Aorta
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Aorta (greqisht: αορτή) apo ena kryesore e gjakut, është një arterie e madhe, e cila del direkt nga ana e majtë e zemrës. Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë e zemrës (Ventriculus cordis sinister) për në enët e qarkullimit të gjakut në periferi.
Aorta është arteria më e madhe e trupit të njeriut dhe ka një diametër prej 2,5-3,5 cm. Ajo ka formën e një shkopi shëtitjeje, me një fillim në formë harku, duke vazhduar me një formë të drejtë deri poshtë në pjesën e komblikut.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pjesët e aortës
Për shkak të orientimit më të mirë, në anatomi, kirurgji si dhe në degë tjera të mjekësisë si p.sh. në radiologji, bëhet ndarja e aortës në këto pjesë:
- Aorta ascendens
- Arcus aortae
- Isthmus aorte
- Aorta descendens - Kjo ndahet më tutje në:
- Aorta thoracalis
- Aorta abdominalis, e cila ndahet në dy segmente:
- Aorta abdominalis suprarenalis
- Aorta abdominalis infrarenalis - Kjo pjesë e aortës ndahet në komblik në dy arterie:
- Arteriae iliacae communes
[redaktoni] Funksioni i aortës
Transporti i gjakut të oksigjenuar për në periferi.
Pasi që aorta ka një mur shumë elastik, ajo bënë barazimin e shtypjes së gjakut që vjen nga zemra dhe kështu mundëson një transport të rrjedhshëm dhe pa pushim të tij. Shtypja e gjakut matet gjithë kohës nga “sensor“ shtypjeje (të ashtu quajtur receptor të tensionit, baro-receptor).
[redaktoni] Mundësitë e kontrollimit të aortës
- Indirekt: prekja e pulsit, matja e shtypjes së gjakut.
- Ultrazëri
- TEE (Ehokardiografia transezofaguale)
- CT (Tomografia kompjuterike)
- MRT (Tomografia magnet-rezonante)
- Angiografia
- Rëntgen i kraharorit dhe barkut
[redaktoni] Sëmundjet e aortës
- Arterioskleroza
- Aneurizma e aortës (zgjerimi patologjik i saj)
- Ngushtimi (stenosis) i isthmus së aortës
- Dissectio aortae
- Rupturë
- Mbyllja e plotë e aortës (p.sh për shkak të trombozës, tumoreve në pjesën e barkut)
- Sindromë Marfan (defekt gjenetik)
- Nekroza cistike Erdheim-Gsell e Tunica media-s së aortës
- Sifilizi i aortës
- Ndezja Takayasu e aortës (sëmundje e imunitetit)