performancë të Dixie Dregs ndërpritet energjia elektrike, duke i shkyqur kështu të gjitha instrumentet përpos sintisajzerit të Jordan Rudess-it, kështu që ai dhe Rod improvizuan me njëri tjetrin deri sa energjia elektrike erdh, duke e mundësuar kështu vazhdimin normal të koncertit. Metabolizmi i këtyre dyve qe aq i fortë gjatë këtij improvizimi, sa që ata vendosën që të performonin së bashku tani e tutje me emrin "Rudess\Morgenstein Project" (më vonë RPM) dhe që nga atëherë ata e kanë lëshuar një studio dhe një live album.
Rudess takoi përsëri Dream Theater kur ai dhe Morgenstein siguruan mbështetjen e tyre në një nga turnetë e Dream Theater në Amerikën Veriore.
Në vitin 1997, kur Mike Portnoy-t iu kërkua nga Magna Carta Records që ta themelonte një supergrup, Rudess u zgjodh që t'i binte sintisajzerit, Tony Levin bas kitarës, si dhe John Petrucci kitarës. Gjatë inçizimit të dy albumeve të Liquid Tension Experiment, Mike Portnoy-t dhe John Petrucci-t ju ishte e qartë se Jordan Rudess ishte mu ajo çka Dream Theater ju nevojitej. Ata e ftuan atë që t'iu bashkangjitej bendit, dhe kur ai pranoi ata e përjashtuan sintisazeristin e tyre që e kishin në atë kohë Derek Sherinian, duke ia bërë kështu vendin Jordan-it në bend.
Rudess ka qenë sintisajzeristi i përhershëm i Dream Theater që nga inçizimi i albumit Metropolis, Pt. 2: Scenes from a Memory në vitin 1999. Që atëherë ai ka inçizuar edhe tre albume të tjera me ta: Six Degrees of Inner Turbulence (2002), Train of Thought (2003), dhe Octavarium (2005). Plus, ai është paraqitur edhe në tre live albume, Live Scenes From New York, Live at Budokan dhe Score.
[redaktoni] Përdorimi i teknologjisë
Megjithëse shumica e sintisajzeristëve në rock bende kujdesen që në skenë të marrin disa sintisajzerë, Rudess përfitoi nga mundësitë që ia dha Kurzweil K2600xs gjatë përdorimit të tij prej viteve të 90-ta deri në vitin 2004. Shpesh duke marrur mostra nga sintisajzerët e tjerë, Rudess krijon një seri të strukturave, që mundëson përzierjen e shumë zërave me shtresa të ndryshme dhe linja tonesh të kontrollerit të paisjes; këto struktura pastaj rregullohen me renditje të duhur për një koncert, të cilat ndërrohen përmes pedales kontrolluese.
Megjithëse metoda e Rudess për t'i ndrruar fizikisht strukturat ka mbetur e njëjtë, por zgjedhja e tij për paisje ndryshoi në vitin 2005. Duke thënë se atij i nevojitej një mbështetje më e mirë për turne nga teknologjia aktuale (Kurzweil-i i tij 2600 që posedonte një memorie prej 128 MB u bë i pamjaftueshëm për nevojat e turneve), ai filloi përdorimin e Korg Oasys workstation (i cili posedon më shumë se 1.5 GB memorie). Këtë sintisajzer ai tani e përdorë nëpër turne me Dream Theater, ku në të e ka të montuar receptorin si she continuum-in, si dhe modulatorin Synthesizers.com.
[redaktoni] Paisjet
Paisjet në studio
- Korg Oasys
- Haken Audio Continuum Fingerboard (Haken Continuum Fingerboard will do të del në shitje në fillim të vitit 2007, dhe do të kushtojë pesë apo gjashtë mijë dollarë.
- Muse Research Receptor
- Kurzweil K2600xs fully loaded 88 note weighted keyboard
- Kurzweil K2600 Rack modules
- Kurzweil K2000VP keyboard
- Kurzweil PC2 rack
- Minimoog
- Roland V-Synth
- Synthesizer.com Modular Synth
Instrumentet virtuale
- MOTU Mach 5
- MOTU MX4 Soft Synth
- Korg Legacy
- Spectrasonics Atmosphere
- Spectrasonics Trilogy
- Spectrasonics Stylus
- Native Instruments Komplete 2
- Native Instruments Absynth
- Native Instruments B4
- Native Instruments Guitar Rig
- Native Instruments FM7
- Native Instruments Pro 53
Paisjet për live performanca
- Korg OASYS 88
- Freehand Systems Music Pad Pro
- Muse Receptor
- Synthesizers.com Custom Modular Synth
- Haken Continuum Fingerboard
- (2)Roland V-Synth XT
- Lap Steel Guitar
- Mackie 1604VLZ Pro Mixer
- APS Power backup
- Glyph and Iomega Hard drives
[redaktoni] Trivia
Jordan Rudess posedon aftësinë e rrallë muzikore që në gjuhën angleze quhet "Absolute pitch". Kjo do të thotë se ai ka aftësinë që ta njohë një notë muzikore me emër, pa ndihmën e një note bazë për intonacion, apo ta prodhojë një notë në lartësinë e duhur pa ndihmën e mbështetjes. Këtë aftësi të rrallë e posedojnë edhe disa muzicientë të njohur si Michael Jackson, Mariah Carey, Shakira, Johann Sebastian Bach, etj.
