Frekuenca vizuale
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Frekuenca vizuale është term i përdorur në teknologjin vizuale (video) dhe të filmit. Me këtë term nënkuptohet koha që nevojitet për të prezantuar apo regjistruar në një medium fotografit. Prezantimi i shpeshtë i fotografive në një plan (hapësirë) krijon iluzionin e një sekuence të përbërë nga disa fotografi.
Shkurtesa nga anglishtja fps (anglisht: Frames per Second) është për numrin e fotografive për sekondë.
Syri i njeriut i kapë (truri i përpunon) diku rreth 18 fotografi të njëpasnjëshme si sekuencë, për këtë shkak sot në kinema përdoren ndër të tjera 24 fotografi për sekondë. Në filmat pa zë janë përdorur nga 16 deri në 18 fotografi brenda një sekonde. Me prezantimin e fotografive të xhiruara një pas një mund të krijohen efekt si xhirime të ngadalësuara (repriza) apo përshpejtime të ngjarjeve d.m.th kapërcimi i fotografive.
Po ashtu te Fotoaparatet janë të rëndësishme të dhënat mbi frekuencën vizuale, për shpejtësinë e krijimit të imazheve. Këtu duhet pasur parasysh se Fotoaparatet digjitale me frekuencën maksimale mund të krijojnë një numër të vogël të imazheve pasi që regjistrimi i tyre kërkon kohë më të gjatë (për shkak barrës së fotografisë) deri sa vetë krijimi i imazhit kërkon pak kohë.
[redaktoni] frekuencat vizuale të përdorura
Materiali/Formati | frekuenca vizuale |
---|---|
Film | |
8 mm und Super8 | 18 ose 24 Hz |
16 mm | 18, 24 ose 25 Hz (për Televizor) |
35 mm | 24 Hz (për kinema) / 25 Hz (për Televizor) |
65/70 mm | 24 Hz, 30 Hz |
IMAX (70 mm) | 24 Hz (IMAX 2D/3D), 48 Hz (IMAX HD) |
Video / TV | |
PAL / SECAM | 25 Hz (50 gjysmë fotografi) |
NTSC s/w | 30 Hz (60 gjysmë fotografi) |
NTSC kolor | 30/1,001 = ca. 29,97003 Hz |