Historia e Policisë së Shqipërisë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Fillimet
Sipas burimeve historike, fillimet e Policise Shqiptare i gjejme nga fundi shek.XVIII dhe gjysma e pare e shek.XIX. Gjate kesaj periudhe, ne Pashallekun e Janines dhe Bushatllinjve te Shkodres, u krijuan per here te pare policia dhe xhandarmeria. Ne menyre te vecante, ne Pashallekun e Janines, Ali Pashe Tepelena] krijoi dhe organizoi nje polici teper te centralizuar e te forte si dhe disa lloj sherbime policore si policia e rendit, e porteve, burgjeve, etj.
Pashalleku i Shkodres (1757-1796), permendet per stabilizimin e rregullit dhe qetesise publike dhe per luften qe kane bere forcat e policise dhe xhandarmerise kunder piraterise.
Krijimi i Policise shqiptare lidhet me shpalljen e Pavaresise dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912). Me 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila pergjigjej per ruajtjen e rendit e te qetesise publike. Per te permbushur kete detyre, ajo brenda pak kohesh krijoi nje Fuqi Civile, nje pjese te se ciles i ngarkoi detyra ne rolin e policise per ruajtjen e ligjishmerise dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndersa pjesen tjeter e angazhoi per krijimin e xhandarmerise.
Me 13 Janar 1913, Qeveria e Perkohshme e Vlores, mori Vendimin per Krijimin e Forcave te Rendit (Policise dhe Xhandarmerise). (AQSH. Fondi 245/II, dosja 69/1) Ne Ministrine e Brendshme te kesaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorise se Policise, ndersa prane prefekturave e n/prefekturave ishin zyrat e komiserite e policise.Xhandarmeria funksiononte mbi bazen e batalionit (ne prefekture), kompanise (n/prefekture) dhe toges (ne krahaina). Ne maj 1913 u krijua Shtabi Madhor nga i cili varej xhandarmeria. U krijuan 3 batalione xhandarmerie (Vlore, Berat, Elbasan).
Me 3 Qershor 1913 u vu ne funksionim Rregullorja e Qeverise se Vlores mbi formimin e Milicise shqiptare. Po ne kete kohe, u vendos per here te pare uniforma kombetare e xhandarmerise dhe policise.Ndersa, me 20 Dhjetor 1913, doli dekreti i Qeverise se Vlores mbi Formimin e Xhandarmerise shqiptare ne krahinat e jugut.
Ne organizimin e xhandarmerise shqiptare nje ndihmese te rendesishme ka dhene edhe Misioni holandez i kryesuar nga kolonel William de Veer dhe zevendesi i tij major Ludvig Thomson, i ardhur ne nentor 1913. Me ndihmen e tyre u krijuan 4 reparte xhandarmerie me 300 vete secili.
[redaktoni] Lufta e Pare Boterore
Gjate Luftes se Pare Boterore, strukturat e policise dhe xhandarmerise kombetare u coptuan dhe u profiluan sipas modeleve te forcave pushtuese (austro-humgareze, franceze, italiane, etj.). Ne Krahinen Autonome te Korces u krijua prefektura e policise dhe zyrat e policise ne qarqe.
[redaktoni] Periudha e monarkisë
Pas Kongresit te Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime te reja ne fushen e policise. Ne tetor 1920 u miratua organika e re e policise se pergjithshme(210 vete). Ne funksion te kompletimit organik te policise doli Rregullorja per kushtet kryesore per komisare, n/komisare e police.U krijuan per here te pare statcionet e policise dhe xhandarmerise. Ne vitin 1921, krijohet policia e pallatit ne Parlament ( ose policia e sigurimit te rezidencave qeveritare dhe personaliteteve te larta). Nje moment te rendesishem ne Historine e Policise perben edhe hartimi i Rregullores mbi Detyrat e Policise, ne shkurt 1921.