[redaktoni] Diskografia
[redaktoni] Solo albumet
- Arrival (Kasetë) (1988)
- Listen (CD) (1993)
- Secrets of the Muse (CD) (1997)
- Resonance (CD) (1999)
- Feeding the Wheel (CD) (2001)
- 4NYC (CD) (2002)
- Christmas Sky (CD) (2002)
- Rhythm of Time (CD) (2004)
[redaktoni] Me Dream Theater
- Metropolis, Pt. 2: Scenes from a Memory (CD) (1999)
- Live Scenes From New York (DVD/3CD) (2001)
- Six Degrees of Inner Turbulence (2CD) (2002)
- Train of Thought (CD) (2003)
- Live at Budokan (2DVD/3CD) (2004)
- Octavarium (CD) (2005)
- Score (2DVD/3CD) (2006)
[redaktoni] Projekt albumet
- Rudess/Morgenstein Project (CD) (1997)
- An Evening with John Petrucci and Jordan Rudess (CD) (2001)
- Rudess/Morgenstein Project - The Official Bootleg (CD) (2001)
[redaktoni] Me Liquid Tension Experiment
- Liquid Tension Experiment (CD) (1998)
- Liquid Tension Experiment 2 (CD) (1999)
[redaktoni] Mysafir
- Vinnie Moore - Time Odyssey (1988)
- Noirin Ni Riain - Celtic Soul (1996)
- Explorers Club - Age Of Impact (1998)
- Rhonda Larson - Free as a bird (1999)
- Paul Winter dhe The Earth Band - Journey With The Sun (2000)
- Scott McGill - Addition by Subtraction (2001)
- Prefab Sprout - The Gunman And Other Stories (2001)
- David Bowie - Heathen (2002)
- Jupiter - Echo and Art (2003)
- Neal Morse - ? (2005)
- Daniel J - Losing Time (2005)
- Neil Zaza - When Gravity Fails (Not yet released)
[redaktoni] Të tjera
- Speedway Boulevard - Speedway Boulevard (CD) (1981)
- Steinway to Heaven - Revolutionary Etude (Op. 10, No. 12) (1996)
[redaktoni] Çmimet
Jordan Rudess-it iu dha ky shpërblim nga Keyboard Magazine:
- Best New Talent (1994)
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Jordan Rudess |
Diskografia |
---|
Solo albumet: Arrival | Listen | Secrets of the Muse | Resonance | Feeding the Wheel | 4NYC | Christmas Sky | Rhythm of Time |
Me Dream Theater: Scenes from a Memory | Live Scenes From New York | Six Degrees of Inner Turbulence | Train of Thought | Live at Budokan | Octavarium | Score |
Projekt albumet: Rudess/Morgenstein Project | An Evening with John Petrucci and Jordan Rudess | The Official Bootleg | Liquid Tension Experiment | Liquid Tension Experiment 2 |
Dream Theater |
James LaBrie | John Myung | John Petrucci | Mike Portnoy | Jordan Rudess |
Chris Collins | Charlie Dominici | Kevin Moore | Derek Sherinian |
Diskografia |
---|
Albumet dhe EP-të: When Dream and Day Unite | Images and Words | Awake | A Change of Seasons | Falling into Infinity | Scenes from a Memory | Six Degrees of Inner Turbulence | Train of Thought | Octavarium |
Live albumet: Live at the Marquee | Once in a LIVEtime | Live Scenes From New York | Live at Budokan | Score |
Videot dhe DVD-të: Images and Words: Live in Tokyo | 5 Years in a LIVEtime | Metropolis 2000: Scenes from New York | Live at Budokan | Score |
Këngët: Pull Me Under | Another Day | A Mind Beside Itself | The Glass Prison | Stream of Consciousness | Instrumedley |
Artikujt e afërm |
Jelly Jam | Liquid Tension Experiment | MullMuzzler | Nightmare Cinema | OSI | Platypus | Transatlantic | True Symphonic Rockestra | YtseJam Records |