Dardania
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Historia e Kosovës |
---|
|
|
|
|
|
|
|
Territorë i dardanëve (sipas pemës dardhë) i njohur qysh nga antika e hershme si pjesë përbërëse e Ilirisë, e që pastaj ky regjion ra nën pushtimin romakë si tërë Iliria. Më vonë, në shekullin e I-rë p.e.s i bashkangjitet Mezisë së eperme (Malvensis). Në Shekullin e III-të nën sundimin e Dioklecianit si provincë në vete i ngjitet Ilirisë. Qytetet më të njohura ishin Ulpiana, Skupi, Therranda, Naisus, Vicianum, Municipium Dardanorum, kurse më vonë pas termetit të vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatërrua tërsishtë, Justiniani u emërua perandor i Bizancës dhe themeloi edhe qytete të reja, Justiniana Prima, Mediana, Anausaro, etj.
[redaktoni] Nga perendimi në lindje
Gjatë fundit të shekullit IV territori i Dardanisë gjendej si njësi e Diosçes VII. Gjatë kësaj kohe vije deri te ndarjen e perandoris romake në vitet 395. Në vitin 407, perandoria perendimorë tërhiqet në të mirë të asaj lindore nga Diosçea VI dhe VII. Me këtë rastë edhe teritori i Dardanies bie nën ndikimin lindorë si njësi e Diosçesë VII.