Pas Revolucionit te Qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa per organizimin e policise. Ne gusht 1924 doli qarkorja per organizimin e konkursit te personelit te policise, ndersa ne shtator te po atij viti, hyri ne fuqi vendimi i komisionit qendror te ministrise mbi organizimin e personelit te policise. Ne kete kohe krijohet per here te pare sherbimi i dedektiveve te policise.
Prej renies se Fan Nolit, pra ne periudhen 1925-1938, karakterizohet nga zhvillimi progresiv i policise dhe xhandarmerise. Futen elemente modern perendimore ne fushen e strukturave dhe legjislacionit te policise dhe xhandarmerise. Gjate kesaj periudhe u krijuan per here te pare disa lloje policish si : P.Bashkiake (1928), P.Rurale (1929), P.Kufitare(1930), P. Sigurimit Publik (1938), Roja Mbreterore e Kufirit (1939), Xhandarmeria Qytetese (me atributet e policise urbane),etj.
[redaktoni] Periudha e Luftes se Dyte Boterore
Gjate Luftes se II Boterore strukturat e policise dhe xhandarmerise ne pjesen me te madhe u asimiluan dhe profiluan sipas ineteresave te shteteve pushtuese.Gjate dy pushtimeve, policia u integrua ne strukturat ushtarake me emertimin Trupa e Armatosur e Policise.
Ne vitin 1943, ne zonat e cliruara, u krijuan strukturat partizane per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike: Komandat e Qarkut, Komandat e Vendit dhe Rojet Vullnetare. Ne nentor 1944, u be riorganizimi i tyre duke marre emrin Forcat e Mbrojtjes se Popullit. Sipas dokumenteve te kohes, keto forca kane lojtur nje rol aktiv ne ruatjen e rendit e qetesise publike ne zonat e cliruara.
[redaktoni] Periudha e pas-Luftes se II
Pas Luftes se Dyte Boterore organizimi dhe strukturimi i policise është bere sipas modeleve lindore. Me 14 maj 1945 u be riorganizimi i strukturve ushtarake te ruajtjes se rendit dhe u krijua Policia Popullore. Gjate viteve 1945-1990, kane ndodhur disa ndryshime ne fushen e organizimit dhe strukturimit te policise. Policia ka kontribuar ne mbajtjen e rendit dhe qetesise publike dhe ne mbrojtjen e jetes se individit dhe pasurive.
[redaktoni] Periudha e Demokracise
Duke filluar nga viti 1991, pas futjes se Shqiperise ne rrugen e proceseve demokratike, kane ndodhur disa ndryshime te rendesishme ne fushen e organizimit dhe ristrukturimit te Policise Shqiptare. Ne vitin 1991, me krijimin e Ministrise se Rendit Publik, policise iu dha statusi i nje institucioni me vete, ndryshe nga ç’ ishte me pare. Ne nje kohe te shkurter u bene ndryshime te te shpejta te karakterit organizativ e ligjor te policise si dhe u be hapja e saj me boten.
Gjate vitit 1992-96, ne baze te programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkerte, u zhvillua reforma ne polici. Ky proces perfshiu fushen e ristrukturimit te policise ne te gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policise, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe te botes e organizatat nderkombetare. Fillimisht ky proces pati impakt pozitiv per faktin se brenda nje kohe te shkurter u zhduk kaosi, anarkia dhe u vendos rregulli e qetesia publike. Por, pervec rezultateve pozitive qe u arriten, evidentohen edhe mjaft probleme qe kane te bejne me paqendrueshmerine e strukturave, standartet e ulta te rekrutimit te personelit, nivelin e ulet te profesionalizmit, policimin e tubimeve paqesore te paautorizuara, shfaqjet e korrupsionit etj. te cilat dhane impas te fuqishem gjate trazirave janar-mars 1997.
Gjate trazirave te janar-mars 1997, u dogjen dhe u shkaterruan plotesisht 10 komisariate te policise, ndersa pjesa tjeter pesoi demtime te medha, u vodh mbi 80 % e teknikes dhe automjeteve te policise si dhe u vrane e plagosen me dhjetra punonjes policie.
Pas muajit qershor 1997, filloi puna per ringritjen dhe riorganizimin e policise ne te gjitha nivelet. U krijuan struktura qe kishin te benin direkt me luften kunder banditizmit, terrorizmit, krimit te organizur, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e meparshme te paralizuara kunder krimit. Brenda nje kohe relativisht jo shume te shkurter u arrit qe te funksionoje policia, te çbllokohen rruget strategjike nacionale nga bandat kriminale, te vendoset rendi dhe qetesia publike, te çarmatoset nje pjese e popullates si dhe te vihet ne funksionim administrata publike.
Qysh prej muajit maj 1997, nje ndihmese te rendesishme ne ringritjen e riorganizimin e policise shqiptare ka dhene e jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perendimor (BEP). Me sugjerimin e ketij misioni u ngriten Drejtorite e Policise se Prefekturave (Qarqeve). Ky mison ka dhene nje kontribut te madh edhe ne fushen e kualifikimit e reformimit te policise shqiptare.
Krahas ketij misioni, qe nga viti 1997 prane policise sone operojne edhe ICITAP (ShBA), INTERFORCE (Itali). Nga viti 1997 e deri ne 2000 keto misione kane kualifikuar mbi 4000 punonjes policie. Misioni INTERFORCE ka dhene nje ndihme te konsiderueshme ne krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe te autoptarullave Shqiponja.
Reforma ne Policine e Shtetit e inicuar nga Vendimi i Qeverise nr.384, date 28.7.1999, perben nje moment shume te rendesishem per te ardhmen e policise.Dokumenti baze i hartuar ne vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformes ne Polici. Kjo Strategji është afatmesme (2000-2003) dhe objektivat e saj jane: krijimi i nje infrastrukture ligjore e nenligjore moderne; ndertimi i strukturave eficente te policise; percaktimi i standantarteve te reja te rekrutimit, formimit e kualifikimit; forcimin e marredhenieve te policise me komunitetin e administraten; bashkepunimin me jashte dhe ngritjen e standarteve te punes dhe teknologjike te policise.
Filozofia kryesore Reformes është shnderrimi i policise nga nje strukture ushtarake ne institucion civil te administrates shteterore, ne sherbim te komunitetit mbi bazen e parimeve te policimit demokratik. Kjo fillozofi do te synoje ne krijimin e nje policie te afte profesionalisht, te paanshme politikisht, fleksibel dhe dinamike ne veprim, per te mbrojtur rendin dhe sigurine publike dhe garantuar zbatimin e ligjit ne te gjithe vendin, duke respektuar lirite dhe te drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese te shtetit juridik. Reforma ne fushen e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit Per Policine e Shtetit nr.8553, date 25 Nentor 1999, ligjit Per Gradat ne Policine e Shtetit, ligjit Per sigurimin shoqeror suplementar te personelit te policise dhe aktet nenligjore si Rregullorja e Disiplines dhe Rregullorja e Personelit te Policise se Shtetit. Tani, Policia ndodhet ne fazen e II te impementimit te reformes. Zbatimi i Reformes ne polici ka filluar te jap impakt pozitiv ne fushen e zbatimit te ligjit, te luftes kunder kriminalitetit dhe sigurimit te rendit e qetesise publike, respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, moralit dhe motivit ne kryerjen e detyres e deri ne vetmohim. (Shih Raport 2000)
Ne memorien e Historise se Policise Shqiptare jane fiksuar mjaft punonjes policie te cilet jane bere simbol sakrifice e vetmohimi ne kryerjen e detyres. Me aktet e tyre te trimerise, Policia ka te skalitur edhe disa emra heronjsh e deshmoresh qe sot prehen te qete ne Altarin e Trimerise.
Me 14 janar 2002, Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani, me rastin e 89 vjetrotit te krijimit te Policise shqiptare dekoroi Policine e Shtetit urdherin e larte Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu )